SHËN JOZEFI, PAJTORI I PUNËTORËVE U FESTUA NË PJETËRSHAN

May 1 • Kisha në Kosovë

Teskti dhe fotografitë: Besim Ndau

Festa e 1 majit, është ditë e kushtura punës dhe e punëtorëve, porse në Kishën Katolike festohet Shën Jozefi, punëtor, pajtori i punëtorëve. Edhe pse 1 maji ka proveniencë laike dhe vjen si angazhim për të drejtat e punëtorëve, Papa Pio XII, në vitin 1955 ka dashur që ta vlerësojë këtë ditë duke ja dhuruar botës, e në veçanti botës së punës, Pajtorin e tyre – Shën Jozefin, punëtor, zdrukthuarin, nga fisi i Davidit, atin e Jezusit, mbrojtësin dhe kujdestarin e Familjes së Shenjtë të Nazaretit. Duke u nisur nga ky motiv, Kisha me gëzim dhe lutje e kushton këtë ditë për botën punëtore me qëllim të vetëdijesimit dhe të përmirësimit të punës dhe punëtorëve.

Në Kosovë Shën Jozefi, punëtor festohet në Famullinë e Pjetërshanit (Gjakovë) që ju ka kushtuar kisha dhe bashkësia e krishterë e kësaj zone.

Çdo festë për këtë famulli është ditë gëzimi, ditë lutje dhe ditë takimi me Zotin. Festa është dita kur besimtarët më së miri shprehim dashurinë ndaj Zotit, ndaj Shenjtit dhe solidaritetin me të afërmit. Dita e Shën Jozefit, në mënyrë krejt të veçantë ishte ditë gëzimi për pjesëtarët e kësaj famullie dhe shtegtarëve të zonës, që ishin bashkuar sot në Pjetërshan. Ky gëzim shihej edhe në fytyrat e besimtarëve dhe shtegtarëve, të cilët kishin stërmbushur oborrin e Kishës. Edhe moti ishte për bukuri dhe ai duket se u gëzonte me zemrat e besimtarëve. Për këtë  të kremte të bukur tërë fshati kishte një pamje hareje dhe gëzimi. Këtë ditë Pjetërshani u dukë si një pasqyrë e shndritur prej rrezeve të arta të këtij dielli pranveror, kurse turma e madhe e besimtarëve u shndërruan në një zbukurim të oborrit të Kishës.

Mesha solemne u kremtua në orën 11:00, të cilës i priu Don Lush Gjergji, Vikari Gjeneral i Ipeshkvisë, në bashkëkremtim me meshtarë të dioqezit. Don Lushi në pretkun e rastit, mes të tjerash theksoi, që ne duhet ngritur sytë tanë tek Shën Jozefi, punëtor, nëse dëshirojmë që puna e jonë të ketë vendin që i përket në shoqëri – duke theksuar – se nuk duhet harruar porosinë sociale të Krishtit, mësimin e Shën Palit, se kush nuk punon nuk duhet as të hajë. Sepse vetëm kështu  do të mund të kuptojmë punën, vetveten dhe tjetrin.

1 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12

Shpërndaje

Comments are closed.

« »