VATIKANI DHE SHQIPTARËT- NË NJË LIBËR I RI

Feb 2 • Recension

Vatikani dhe shqiptaret

Vizita historike Papa Françeskut nga njohës të ndryshëm të rrethanave ndërshqiptare: politikanë, historianë, shkrimtarë, klerikë, e njerëz të medias,  njëzëri u vlerësua të jetë historike.

Në kuadër të aktiviteteve të shumta që u organizuan  për vizitën e Atit të Shenjtë, si konferenca, tribuna, debate, etj. vlen të veçohet Konferenca “Vatikani dhe Shqiptarët”, që u organizua nga Senati Demokristian në Shqipëri.

Punimet e kësaj konference, janë publikuar në një libër “Vatikani dhe Shqiptarët”, të cilën e ka përgatitur presidenti Lazër Stani dhe e ka botuar Senati Demokristian.

Libri hapet me një fjalë hyrëse nga shkrimtari Lazër Stani, ndërkaq aty janë përfshirë edhe fjalimi i Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishanit, pastaj ai Atit të Shenjtë, Papa Françeskut, si dhe një studim i gjatë i Naritan Cekës për shqiptarët dhe krishterimin e hershëm.

Pjesa tjetër e librit, ka përfshirë gjitha punime që janë lexuar në konferencë, të autorëve: Ndue Ukaj, Gjon Berisha, Dorian Koçi, Kastriot Markut, Nikollë Loka, Azem Qazimi, Visar Zhiti, Agron Gjekmarkaj dhe Thanas Gjikaj.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »