DITA NDËRKOMBËTARE E GJUHËS AMTARE (21 SHKURT)

Feb 21 • Kulturë, Letërsi

Që nga viti 1999 kur UNESCO kishte shpkallur 21 shkurtin ditë ndërkombëtare të gjuhës amtare, çdo vit gjithandej nëpër botë organizohen manifestime kombëtare e ndërkombëtare, me qëllim të ruajtjes dhe promovimit të gjuhëve amtare. Në vitin 2007 e njëjta ditë është pranuar nga Asamblea e Kombeve të Bashkuara.

Data 21 shkurt është caktuar për të përkujtuar ditën (1952) e vrasjes së të disa studentëve të Univesitetit Dhaka me origjinë Bengali, të cilët qenë vrarë nga policët Pakistanez derisa protestonin për të drejtën e gjuhës së tyre bengaleze.

Gjuha është pjesë e pandashme e identitetit të një populli. Me anë  të gjuhës shprehet shpirti dhe kultura e një populli. Gjuha e një porpulli, zhvillimi i saj, e folmja e saj në jetën e përditshme, dashuria ndaj saj dhe promovimi i sa,j tregon, në fakt, kulturën që mbretëron brenda pjesëtarëve të atij populli dhe të asaj shoqërie.

Gjuha e jonë shqipe ka nje traditë të lashtë e të pasur. Formula e Pagëzimit (1462) e Imzot Pal Engjëllit, shenjon fillim e shkrimit shqip, por jo edhe të folmes sonë. Kjo ka një lashtësi shumë më të largët.

Deri sot gjuha shqipe ka pasur një ejackëri, që shpesh është martirizu e u sha, u përdhos e u përçudënu, prej bijëve të vet e prej të huajve. Megjithatë, shenjtërinë e pagëzimit, ambëlsinë dhe hirin e saj s’ka mujt kush me ja ndal.

Sot, gjuha shqipe ka nevojë të bashkohët në tërësinë e vetë, të flitet e të shkruhet me te dyja mushkritë, se vetëm ashtu merr frymë natyrshëm.

Pa të folme e pa të shkrueme shqip, s’do të ketë as kuturë të mirëfilltë shqiptare, as shpirtërore e as materiale.

 Fishta

At Gjergj FISHTA

GJUHA SHQYPE

Porsi kanga e zogut t’verës,
qi vallzon n’blerim të prillit;
porsi i ambli flladi i erës,
qi lmon gjit e drandofillit;
porsi vala e bregut t’detit,
porsi gjâma e rrfès zhgjetare,
porsi ushtima e nji tërmetit,
ngjashtu â’ gjuha e jonë shqyptare.
Ah! po; â’ e ambël fjala e sajë,
porsi gjumi m’nji kërthi,
porsi drita plot uzdajë,
porsi gazi i pamashtri;
edhè ndihet tue kumbue;
porsi fleta e Kerubinit,
ka’i bien qiellvet tue flutrue
n’t’zjarrtat valle t’amëshimit.
Pra, mallkue njai bir Shqyptari,
qi këtë gjuhë të Perëndis’,
trashigim, që na la i Pari,
trashigim s’ia len ai fmis;
edhe atij iu thaftë, po, goja,
që përbuzë këtë gjuhë hyjnore;
qi n’gjuhë t’huej, kur s’asht nevoja,
flet e t’veten e lèn mbas dore.
Në gjuhë shqype nanat tona
qi prej djepit na kanë thânun,
se asht një Zot, qi do ta dona;
njatë, qi jetën na ka dhânun;
edhe shqyp na thanë se Zoti
për shqyptarë Shqypninë e fali,
se sa t’enden stina e moti,
do ta gzojn kta djalë mbas djali.
Shqyp na vete, po pik’ mâ para,
n’agim t’jetës kur kemi shkue,
tue ndjekë flutra nëpër ara,
shqyp mâ s’pari kemi kndue:
kemi kndue, po armët besnike,
qi flakue kanë n’dorë t’shqyptarëvet,
kah kanë dekë kta për dhè të’t’Parvet.
Në këtë gjuhë edhe njai Leka,
qi’i rruzllim mbretnin s’i a, xûni,
në këtë gjuhë edhe Kastriota
u pat folë njatyne ushtrive,
qi sa t’drisë e diellit rrota,
kanë me kênë ndera e trimnive.
Pra, shqyptarë çdo fès qi t’jini,
gegë e toskë, malci e qyteta,
gjuhën t’uej kurr mos ta lini,
mos ta lini sa t’jetë jeta,
por për tê gjithmonë punoni;
pse, sa t’mbani gjuhën t’uej,
fisi juej, vendi e zakoni
kanë me u mbajtë larg kambës s’huej,
Nper gjuhë shqype bota mbarë
ka me ju njohtë se ç’fis ju kini,
ka me ju njohtë për shqyptarë;
trimi n’za, sikurse jini.
Prandaj, pra, n’e doni fisin,
mali, bregu edhe Malcija
prej njaj goje sod t’brohrisim:
Me gjuhë t’veten rrnoftë Shqypnia!

Shpërndaje

Comments are closed.

« »