MUAJI I DON BOSKOS

Jan 31 • Kisha në Kosovë

«Si Don Bosko, me të rinjtë, për të rinjtë»

Duke marrë parasysh serinë e aktiviteteve që zhvillohen në të gjitha Qendrat e Don Boskos në më shumë se 130 shtete të botës,edhe Qendra “Don Bosko” në Prishtinë organizoi një varg aktivitetesh për muajin festiv të Don Boskos në vitin jubilartë dyqind vjetorit të lindjes së tij.

Jeta saleziane festohet në mënyra të ndryshme,në të cilat fryma rinore e Don Boskos lë mbresa mjaft të rëndësishme dhe pozitive në jetë.Duke u sensibilizuar me rëndësinë festive botërore Qendra Social-Edukative “Don Bosko” në Prishtinë organizoi muajin e Don Boskos me një varg aktivitetesh të tilla si turnir futbolli, në bashkëpunim me shumicën e shkollave të mesme në Prishtinë, tryezën e rrumbullakët– me temë “Brezi 3.0 Ndikimi  teknologjisë informative te adoleshentët” – që tashmëështë bërë traditë në të cilën marrin pjesë shumë shkolla të mesme të ndryshme të Prishtinës gjithashtu,njëkonkurs letrar për ese me një temë mjaft aktuale dhe interesante për të: “Brezi 3.0 Perceptimi i librit dhe teknologjisë informative te adoleshentët sot dhe nesër”.

 

  1. Turniri i futbollit të vogël “Don Bosko” u zhvillua nga 26 deri 28 janar 2015

Morën pjesë këto shkolla:

SH.M.E.J.”H.Kadri Prishtina”
Shkolla e Mesme “Don Bosko”
Shkolla e Mesme “Mileniumi i Tretë”
Shkolla e Mesme Teknike “28 Nëntori”

Fitues i vendit të parë u shpall skuadra e shkollës së mesme “Don Bosko”

 

  1. Pjesë interesante ishte edhe tryeza e rrumbullaket e cila u mbajt me 29 janar në ora 12.00 në Sallën e Shkollës “Don Bosko”. Morën pjesë nxënës, mësues dhe drejtor tëshkollave të mesme; po ashtu përfaqësues të institucione të ndryshme. Organizatoret e kësaj Tryeze kishin ftuar disa ekspert për të dhënë kontributin e tyre dhe debatuar me të pranishmit për temën: Znj. HajrieShaipi,drejtoreshë në shkollën e mesme “Gjin Gazulli”; Z. Ardian Gola,profesori i sociologjisë në Universitetin i Prishtinës; si dhe Don Tomë Mihaj,zëvendës-drejtor dhe profesor nëQendrën Social-Edukative “Don Bosko”. Tema “Brezi 3.0 Ndikimi i teknologjisë informative te adoleshentët”qe shumë relevante dhe aktuale për rininë në përgjithësi.Ligjëratat e panelisëveqenë mjaft interesante dhe të rëndësishme për adoleshentët e shkollave të mesme. Komenti dhe debati i tërinjve ishtembresëlënëse për panelistëtdhe pjesëmarrësit.Tryeza u mbyll me mjaft sukses dhe mbresa pozitive nga të dyja palët e pranishme.
  1. Nuk duhet harruar edhe pjesa interesante dhe mjaft mbresëlënëse e punimeve në formë eseje të nxënësve të shkollave të mesme të komunës së Prishtinës. Tema e esesë ishte i ngjashëm me atë të tryezës të rrumbullakët: “Brezi 3.0 Perceptimi i librit dhe teknologjisë informative te adoleshentët sot dhe nesër”. Morën pjesë nxënës rreth 40 nxënës nga të gjitha shkollat e mesme të qytetit. Pasi u përzgjodhën 10 esetë më të mira. Tri vendeve të para u dha edhe shpërblim monetar për të vlerësuar punën e tyre dhe për të ju dhënë një shtytje për të punuar për të ardhmen e tyre, duke ditur që gjithçka vlerësohet nëmënyrëne duhur dhe të merituar. Fituesja e vendit të parë ishte nxënësja Rina Rama e cilës iu dha edhe certifikim nga “Eipass Kosova”, vendin e dytëe fitoi Medina Xhurajdhe vendin e tretëElsaLatifi.
  1. Të premten me 30 janar në ora 11.00 u mbajt programi festiv për Ditën e Shkollësme rastin e Festë së Don Boskos ku morën pjesë- në një program festiv të mrekullueshëm -nxënësit, ish-nxënësit, prindërit dhe miqtë e Don Boskos. Programi qe përgatitur nga nxënësit e shkollës. Vlen të përmendim fëmijët e shkollës fillore “Don Bosko”që qenë lanë mbresa mjaft të mira në mysafirët dhe të gjithë të pranishmit. Festa u mbyll me një koktej të përgatitur për të ftuarit.
  1. Pasditen e 30 janarit, në ora 18.00, u kremtua Mesha e Shenjtë nga Mons. ZefGashi, kryeipeshkëvi i Tivarti. Ishin të pranishëm ipeshkvi i Kosovës Mons. Dodë Gjergji dhe shumë meshtarë, rregulltare e besimtarë nga famullia e Prishtinës.
  1. Muaji i Don Boskos u mbyll me festën e datës 31 Janar në mbrëmjen e të shtunës ku nxënësit, ish-nxënësit dhe miqtë e Don Boskos u argëtuan me muzikëliveduke festuar së bashku.

Çdo gjë shkoi mirë falë bashkëpunimit të të gjithëve: nxënësve,stafit,drejtorisë dhe miqve të Qendrës “Don Bosko”,por festa këtë vit vazhdon akoma me celebrimet për këtë jubile mjaft të rëndësishëm për të gjithë ata që duan Don Boskon.

Për Dritën: Andrea Lekaj

Më poshtë i gjeni disa foto të festës

10848585_1615159255379295_5531017641319598022_o (1)

10960263_1615160615379159_9079319189989903026_o

1537851_1615161238712430_3558032372729970946_o

10922313_1615161235379097_5297215767025113156_o

10959988_1615163778712176_373595531497472254_o

10842251_1615162852045602_5557069457119803836_o

10924616_1615167145378506_2447420361130856950_o

1511674_1615166638711890_4253310154240744458_o

10549280_1615163942045493_3674252068650004922_o

1403082_1615167598711794_1017989693849423851_o

Shpërndaje

Comments are closed.

« »