U PREZANTUA MESAZHI I PAQES TË PAPA FRANÇESKUT PËR VITIN 2015

Jan 26 • Kisha në Kosovë

Sot, më 26 janar, në Rezidencën e Ipeshkvisë së Kosovës u prezantua Mesazhi i Paqes i Papa Françeskut për vitin 2015, i 48 me radhë, i cili ka për titull “Jo më skllevër, por vëllezër”. Tashmë tradicionalisht Ipeshkvia e Kosovës bën prezantimin e mesazhit të Paqes.

Kisha Katolike, përkatësisht Ati i Shenjtë, për çdo vit ju drejtohet botës për 1 janar me një mesazh për paqe, që ka traditën nga viti 1968, me Papën Palin VI, kur edhe u themelua Dita Botërore e Paqes. Që nga ky vit, papët e Romës, lëshojnë një mesazh për të gjithë njerëzit, popujt, shtetet, krerëve të shteteve dhe për njerëzit vullnetmirë.

Edhe sivjet, Ipeshkvia e Kosovës, kishte thirrur dy personalitete publike, për të interpretuar dhe shtjelluar, secili nga pikëpamja e tyre, profesioni dhe formimi njerëzor, se çfarë Papa transmeton me fjalët e tija, dhe si është kuptohet ai në shoqërinë tonë.

Ligjërues e ftuar për këtë vit ishin, z. Vedat Sahiti, këshilltari i lartë i Myftiut të Kosovës, dhe z. Prend Buzhala, shkrimtar, publicist dhe kritik letrar.

Z.Vedat Sahiti, i cili e vlerësoj lartë përmbajtjen e këtij mesazhi të njeriut tepër të veçantë Papa Françeskut, siç theksoi ai, sepse përçon mesazhin e vëllazërisë, u ndal tek aspekti filozofiko-teologjik dhe human, që sot bota ka nevojë për këtë lidhje vëllazërie mes njerëzve. Papa Françesku, sipas z. Sahiti, prek pikat ontologjike dhe filozofike, me një gjuhë shumë të drejtpërdrejt dhe të kapshme, i cili pranohet nga të gjithë dhe prej të gjithëve kërkon impenjim dhe realizim që të jetohet në harmoni vëllazërore. Për faktin se, të gjithë ne jemi të krijuar prej një Krijuesi, është e domosdoshme që të krijohen lidhjet e vëllazërisë, për të jetuar paqen e vërtetë.

Z. Prend Buzhala, u ndal të përsias mesazhin e Papës nga pikëpamja e shkrimtarit, duke e titulluar ligjëratën e vet “Shkrimtarët dhe mesazhi i paqes”.

Këtu më poshtë mund të lexoni ligjëratën e plotë të z. P. Buzhales.

http://www.drita.info/opinion/shkrimatret-dhe-mesazhi-i-paqes/

 

IMG_0067 IMG_0075 IMG_0078 IMG_0080 IMG_0082 IMG_0085 IMG_0088 IMG_0089 IMG_0094 IMG_0070

Shpërndaje

Comments are closed.

« »