RADIO MARIA E KOSOVËS I BASHKËNGJITET MARIATONËS BOTËRORE

May 7 • Kisha në Kosovë

Origjina e Mariatonës përmban në vete një tregim të bukur që erdhi si dhuratë e frymëzuar drejtpërdrejt nga e Bekuar Virgjëra Mari në çaste të vështirësive financiare.

Drejtori i Radio Marisë së Kolumbisë Atë German Acosta i gjendur në një situatë jo të favorshme, ku për shkaqe financiare rrezikohej mbyllja e Radio Marisë, ai shpjegon kështu: “Nuk dija se çfarë të bëja. Dhe si zakonisht në këto situata e pyesim vetën “e po mirë, çfarë dhe si të ia bëj tani? Shuma që na nevojitej ishte e lartë, rreth 5000 dollar.

Radio ishte në fillimet e saj, nuk e dinim se sa ishte numri i dëgjuesve. Kështu të nesërmen për herë të parë dëgjuesve tanë iu bëmë thirrje për ndihmë. Kështu iu drejtova dëgjuesve përmes mikrofonit duke iu thënë E deklaroj vetën si lypës i Marisë, duke iu folur dëgjuesve, kemi nevojë për ndihmë, kështu nuk e di çfarë do të bëj, më sugjeroni ndonjë rrugëdalje, nuk më pëlqen të kërkoj, por po e bëj këtë për Nënën tonë”.

Kështu njerëzit filluan të thërrasin duke dhuruar 1 apo 2 $ dhe në fund të ditës u mbledh një shumë rreth 15.000 $. Pastaj një e moshuar mbërriti në studio dhe mu drejtua duke më thënë, At ju keni punuar shumë për këtë Maratonë, dhe unë iu drejtova jo Maratonë por MARIATONË. Dhe kështu kjo fjalë iu dukë shumë e bukur të gjithëve saqë kjo u vendos të emërtohej si kampanjë mbështetëse nga familja e të gjitha Radio Marive në botë”.

Kësaj nisme të bukur dhe vullnetmirë e Radio Marisë Botërore që ka një traditë tashmë, edhe Radio Maria Kosovë, i bashkëngjitet duke organizuar takime të ndryshme nëpër famulli, telefonata në studio, përmes të cilave do të mund ndihmohet zëri i kësaj Radioje nëpër botë.

Mariatona Botërore e RM do të mbahet me datat: 8,9 dhe 10 Maj në famullitë e Prishtinës, Gjakovës, Zllakuqanit si dhe në studion e Radio Marisë në Prishtinë. Ndihma e juaj vullnetare është shumë e nevojshme, posaçërisht gjatë këtyre tre ditëve, duke pasur parasysh se RM është e dedikuar për dëgjuesit.

Radio Maria e Kosovës bashkë me Familjën Botërore të Radio Marisë do e çmojnë pjesëmarrjen dhe mbështetjen tuaj të Mariatonës 2015. (RM)

Shpërndaje

Comments are closed.

« »