Mediat e Kosovës për Kërshëndellat

Dec 27 • Kisha në Kosovë

 Me rastin e Festës së Krishtlindjes 2014, brenda dhe jashtë vendit tonë, të gjitha mediat shqiptare ishin të përqendruara rreth kësaj ngjarjeje. Informuan publikun dhe transmetuan të gjitha informacionet paraprake të kremtimit të festës. RTK u angazhua për transmetimin e drejtpërdrejtë të Meshës së mesnatës në Katedralen e Nënë Terezës në Prishtinë. Të pranishme ishin edhe Radio televizionet e tjera, kombëtare dhe lokale, që përcillnin këtë kremtim solemn në Natën e Krishtlindjes.  Nuk ka munguar as angazhimi i televizioneve lokale nëpër Kishat e shumta në Kosovë.

Gjitha mediat e rëndësishme e kanë përcjell porosinë e ipeshkëvit tonë, Shkëlqesisë së Tij Imzot Dodë Gjergjit, përgjithësisht janë përqendruar të mesazhi i paqes dhe i tolerancës ndërfetare, që ipeshkvit ynë këto ditë e ka thanë disa herë në raste të ndryshme. Ndoshta pjesa e porosisë që ka të bëj me gjendjen aktuale në vend, ishte më e mirëpritur nga mediat. Disa nga mediat kanë transmetua edhe në mënyrë integrale porositë e ipeshkvit, si për shembull: http://www.zeri.info/aktuale/12537/porosia-e-imzot-dode-gjergjit-per-krishtlindje-2014/ .

Në raportimet e veta për festën, shumë nga mediat pamore-dëgjimore edhe elektronike kanë pasur mundësi të kenë kontributin e Prelatëve të Ipeshkëvië dhe të meshtarëve të tjerë.  Ishte një ndjesë respekti kur vërehej se mediat, jo vetëm se donin të mbushnin detyrën profesionale, por ata në shumicën e rasteve ishin të interesuar të transmetonin te publiku, mendimin e Kishës për festa.

Ka pas shumë mesazhe, lajme dhe njoftime për këto Krishtlindje. Sigurisht çdo redaksi ka vlerësuar në mënyrë të vetë cilat porosi janë ma të rëndësishme për lexuesit ose shikuesit e tyre. Por kanë dominuar ato standarte: Përfaqësues fetarë e politikë uruan besimtarët katolikë, Ipeshkvin e Kosovës dhe atin e shenjtë Papa Françeskun për festën e Krishtlindjeve. http://www.zeriamerikes.com . Në katedralen Nënë Tereza në Prishtinë, u mbajt mesha e Krishtlindjes, e prirë nga Ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës, imzot Dodë Gjergji. Imzot Dodë Gjergji, në fjalën e tij bëri thirrje për dashuri dhe tolerancë.Ndërsa kori i Katedrales mbajti lartë frymëzimin e qytetarëve të grumbulluar aty, me këngët e dashurisë dhe mirësisë për Zotin dhe njerëzit http://botasot.info/kosova/353262/ne-katedralen-nene-tereza-ka-nisur-mesha-e-krishtlindjes/ Mesha për lindjen e Krishtit mblodhi qindra besimtarë katolikë në Katedralën “Nëna Terezë” të Prishtinës mesnatën e së mërkurës. Mesha u drejtua nga Kryeipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, i cili tha se shqiptarët në asnjë moment nuk e harruan Krishtin. http://www.top-channel.tv/lajme/video.php?id=51243

Me këtë rast falënderojmë të gjitha mediat pamore e dëgjimore, të shkruara dhe ato elektronike për bashkëpunim, gatishmërinë e krijimit të hapësirave dhe  organizimin e emisioneve. (Dritapress)

 

Shpërndaje

Comments are closed.

« »