FESTA E SH’LLEZHDRIT NË PLANQOR

May 4 • Kisha në Kosovë

“Shenjtërit janë modele që na i dhuron Kisha për të na treguar se si duhet të jetohet dhe të mishërohet feja e krishterë”

 

Me 3 maj, në Planqor, filial i Famullisë së Novosellës, u festua pajtori i Kishës Shën Llezhdrit apo Aleksandri I, papë dhe martir. Kisha e re, në një bregore të vogël, me një oborr që i ngjan një parku të bukur, të ndërtuar prej banorëve të kësaj filiale, nën udhëheqjen e famullitarit Don Lush Sopit, ishte përplotë me besimtarë, jo vetëm të vendit por edhe të famullive përreth.

Meshën solemne e udhëhoqi Don Fatmir Koliqi, sekretar i ipeshkvit dhe zëdhënës i ipeshkvisë, në bashkëmeshim me Don Lush Sopin dhe diakonin Samson Pjetraj.

shlezhd

Gjatë kremtimit të meshës

Predikimin e festës Don Fatmiri e filloj me një kujtim të tijin në këtë bashkësi, pasi ai nga viti 2002-2007 kishte shërbyer pikërisht në këtë famulli. Është një ndjenjë e bukur – tha Don Fatmiri – që gjendem përsëri në mesin e kësaj bashkësie, fytyrat e të cilëve për mua janë të njohura, sepse kemi kaluar së bashku një eksperiencë të fesë për 5 vite, dhe prania sot më bën të falënderoj Zotin që ju takoj përsëri në lutje dhe në festim të këtij shenjti martir, pajtorit tonë. Duke folur për jetën e Shën Aleksandrit I, papë dhe martir, i shqipëruar  tek ne si Shën Llezhdri apo Sh’Llezhdri, ceku rolin e madh të tij, duke thënë se, pikërisht ky shenjtë, me dëshminë dhe martirizimin e tij që ka dhanë në kohën më të vështirë të persekutimit ndaj të krishterëve në kohën e perandorit Trajan, Kisha e shenjtë e ka vendosur në Lutjen Eukaristike apo Kanonin e Parë, në mesin e shenjtërve tjerë.

11111111 222222222222222

Don Fatmir Koliqi gjatë predikimit

Shenjtërit – tha kremtuesi – janë modele jete për të krishterët e të gjitha kohrave, prandaj edhe për ne sot, ata na mësojnë e na udhëzojnë si të jemi të bashkuar me Zotin, siç e thotë Krishti sot në ungjillin e Gjonit, pra në Shëmbëlltyrën e Vreshtit dhe të shermendit. Duke i ftuar të gjithë besimtarët që të jetojnë jetën ashtu që të aspirojnë shenjtërinë, t’ju përngjajnë burrave dhe grave të shenjta, që kanë ditur të jenë “shermend të lidhur ngushtë me Vreshtin-Krishtin, sepse vetëm ashtu mund të japim fryte” – Don Fatmiri vazhdoj – mos të kemi frikë të jemi dëshmitarë të shenjtë në ditët tona, sepse kemi nevojë për shenjtër, kemi nevojë për shembuj të mirë në shoqëri, dhe përfundoj duke lutur Sh’Llezhdrin të ndërmjetësojë për familjet e Planqorit, që të qëndrojnë të bashkuar në Krishtin, për të dhënë fryte të shumta.

qqqqqq

Çaste të meshës

Në fund të meshës, pasi famullitari don Lushi e falënderoj Don Fatmirin për kremtimin e meshës, u bë bekimi i truporës së Zojës së Hireve dhe Figurës së Shën Llezhdrit, të cilat ditët e fundit janë vendosur në Kishën e re.

Kush është Shën Llezhdri?

ahu ahuu

Dy portrete të Shën Aleksandrit I, papë dhe martir (Sh’Llezhdri)

 Shën Llezhdri është shqipërim i Shën Aleksandrit I, papë dhe martir, i pesti pas Shën Pjetrit në Selinë e Shenjtë. Papati i tij ka qenë 10 vjeçar, nga 105-115. Edhe pse nuk ka shumë të dhëna biografike për të, megjithatë shënimet e pakta, por zyrtare, nga shenjtërit dhe librat zyrtare të Kishës e përjashtojnë çdo dyshim se ishte papa që u martirizua nga Perandoria Romake me prerje koke. Shën Ireneo i Lionit, rreth fundit të shek. II dëshmon se Shën Aleksandri ishte papa i pestë me radhë pas Shën Pjetrit. Këtë fakt historik e dëshmojnë edhe historianit (Louis Duchesne dhe Lightfoot).  Kurse pontifikatin e tij dhjetë vjeçar e dëshmon historiani i kishës Eusebie nga Çezareja në librin e tij të njohur Historia Ecclesiastica IV, I.

Sipas librit Liber Pontificalis, Aleksandri I, papë, ishte i lindur në Romë, dhe papatin e tij e jetoj gjatë perandorit Traian. E njëjti burim tregon se martirizimin e ka pësuar në Romë, në rrugën Via Nomentana, me 3 mars. Ajo që mund të dihet nga këto burime historike dhe kishtare është se, Shën Aleksandrin I, ishte zgjedhur papë në një moshë relativisht të re. Prandaj ishte i pari që kishte futur në përdorim bekimin e ujit që kishte përdorur  për të mbrojtur familjet e krishtera nga shpirtrat e këqij.

Në popullin Shqiptar ky shenjtë është i njohur shumë herët, çka tregon edhe shqipërimi i emrit të tij në Llezhdër, që e gjejmë në zonat e Mirditës, kurse në Kosovë është i njohur si pajtor i familjeve të Planqorit.

Teksti dhe fotot: Rinia e Planqorit

 

Shpërndaje

Comments are closed.

« »