VËLLAI I DY TË MARTIRIZUARVE TË KRISHTERËT KOPTË FALËNDERON ISIS DREJTPËRDREJT NË TV

Feb 27 • Kisha në botë

SAT-7 merr një telefonatë nga anëtari i familjes së martirëve të cilët i quan “krenaria e krishterimit.”
Në këtë pjesë të lajmeve nga programi javor i jetës së përshpirtshme të Sat-7-së, “Ne do të këndojmë”, vëllai i dy prej 21 të krishterëve koptë të vrarë në Libi thotë se sa krenar është fshati i tij për të gjithë njerëzit që u vranë, madje falënderon vrasësit e tyre që lejuan në videon e ekzekutimit deklarimet/dëshmitë e fesë së meshkujve. Telefonuesi thotë se vëllezërit e tij, Bishoy Estafanos Kamel (25 vjeç) dhe Samuel Estafanos Kamel (23 vjeç), janë “një simbol i nderit të krishterimit.”

[Vëllai i dy të martirizuarve tregon se e kishte pyetur nënën çka do të bënte po ta shihte në rrugë ndonjërin prej vrasësve të ISIS-it që ia kanë vrarë bijtë, ajo ishte përgjigjur: Do ta ftoja në shtëpi sepse u ka ndihmuar bijve të mi të hyjnë në Mbretërinë e qiellit. Beomëni, kështu më tha nëna! – shton ai. Dhe është një nënë e paarsimuar, që i ka më shumë se 60 vjeç. “Do ta lutja Zotin që t`ia hap sytë dhe do ta ftoja në shtëpinë tonë sepse na ka ndihmuar të hyjmë në Mbretërinë e Hyjit.” – i përsërit fjalët e nënës. Moderatori i kërkon që tani nëpërmjet valëve të lutet për anëtarët e ISIS-it. Ai lutet kështu: “Zot i dashur, hapu sytë e tyre që të shpëtojnë dhe ta ndërpresin injorancën e tyre dhe mësimin e gabuar që e kanë marrë. Amen!”]

Pjesa është një dëshmi e fuqishme e besimit të të krishterëve në Lindjen e Mesme – e atyre që janë martirizuar dhe atyre që janë duke mbajtur zi për ta.
SAT-7 është një rrjet televiziv satelitor transmetimi i krishterë në gjuhën arabe, persiane dhe turke nëpër 22 vende në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, së bashku me 50 vende në Evropë. Është jo-fitimprurës i themeluar në 1995 me mbështetjen e shumë kishave të Lindjes së Mesme, është organizata e parë dhe më e madhe satelitore e krishterë që vepron në rajon.

(Përktheu: Shtjefen Dodes SJ)

Origjinalin mund ta shikoni ne likun me poshte:

http://www.aleteia.org/en/world/article/video-brother-of-two-martyred-coptic-christians-thanks-isis-on-live-tv-5855955971473408

Shpërndaje

Comments are closed.

« »