NË KUJTIM TË MESHTARIT TË PËRKUSHTUAR ZOTIT

Feb 20 • Kisha në Kosovë

Përkujtojmë don Gjergj Berishën në 13 vjet e kalimit në amshim 

(18.08.1947 – 20. 02.2002)

Tani u bënë 13 vite qyshkur ndërroi jetë meshtari shumë i dashur Don Gjergj Berisha, i cili, me një përkushtim të veçantë ishte gjatë tërë jetës së ti në shërbim të Zotit dhe popullit. Sa po e përmendi këtë emër, menjëherë parafytyrojmë një njeri të mire, të drejtë dhe besnik, por edhe njeri i vuajtjeve dhe i sakrificave në jetë. Don Gjergji ishte besnik ndaj Hyjit dhe asnjë herë nuk çoi zërin kundër Tij, ai kurrë nuk u dëshpërua as në kushtet e vështira dhe varfëri si fëmijë, as kur baba i vdiq në moshë shumë të re, mbeti me nënën e vetë Marinë, dhe thoshte: Po pse të mërzitem? Zoti edhe me ne i ka planet e veta, por jo për veti, por për të mirën tonë. Pas një jete të vuajtur, por edhe të pasur shpirtërisht dhe të impenjuar rreth grigjës kudo që shërbeu në trojet tona të persekutuar, si një shërbëtor i palodhshëm i Krishtit. Vdekja e tij ishte një humbje për popullin dhe Kishën tonë, sepse vdiq në moshë shumë të re dhe kur kisha dhe populli kishin shumë nevojë për te.

Lajmi për vdekjen e don Gjergjit, goditi rëndë dy famulli të dioqezës së Kosovës, atë të Doblibares dhe atë të Binçës, sepse famullia e Doblibares humbi famullitarin shumë të dashur, kurse famullia e Binçës humbi familjarin dhe birin e saj që ja kishte dhuruar Zotit dhe Kishës.

Meshën e dritës e udhëhoqi tashmë ma i ndjerë, Monsinjor Mark Sopi, Mons, Dodë Gjergji dhe Mons. Lucjan Avgustini në bashkëmeshim me 30 meshtarë tjerë nga i gjithë dioqezi i Kosovës.

Don Gjergj Berisha  u lind me 18 gusht të vitit 1947 në fshatin Terziaj në Famullinë e Stubllës. Më vonë prindërit e tij u zhvendosën në Famullin e Binçë. Shkollën fillore e kreu në Zhegër dhe Gjilan, ndërsa gjimnazin në Pazin në Kroaci. Studimin teologjik e kreu në Gjakovë. Për meshtar është shuguruar me 29 korrik të vitit 1972 në Ferizaj. Meshën e Parë e Kremtoi në Binçë më 6. 07. 1972 ku dhe tani ishin vendosur familja e tij. Ishte kapelan në Prizren, Bec dhe Zllakuqan, ndërkaq prej vitit 1981 deri në vitin 2002 shërbeu si famullitar në Famullinë e Doblibares.

Me 20.02.2002, ia dorëzoi shpirtin e ti Zotit.

Pushoftë në Paqe!

Përgatiti: Luigj Sopi – Luzi

Shpërndaje

Comments are closed.

« »