NË EMËR TË POPULLIT, E NË EMËR TË ZOTIT

Apr 27 • Kulturë

 

Shkruan: Arbina GECAJ

Njëzetë e pesë vite pas nga nisma e Pajtimit të Gjaqeve në Kosovë, artistja dhe fotografja shqiptare Lala Meridith Vula përmes ekspozitës fotografike  ,,Kujtesë Gjaku’’, që  ishte e 1hapur për  një muaj në Galerinë e Arteve të Kosovës na e rifreskoj kujtesën me peshën dhe rëndësinë e këtij Aksioni mbarëpopullor të viteve të 90-ta.

Lale Meridith Vula e lindur në vitin 1966 në Sarajevë dhe e zhvendosur në Angli në moshë të vogël, ka studiuar për artet e bukura në Goldsmith’s College në Universitetin e Londrës, po ashtu ka hapur shumë ekspozita në botë dhe ka fituar shumë çmime ndërkombëtare.

Tani ajo rrëfen për periudhën kur i realizojë fotot (rreth 1000) nga të cilat u përzgjodhën dyzetë që u prezantuan në ekspozitë: “Kam qenë shumë e re kur erdha në Kosovë. Jo vetëm me moshë, por nuk isha e pjekur dhe kam ardhur nga Londra të mësoj shqip. Nuk dija të flisja mirë dhe nuk e kuptova se çka do të thoshte pajtimi i gjaqeve. E kuptova që kishte të bënte me një popullatë që është nën presion”, teksa tregon se çdo gjë ishte rastësi se si fillojë ta dokumentojë  këtë ngjarje ku e përshkruan se: “Ishte një moment shumë i rëndësishëm, sepse të gjithë donin që ta përmirësonin situatën”

Ajo thotë se ardhja në Prishtinë me “Kujtesë gjaku” ka një qëllim më vete:

“T’ia rikujtojmë rinisë atë që ka ndodhur në Kosovë. Jo me fjalë, por me imazhe’’

Këto imazhe bardh e zi në formate të ndryshme shpesh të krijonin ndjenjën që ishe në mesin e atyre tubimeve madhështore. Foto që të rikujtonin një pjesë madhështore të historisë së viteve të 90-ta.

 

Fotografi me lumë njerëzish që dëshironin të ishin dëshmitarë të atyre faljeve.

2 3

Na e rikujtoj prijësin e atij aksioni  Anton Çeten , të cilin Don Lush Gjergji e citon “Populli shqiptar është i mirë dhe bujar, por ka ra pre nën ndikimin e së keqes, është robëruar nga shumëkush dhe shumëçka, e ne, bijtë dhe bijat e tij, duhet ta “zgjojmë” nga kjo kllapi, ta lirojmë nga ky robërim dhe kushtëzim i traditës së keqe, e cila nuk është e jona, mbi të gjitha është shumë e dëmshme dhe vdekjeprurëse, sepse vëllaun e shndërron në vrastar, mikun në armik, jetën në vdekje, dashurinë në urrejtje, lirinë në robëri…”.

 4

Gjaqet faleshin në emër të pajtimit kombëtarë. E në këto tubime madhështore që organizoheshin anë e mbanë Kosovës, tubimi më i madh ishte mbajtur në vendin e quajtur te Verrat Llukës me pjesëmarrjen e gjysmë milioni njerëz, ku ishte numri më i madh i gjaqeve të falura në një tubim.

5 6 7

Vetëdijshmi kombëtare bëri që të tejkalohej hakmarrja sipas kanunit, ketë aksion e iniciuan një grup studentësh nga Peja, që shumë shpejt u shndërrua në Lëvizje Kombëtare. Këtij aksioni ju bashkëngjiten intelektual, prijës fetarë, njerëz të thjeshtë.

8 9

 Njerëz me zemër të madhe që falnin e që pastaj falja shndërrohej në festë, në gëzim dhe kremtohej me valle.

 10

Kjo ekspozitë na rikujton, të mos harrojmë veprat dhe vlerat e atij aksioni human, shoqëror dhe kombëtar në shërbim të familjeve, shoqërisë dhe kombit. Sepse këto janë bazament për realizimin e lirisë.

Faleminderit Lale për këtë përjetim të bukur!

Shpërndaje

Comments are closed.

« »