KONCERT I MUZIKËS KLASIKE NË KATEDRALEN “NËNË TEREZA”

Jan 23 • Kulturë

Me 22 janar, Katedralja ”Nënë Tereza” ishte nikoqire e ”Kuartetit të Saksofonëve të Rigës”, një kuarteti muzikor me traditë dhe i mirënjohur ane e kënd Europës për performanca të bukura artistike.  Në këtë mbrëmje të muzikës, në një atmosferë shumë të ngrohtë, Kuarteti i Saksonëvë të Rigës, ekzekutoi vepra të kompozitorëve të njohur me përmasë botërore, tradicionale dhe moderne, dhe gjithashtu pjesë nga kultura letuaneze.

Kuartiti i Saksofonëve së Rigës majti këtë koncert me rastrin e marrjes së Presidencës së Letonisë në Këshillin e Bashkimit Europian, i organizuar nga Ambasada e Letonisë në Republikën e Çekisë, e cila, e njëjta, kryen misionin e Zyrës Ndërlidhëse për Kosovën.

Në këtë koncert, morën pjesë diplomatë të shumtë, ambasadorë të huaja që veprojnë në Kosovë, përfaqësueses Bashkimit Europian dhe dashamirë të muzikës klasike.

Katedralja “Nënë Tereza” gjithnjë e më shumë po bëhet oazë kulturore, që po mirëpret dashamirë të artit dhe kulturës.

(Drita)

 

IMG_0005 IMG_0010 IMG_0013 IMG_0020 IMG_0022 IMG_0036 IMG_0042 IMG_0045 IMG_0058

Shpërndaje

Comments are closed.

« »