KALOI NË AMSHIM ATË KONSTANTIN PISTULLI O.F.M.

Apr 18 • Kisha ndër Shqiptarë

Të premtën, në orët e mbrëmjes, në Kuvendin e Shën Françeskut në Gjuhadol në Shkodër, kaloi në amshim në moshën 98 vjeçare Atë Konstantin Pistulli O.F.M., frati i fundit i brezit të Fretënve, që vuajtën aq shumë gjatë periudhës së vështirë të persekutimit komunist në Shqipëri. Atë Konstantini i përket plejadës së fretënve të Shqipërisë që i bëri të mëdhenj jeta për fe e atdhe, na treguan si me dashtë njeriun dhe vendin ku jeton e kurrë mos me urrye vëllaun e motrën njeri.

Atë Konstantini lindi në fshatin Pistull të Dioqezës së Sapës, më 28 Tetor 1916, nga i ati Jaku dhe e ëma Roza. Në vitin 1933 mori kushtet e para, ndërsa më 14 gusht 1938 mori kushtet e përjetshme për t’u shuguruar meshtar rregulltar françeskan më 29 qershor 1941. Kaloi në amshim më 17 prill 2015.

Pushoftë në Paqe!

Shpërndaje

Comments are closed.

« »