PAZGJIDHSHMËRIA E MARTESËS DHE DEBATI RRETH TË DIVORCUARIT TË RIMARTUAR DHE SAKRAMENTET (PJESA II)

Apr 14 • Familja

Shkruan: Gerhard Ludwig Müller 

Prefekt i Kongregatës për Doktrinën e Fesë

  

Vlerësime antropologjike dhe teologjike-sakramentore

Në një ambient të shekullarizuar, doktrina rreth pazgjidhshmerisë së martesës shpesh ndesh moskuptime. Aty ku kanë humbur motivet themelore të besimit të krishterë, thjeshtë një përkatësi konvencionale në Kishë nuk është më në gjendje të udhëheqë drejt zgjedhjeve të rëndësishme të jetës dhe nuk është në gjëndje të ofrojë ndonjë lloj mbështetjeje në krizat e jetës martesore – kjo vlen edhe për meshtarinë dhe jetën e kushtuar. Shumëkush pyet: si mundem unë të lidhem për të gjithë jetën me një grua/burrë të vetme / të vetëm? Kush mund të më thotë se si do të jetë pas dhjetë, njëzet, tridhjetë apo katërdhjetë vitesh jetë martesore? Pastaj, a është konkretisht e mundur një lidhje përfundimtare me një përson të vetëm?

Eksperiencat e shumta të jetës martesore që sot thyhen, e përforcojnë skepticizmin tek të rinjtë përballë vendimeve përfundimtare të jetës. Nga ana tjetër, sikurse vënë në dukje kërkimet ë fundit mes të rinjëve, ideali i besnikërisë mes një burri dhe një gruaje, i themeluar në rendin e krijimit, nuk ka humbur asgjë nga bukuria e vet. Pjesa më e madhe e tyre aspiron drejt një mardhënjeje të qëndrueshme e jetëgjatë dhe kjo është në përputhje me natyrën shpirtërore dhe morale të njeriut. Për më tepër duhet kujtuar vlera antropologjike e martesës së pazgjidhshme: ajo i largon bashkëshortët nga vetgjyqësia e nga tirania e ndjenjave dhe e gjendjeve shpirtërore; i ndihmon që të përballojnë veshtirësitë përsonale dhe të tejkalojnë përvojat e dhimbshme; mbron mbi të gjitha fëmijët, të cilët vuajnë vuajtjen më të madhe nga prishja e martesave. Dashuria është diçka më shumë se sa ndjenja dhe instinkti; në thelbin e saj është përkushtim. Në dashurinë bashkëshortore, dy përsona i thonë njëri – tjetrës me vetëdije e me vullnet: vetëm ty – ty përgjithmonë. Fjala e Zotit: «Atë që Zoti bashkoi…» korrispondon me premtimin e çiftit: «Unë po të marr ty si burrin tim (…), unë po të marr ty si gruan time (…). Do të dua e do të nderoj derisa të jem gjallë, derisa vdekja të mos na ndajë». Meshtari bekon besëlidhjen që bashkëshortët kanë nënshkruar mes tyre përpara Zotit. Kushdo që ka dyshime mbi faktin se lidhja martesore ka në vete cilësi ontologjike, mund të udhëzohet nga Fjala e Zotit: «(…) i krijoi mashkull e femër e tha: ‘Për këtë arsye njeriu do ta lërë babain e nënën e vet e do të jetojë me gruan e vet e të dy do të jenë vetëm një trup?’ Kështu ata nuk janë më dy, por një trup i vetëm» (Mt 19, 4-6). Për të krishterët vlen fakti që martesa e të pagzuarve, të trupëzuar në Trupin e Krishtit, ka një karakter sakramentorë dhe prandaj përfaqëson një realitet mbinatyrorë. Një ndër problemet më të mëdha baritore qëndron në faktin se sot, të shumtë e vlerësojnë martesën vetëm sipas kritereve të botës e kritereve pragmatike. Kush mendon sipas «shpirtit të botës» (1 Kor 2,12) nuk mundet të kuptojë sakramentaritetin e martesës. Mungesës gjithnjë e në rritje të kuptimit të shenjtërisë së martesës, Kisha nuk mund i përgjigjet më një përshtatje pragmatiste ndaj asaj që duket e pashmangshme, por vetëm me besimin në «Shpirtin që vjen prej Hyjit që ta dimë me ç’dhurata na ka pajisur Hyji» (1 Kor 2,12). Martesa sakramentore është një dëshmi e fuqisë së hirit që shndërron njeriun dhe përgatit gjithë Kishën për qytetin e shenjtë, Jeruzalemin e ri, vetë Kishën, e gatshme «si një nuse e stolisur për dhëndrrin e vet» (Zb 21,2). Ungjilli i shenjtërisë së martesës duhet shpallur me besim profetik. Një profet i vakët e kërkon shpëtimin e vet në përshtatjen me shpirtin e kohërave, por jo shpëtimin e botës në Jezus Krishtin. Besnikëria ndaj premtimeve të martesës është një shenjë profetike e shpëtimit që Zoti i dhuron botës: «kush don të kuptojë, le të kuptojë» (Mt 19,12). Dashuria bashkëshortore, pastrohet, përforcohet dhe rritet nga hiri sakramentorë: «Kjo dashuri, e vulosur nga një angazhim i ndërsjelltë e mbi të gjitha e shuguruar nga një sakrament i Krishtit, mbetet pazgjidhshmërisht besnike në fat të mirë e të keq, në nivel trupi e shpirti; për rrjellojë përjashton çdo kurorëshkelje e çdo divorc»(Gaudium et Spes n. 49). Kështu, bashkëshortët, duke marrë pjesë në dashurinë përfundimtare dhe të patjetërsueshme të Hyjit falë sakramentit të martesës, munden të jenë dëshmitarë të dashurisë besnike të Hyjit, duke ushqyer pandërprerje dashurinë e tyre nëpërmjet një jete feje e dashurie.

Sigurisht, ka situata – çdo bari e din – në të cilat bashkëjetesa martesore bëhet praktikisht e pamundur për shkak të motiveve të rënda, si për shembull në rast dhune fisike apo psiqike. Në këto situata të dhimbshme, Kisha ka lejuar gjithmonë që bashkëshortët të mund të ndahen e të mos jetojnë më sëbashku. Megjithatë, duhet saktësuar se lidhja e një martese të kremtuar në mënyrë të vlefshme mbetet e qëndrueshme përpara Hyjit dhe bashkëshortët nuk janë të lirë të lidhin një martesë të re derisa partneri të jetë gjallë.  Barinjtë dhe bashkësitë e krishtera, duhet të angazhohen në promovimin me çdo mënyrë të pajtimit edhe në këto raste ose, kur kjo nuk është e mundur, të ndihmojnë përsonat e përfshirë për të përballuar në fe situatën e tyre të vështirë.

 

Shënime teologjike – morale

Gjithmonë e më shpesh sygjëerohet që vendimi i marrjes apo jo i kungimit eukaristik do të duhej t’i lihej ndërgjegjes vetjake të të divorcuarve të martuar rishtazi. Ky argument, i cili bazohet mbi një koncept problematik të ndërgjegjes, eshte refuzuar tashmë në letrën Kongregatës për Doktrinën e Fesë në 1994.  

Sigurisht, në çdo kremtim të Meshës, besimtarët janë të detyruar të shqyrtojnë në ndërgjegjen e tyre nëse është e mundur të merret kungimi, mundësi të cilën e kundërshton ekzistenca e një mëkati të rëndë të parrëfyer. Ndërkohë, ata e kanë për detyrë të formojnë ndërgjegjen vetjake e të priren drejt të vërtetës; për këtë qëllim mund të dëgjojnë Magjisterin e Kishës i cili i ndihmon «për të mos u larguar nga e vërteta në lidhje me të mirën e njeriut, por veçanarisht në çështjet më të vështira, që të arrijnë të vërtetën me siguri e të qëndrojnë në të» (Gjon Pali II, Enciklika Veritatis Splendor, n. 64). Nëse të divorcuarit e martuar rishtazi, janë subjektivisht në bindjen e ndërgjegjes që martesa e mëparshme nuk ishte e vlefshme, kjo duhet të tregohet objektivisht nga autoriteti gjyqësorë kompetent në lënden martesore. Martesa nuk ka të bëjë vetëm me mardhënjen mes dy përsonave dhe Hyjit, por është edhe një realitet i Kishësh, një sakrament, mbi vlefshmërinë e të cilit jo vetëm individi në vetvete por Kisha në të cilën ai është trupëzuar falë fesë dhe Pagzimit, është e detyruar të vendos. «Nëse martesa e mëparshme e besimtarëve të divorcuar e të martuar rishtazi ishte e vlefshme, bashkimi i tyre i ri nuk mund të konsiderohet i ligjshëm në asnjë rast, për faktin se marrja e Sakramenteve nuk mund të bazohet në motivet e brëndshme. Ndërgjegja e individit është e lidhur pa përjashtime me këtë normë» (Kardinali Joseph Ratzinger, “Baritorja e martesës duhet të themelohet mbi të vërtetën”,  L’Osservatore Romano, 30 Nëntor 2011, faqet 4-5).

Edhe doktrina e Epikesë, sipas së cilës një ligj vlen në terma të përgjithshëm por jo gjithmonë veprimi njerëzorë mund të përputhet në të krejtësisht, në këtë rast nuk mund të aplikohet sepse pazgjidhshmëria e martesës sakramentore është një normë e së drejtës hyjnore e cila nuk është në dorën e autoritetit të Kishës. Megjithatë, Kisha ka pushtetin e plotë – në linjën e privilegjit paulin – që të sqarojë se cilat kushte duhet të plotësohen përpara së një martesë të mund të përkufizohet e pazgjidhshme sipas kuptimit të dhënë nga Jezusi. Mbi këtë bazë, Kisha ka përcaktuar pengesat ndaj martesës të cilat janë motive nuliteti martesorë (mosekzistence martese – shënim i përkthyesit) dhe ka shtjelluar një proçedurë proçesuale të detajuar. Një tendencë e mëtejshme në favor të pranimit në sakramente të të divorcuarve të martuar rishtazi është ajo e cila nxjerr argomentin e mëshirës. Duke qënë se vetë Jezusi ka qënë solidarë me të vuajturit, duke u dhënë atyre dashurinë e tij të mëshirshme, mëshira në këtë mënyrë do të ishte një shenjë e ndjekjes autentike. Kjo është e vërtetë por është një argument i dobët në lëndën teologjike-sakramentare, edhe sepse i gjithë rendi sakramentorë është saktësisht vepër e mëshirës hyjnore dhe nuk mund të anullohet duke iu referuar të njëjtit parim që e themelon. Nëpërmjet asaj që objektivisht tingëllon si një thirrje e shtirë për mëshirë, bihet në rrezikun e banalizimit të vetë imazhit të Zotit sipas të cilit, Zoti nuk do të mund të bënte tjetër përveçse të falte. Përveç mëshirës, misterit të Zotit i përkasin edhe shenjtëria e drejtësia; nëse fshihen këto veti të Zotit e nuk merret seriozisht realiteti i mëkatit, nuk është e mundur as t’u ndërmjetsohet përsonave mëshira e Tij. Jezusi e ka takuar gruan kurorëshkelëse me një dhimbshmëri të madhe, por i ka thënë edhe: «Shko, por tani e tutje mos mëkato më!» (Gjn 8, 11). Mëshira e Zotit nuk është një lirim (leje) nga urdhërat e Zotit e nga udhëzimet e Kishës; përkundrazi, ajo jep forcën e hirit për realizimin e plotë të tyre, për t’u ngritur pas rënjes e për një jetë përsosmërie në imazhin e Atit qellorë.

 

Kujdesi baritor

Edhe pse, për vetë natyrën e brendshme të sakramenteve, pranimi në ta i të divorcuarve të martuar rishtazi nuk është i mundur, në dobi të këtyre besimtarëve duhet të udhëhiqen përpjekje baritore akoma më tepër, për deri sa këta duhet të mbeten të varur nga normat që rrjellin nga Zbulimi hyjnorë e nga Doktrina e Kishës. Rruga e treguar nga Kisha për përsonat e përfshirë drejtpërdrejt nuk është e thjeshtë, por këta duhet të dijnë dhe të ndjejnë se Kisha e shoqëron ecjen e tyre si një bashkësi shërimi e shpëtimi. Me angazhimin e tyre për të kuptuar praktikën kishtare dhe për të mos iu afruar kungimit, partnerët vihen në mënyrën e tyre si dëshmitarë të pazgjidhshmërisë së martesës. Kujdesi për të divorcuarit e martuar rishtazi, sigurisht që nuk duhet të zvogëlohet vetëm në çështjen e marrjes së kungimit. Bëhet fjalë për një baritore gjithëpërfshirëse e cila kërkon të plotësojë sa më shumë të jetë e mundur nevojat e situatave të ndryshme. Në lidhje me këtë, është e rëndësishme të kujtojmë që përveç kungimit sakramentorë ka edhe mënyra të tjera për të hyrë në bashkim me Hyjin. Bashkimi me Hyjin arrihet kur i drejtohemi atij në fe, në shpresë e në dashuri, në pendesë e në lutje. Zoti mund t’ua dhurojë përsonave afërsinë dhe shpëtimin e vet nëpërmjet rrugëve të ndryshme, edhe pse ata jetojnë në situata kontradiktore. Ashtu sikurse e theksojnë papushim dokumentet e fundit të Magjisterit, barinjtë dhe bashkësitë e krishtera janë të thirrura që të pranojnë me hapje ndaj tyre e përzemërsi përsonat që jetojnë në situata të parregullta, që t’u qëndrojnë pranë me ndjeshmëri, me ndihmën konkrete e që t’i ndihmojnë të ndjejnë dashurinë e Bariut të Mirë. Një kujdes baritorë në këtë fushë, i themeluar mbi të vërtetën e mbi dashurinë, do të gjejë gjithmonë e rishtazi rrugët për të ndjekur dhe format më të drejta.

(Përkthimi në gjuhën shqipe nga www.peregrinus.al)

 

Shpërndaje

Comments are closed.

« »