KONCERTI HUMANITAR I KFOR-IT GJERMAN NDIHMON TE VARFËRIT NE PRISHTINË
Kontributi i mbledhur prej Koncertit që ishte mbajtur në Katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë, me 12 Janar 2015, janë dhuruar nga ana e ambasadores së Ambasadës së Gjermanisë në Kosovë, Angelika Viets dhe Komandantit të KFOR-it gjerman në Kosovë.
Në faqen zyrtare të Ipeshkvit te Kosoves bëhet e ditur se, Ipeshkvi i Kosoves, Imzot Dode Gjergji priti sot në Rezidencën e tij, Ambasadoren e Gjermanisë, Angelika Viets dhe Komandantin e KFOR-it gjerman ku kanë sjell kontributin e mbledhur në koncertin e bamirësisë që ishte mbajtur në Katedrale “Nënë Tereza”, m 12 janar të këtij viti. “Ata pastaj shkuan dhe u shërbyen të varfërve në mensën për të varfër, që menaxhohet nga Kisha Katolike”.
Këto mjete janë mbledhur si rezultat i koncertit humanitar, të Korpusit muzikor ushtarak III nga Erfurti.
« FORCONI ZEMRAT TUAJA (JAK 5, 8) MESILA DODA MBAN LIGJERATË NË PRISHTINË »