BEKIMI I GURË-THEMELIT TË SHKOLLËS FILLORE DHE TË MESME TË ULËT “DON BOSKO” NË PRISHTINË

Apr 18 • Kisha në Kosovë

Të premtën 17 prill 2015, në praninë e bashkëvëllezërve salezianë, të përfaqësuesit të shoqatës donatore mga Gjermani Renovabis, të cilën e përfaqësoi Z. Herbert Schedler, të bashkëpunëtorëve të Qendrës Social-Edukative don Bosko, të nxënësve dhe miqve të kësaj Qendre, të përfaqësuesit të Ipeshkvit të Kosovës Imzot Dodë Gjergjit, Vikari Gjeneral Don Lush Gjergji, në Nder e Lavd të të Madhit Zot, u bë bekimi dhe vendosja e gurë-themelit të kësaj ndërtese, që do të shërbejë si Shkollë Fillore dhe e Mesme e Ulët për edukimin dhe arsimimin e fëmijëve dhe të rinjve sipas shembullit të Shën Gjon Boskos, si kujtim në dyqind vjetorin e lindjes së tij.

Kjo vepër e dëshiruar nga salezianët dhe bashkëpunëtorët e tyre, e përkrahur nga Kisha Katolike dhe Shoqata e donatorëve Renovabis, e projektuar dhe realizuar nga firma “Jeta”, ndërtohet si përgjigje konkrete ndaj nevojave të qytetarëve të këtij vendi për edukim, formim dhe arsimim. Zoti, me ndermjetësinë e shën Gjon Bosko-s, shoqëroftë të gjithë pjesëmarrësit e këtij rasti, i ruajtë dhe i ndihmoftë punëtorët, udhëheqtë salezianët dhe bashkëpunëtorët, i bekoftë nxënësit që do të mësojnë në të dhe të gjithë popullin tonë.

11118355_10153227915398398_2277861886847681773_o IMG_3772 IMG_3834 11154939_10153227916028398_6980216182202302319_o IMG_3889 IMG_3900

 

Shpërndaje

Comments are closed.

« »