VLERA DHE MESAZHI I AKTIVITETEVE VULLNETMIRA

May 4 • Bota e të rinjve

Të japësh do të thotë shumë më shumë se të marrësh“

Si organizatë bamirëse për shtatë vite me rradhë, me pjesëmarrje të vazhdueshme në aktivitete të ndryshme shoqërore, Rrjeti Rinor i Motrave të Mëshirëshme të Shën Kryqit jep kontribute të shumta në grupe dhe shtresa të caktuara të shoqërisë. Ndonëse pa përkrahjen dhe mbështetjen e çfarëdo forme nga ndonjë institucion ose grup tjetër, aktivistët e këtij rrjeti – shumica prej të cilëve student të Univesritetit të Prishtinës, shpeshherë në mënyra individuale sigurojnë mjetet dhe materialet për të realizuar qëllimin e tyre: “Të japësh do të thotë shumë më shumë se të marrësh“. E dobia nga  puna vullnetare dihet se  është e shumfishtë dhe reciproke. Vepra të tilla kanë reflektim direkt në vlerat shpirtërore dhe sociale të shoqërisë në përgjithësi. Objektivat e Rrjetit shtrihen gjerë në përmirësimin e gjendjes së personave në nevojë, në  promovimin e së mirës dhe vlerave sublime, të kulturës së  vullnetarizmit dhe dashurisë sidomos tek të rinjët.

Ndikimi i këtyre veprave dhe mesazhi që ato kanë përcjell tek të tjerët, rezulton në vetëdijesimin, ndërgjegjësimin dhe rëndësinë e pamasë të bamirësisë në komunitet, sidomos në periudhën dhe rrethanat të cilat gjendet vendi ynë. Të gjithë mund të jemi pjesë e këtij kontributi për të mirën e përgjithshme dhe stimulimin e  krijimit të vlerave. Qoftë përmes punës vullnetare, pjesëmarrjes në aksione të ndryshme ose mundësisë së përkrahjes në cilëndo formë.

Megjithëse në vështirësi të sigurimit të mjeteve, Rrjeti muajt e fundit organizoi vizita dhe një sërë aktivitetesh tek  fëmijët  “Down Syndrome Kosova”, fëmijët me nevoja të veçanta, fëmijët bonjak, institucione parashkollore dhe institucione të tjera. Megjithëse në vështirësi të sigurimit të mjeteve, Rrjeti muajt e fundit organizoi vizita dhe një sërë aktivitetesh për fëmijët e  qendrës “Down Syndrome Kosova”, fëmijët me nevoja të veçanta, fëmijët bonjak, institucione parashkollore dhe institucione të tjera.

Në mesin e individëve vullnet mirë është nutricionistja Mirlinda Bejta e cila shprehu dëshirën që në mënyrë simbolike të sigurojë dhurata për fëmijët dhe të ndihmojë aktivistët. Ne urojmë që shembullin e njerëzve të tillë ta përcjellin edhe shumë të tjerë. Ndihma, përkrahja, mirëbesimi dhe bashkëpunimi janë element jetik për ekzistimin dhe jetësimin e qëllimit tonë. Çdo njëri mund të jetë pjesë e këtij qëllimi, çdo kontribut ka rëndësi dhe rol në përmirësimin e jetës dhe plotësimin nevojave të të tjerëve. Të gjithë atyre të cilët mund të ofrojnë ndihmë në çfarëdo mënyre, ju bëjmë thirrje dhe inkurajojmë të jenë përkrahës të së mirës dhe humanizmit në mjedisin ku jetojmë. (Nga Aaktivistët e Rr.R.M.Sh.K)

2 3 4 5 6 7 8

Shpërndaje

Comments are closed.

« »