DONATORËT GJERMANË MBËSHTESIN ARSIMIN NË KOSOVË

Apr 20 • Kisha në Kosovë

PËRVJETORI I DHJETË I LOYOLA GYMNASIUM DHE INVESTIMET E KISHËS KATOLIKE NË ASIMIMIN KOSOVAR

 

Java që lamë pas ishte përplot aktivitete për të ardhmen e shkollimit dhe formimit të të rinjëve në Kosovë. Delegacioni treanëtaresh nga organizatat Renovabis dhe Miserio nga Gjermania  (Herbert Schedler nga Renovabis, Norbert Dittrich dhe Yonj. Adelheid Wehmöller)  vizituan nga 13 deri me 17 prill Kosovën. Qëllimi i kësaj vizite ishte njoftimi me projektet aktuale që Renovabis i ka filluar dhe janë në proces të punës dhe mundësitë e fillimit të projekteve të reja në të ardhmen. Ata fillimisht vizituan Qendrën “Don Bosko” në Gjilan, që janë donatorë të kësaj Qendre, ku u ndanë të kënaqur me punën e kësaj qendre dhe shikuan mundësitë për vazhdimin e përkrahjes se mëtutjeshme.

Aktivitetet kryesore për të cilat ky delegacion qëndrojë në Kosovë ishin 10 vjetori i inagurimit të Loyola Gymnasium ne Prizren dhe vërja e gurthemelit të shkollës fillore në Qendrën Don Bosko në Prishtinë.

Të enjten më 16 prill, ata, me shumë mysafirë dhe donatorë tjerë, morën pjesë në festimin dekadës se parë shumë të suksesshme të gjimnazit Loyola në Prizren Përveç donatorëve në këtë këtë shënim përvjetori shumë të rëndësishëm për asimin shqip, morën pjesë edhe shumë personalitete të botës gjermane, Ambasadorja e Gjermanisë në Kosovë Znj. Viets, miqë të ndryshëm, KFOR Gjerman, personalitete kishtare në kye me Imzot Dodë Gjergjin, dhe personalitete të qytetit të Prizrenit.

11051952_875516119176535_239791625157956548_o 11046411_875516159176531_2792863685441190197_o 11136157_864641456910520_8455814394531319412_o 11084038_864641146910551_8891682268656814946_o 11013047_875516112509869_1755744252603457612_o 11077953_875516125843201_7931905660176966537_o 11076836_864642223577110_1993000773713101818_o

Të premten me 18 prill, delegacioni bashkë me përfaqësuesit dhe nxënësit e Qendrës Don Bosko në Prishtinë inauguruan fillimin e punëve në objektin e shkollës se re fillore në këtë qendër, që do të financohet nga Renovabis. Ky do të jetë kontributi i radhës dhe shumë i qëlluar në edukimin dhe formimin e gjeneratave të reja.

IMG_3889

Delegacioni vizitoj edhe shkollën profesionale të Kishës Katolike në Kosovë “Gjon Nikolle Kazazi” në Gjakovë. Gjatë kësaj vizite u bisedua për projektet konkrete në ndihmë të kësaj shkolle, si psh: ndërtimin e një salle shumëfunksionale për nevoja të kësaj shkolle.

11034263_1402928410020898_1402422096789566606_n 11080993_1414340578879681_7978669529178518896_n 11138171_1423990344581371_2448888420861962651_n

Organizata Renovabis mbetet e përkushtuar në përkrahjen e projekteve në Kosovë, që kanë për qëllim  edukimin dhe formimin e gjeneratave te reja. Investimi në edukimin dhe formimin e fëmijëve dhe të rinjve është investim në të ardhmen më të mirë të vendit, e theksuan disa herë përfaqësuesit e Rnovabis.

Ky delegacion u zotuan se do të vazhdojë përkrahjen për Kosovën në fusha të ndryshme si edukim, ndërtim të infrastrukturës së Kishës, përkrahjen e çështjeve sociale, përkrahje të dialogut dhe bashkëjetesës, përkrahje të grupeve të margjinalizuara e të tjera të ngjashme me këto që vendi ynë ka nevojë. (Jak Gjoni)

 

Shpërndaje

Comments are closed.

« »