DINTE KUJT I BESONTE

Mar 14 • Kisha në Kosovë

Shkëlqesi e nderuar, vëllezër meshtar, motra të nderit të dashur besimtarë!

Jeta është si një rrugë që fillon dhe dikur përfundon. Kështu ishte edhe jeta e motrës Katarinë, e cila filloi me 6 Maj të vitit 1939 në Stubell të Epërme dhe përfundoi me 11 Mars 2015, në Pejë.

Në vitin 1959, hyri në kuvend të rregullit vinçencian. Shërbeji në vende të ndryshme të ish Jugosllavisë më shumë përkushtim dhe dashuri.

E sot, jemi bashkuar, për t’ i dhënë ndermin fundit motrës sonë Katarina, të cilën Zoti pas një sëmundje të rënd e thirri tek vetja.

Nuk na befasoi vdekja e saj sa qëndrimi i fuqishëm dhe krejt jeta e saj në shërbim të Zotit dhe vëllait njeri. Kur e them këtë, mendoj, në përkushtim e saj të plotë, në shërbim. Kam kuptuar që sjellja, puna dhe veprimtaria e saj -si dëshmi feje- ishte sepse plotësisht ju kishte kushtuar Zoti, jetonte për Zotin dhe me Zotin.

E po ashtu edhe ditët e fundit të saj të agonisë që ishin me plot dhembje dhe të rënda i barti me duresë, me fe duke mos e lëshuar për asnjë moment rruzaren nga dora dhe sytë e saj të drejtuar në anën tjetër të dhomës në kryq të Krishtit. Nuk hezitonte t’ i paraqiste këto dhembje në nderë e lavd Zotit, për rregullin që i shërbeu dhe për të familjaret e vet.

Motra Katarinë, ishte motra e parë  që mori rrugën e rregulltarisë e vetëdijshme që aty do të gjente veten dhe do ta takonte Zotin e do të jetonte me Zotin. Ndërsa ishte thirrja e tretë në fshatin tonë pas meshtarëve të mëdhenj që i pati Stublla don Zef Ramaj dhe don Dedë Ramaj

Ishte si një lokomotivë që pas saj shkuan rreth 50 motra nga famullia jonë dhe rreth 30 meshtar, për të shërbyer Zotit dhe Kishës.

Para se të merrte rrugën e rregulltarisë, ishte e fejuar, por nuk e ndiente veten të jetë e lidhur për një burrë e një familje disa anëtarëshe. Më shumë i pëlqente të jetë e fejuara e Krishtit dhe familja e saj të jetë rregulli vinçencian, të cilit i shërbej me shumë përkushtim. Këtu, kjo e gjeti gëzimin, lumturinë qetësinë e shpirtit.

Prandaj:

Nga jeta e saj veçojmë lutjen dhe punën. Karakteri i saj i butë dhe shumë i këndshëm.

Ishte tërësisht e dashuruara dhe e fejuara e Krishtit, reflektonte mirësi, bujari, zemërgjerësi, dashuri. Po. Të tillë janë njerëzit që jetojnë me Zotin dhe për Zotin; të tillë ishin shenjtërit, të tillë duhet  të jemi edhe ne që ecim kah amshimi.

Njerëzit që duan të jetojnë si do Zoti,  çfarë ishte motra Katarinë, janë ata që e harrojnë vetveten, sikurse thotë shën Pali nuk jetoi më unë por në mua jeton Krishti, ose e di kujt ja kam besuar jetën. Ajo dinte kujt ja ka besuar jetën, për këtë ishte shumë e bindur në përkushtim të punës, të lutjes, të bërjes së vullnetit të Hyjit çdo ditë.

Jeta e motrës Katarinë ishte jetë e kushtuar, jetë në besim, jetë në fe dhe jetë në lutje.

Ajo dinte kujt ia ka kushtuar jetën, ajo harronte veten dhe nuk kujdesohej për vetveten por për të tjerët.

Kemi shumë kujtime nga motra Katarinë.

Motra Katarinë, për familjen tonë,  ishte një motër dhe nënë, e cila luajti rol të rëndësishëm në thirrje  meshtarake dhe rregulltare në familjen tonë të ngushtë. Pas saj, në kushtim të plot të jetës, shkoi edhe motra Angellë, motra Dile, motra Antonetë, motra Ozanë, unë, don Alberti e don Ambrozi  

Për çka dëshiroj që të falënderoj nga zemra.

Nuk dyshoj që kësaj dje i tha Krishti: eja e bekuara e Atit tim dhe merre kurorën që ta bëri gati Hyji………sepse e dalloi fytyrën e Krishtit në vëllain njeri, sepse ishe besnike në sende të vogla dhe tani i takon amshimi, nga jemi të orientuar të gjithë.

E kjo. sikurse shën Pali, me siguri në zemrën e vet, e ka përsërit, vrapimin e kreva fenë e ruajta, tani me takon kurora e drejtësisë.

Po, motra Katarinë, vrapimin e kreve dhe fenë e ruajte, ishe dhe mbete një shembull i shkëlqyer i gjeneratave të reja, duke dëshmuar se çfarë duhet të jetë jeta e kushtuar dhe në shërbim të Zotit e vëllait njeri.

Të falënderojmë për gjithçka,  sot, jemi edhe me të lumtur se deri me tani, të patëm në tokë shembull, ndërsa tani  të kemi ndërmjetëse në qiell;  ti kënaqesh në praninë e Zotit dhe jeton me Zotin, edhe më tepër na ndihmon nga qielli me lutje që ja kushton Zotit për ne të kushtuarit-  familjen, për të gjithë ata që i deshe dhe të deshën dhe janë të sigurt në jetë, sepse ndërmjetëson dhe lutesh për ne.

Katë e jonë e dashur, pusho në paqe. Jeto me Zotin dhe faleminderit që ishe dhe mbete dritë dhe shembull për ne.

 

DON MARJAN DEMAJ

Shpërndaje

Comments are closed.

« »