Koncerti i Filharmonisë u mbajt në Katedralen e Prishtinës

Dec 22 • Kulturë

Të premten, më 12 dhjetor, në ora 20:00, në Katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë, Filharmonia e Kosovës mbajti koncert në prag të festës së Krishtlindjes. Ishte kjo një mbrëmje magjepse për të gjithë dashamirësit e muzikës klasike. Interesimi ishte shumë i madh, aq sa Katedralja me hapësirë gjigante, pothuajse e kishte të vështirë t’ ju bëjë vend të gjithëve.

10847970_10152703153199877_158433554330482832_n

Në këtë koncert, u interpretua “Mbrëmësorja kushtuar Virgjërës Mari”, pjesa e parë e Claudio Monteverdit, e vitit 1610. Janë këto pjesë lutjeje, të marra nga Lutjet e Kishës, apo siç quhen ndryshe Liturgjia e Orëve. Pjesët e kësaj shfaqje koncertuale ishin si: Deus in adiutorium, Dixit Dominus, Nigra sum, Pulchra es, Audi coelum, Duo Seraphim dhe Laetatus sum. Koncerti u realizua me dirigjentin e njohur kosovar Rafet Rudi; me sopranot Kaltrina Miftari dhe Adelina Paloja; me tenorin Liridon Sadriu dhe kontratenorin Safet Berisha.

Kjo mbrëmje e kulturës muzikore klasike, u realizua në kuadër  të aktiviteteve përgatitore për Festën e Krishtlindjes.

(Përgatiti për Dritën: Don Jeton Thaqi)

10686779_10152703151539877_3878474085999342137_n

10849759_10152703151929877_4632682482347032712_n

10858429_10152703152539877_5436278891991437877_n

10868210_10152703152189877_5053118588254793516_n

Foto Arben Llapashtica

Foto

Photos by Arben Llapashtica

Shpërndaje

Comments are closed.

« »