“GJON NIKOLLË KAZAZI” FESTON DITËN E SHKOLLËS

May 8 • Kisha në Kosovë

Sot, me 9 maj, QAKP-ja “Gjon Nikollë Kazazi” në Gjakovë, pati festën e saj të përvitshme, 12-vjetorin e themelimit si qendër edukimi dhe arsimimi. Dyert e shkollës qenë të hapura për miqtë, të ftuarit, bashkëpunëtorët, të ftuarit dhe kureshtarët.

Korridoret dhe klasat qenë mbushur plot me punime nga më ndryshmet. Ide të reja, informacione të dobishme, praktikë aftësimi dhe përjetësimi. Të gjitha këto reflektuan befasi dhe interes tek vizitorët.

Sa të veçanta punimet, aq të veçantë e të zgjedhur miqtë. Ipeshkvi i Kosovës, Kryetarja e komunës së Gjakovës, përfaqësues të Caritasit zviceran, drejtorë shkollash e institucionesh të rëndësishme vizituan shkollën tonë dhe ndoqën çdo shpjegim që bëhej nga nxënësit tanë që, përveç punës, përcollën edhe mjaft emocione.

Në fund të ekspozimeve, pati fjalë rasti përshëndetëse nga drejtuesit dhe të ftuarit. Kokteji në mjedisin e gjelbëruar mbylli këtë eveniment të shënuar, duke shpresuar në bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e vazhdueshëm me të gjitha institucionet  e nevojshme që shkolla të vazhdojë më tej në rrugën e suksesit për dije dhe edukim të brezave të rinj.

Një falënderim i sinqertë për të gjithë ata që punuan për këtë ditë dhe ata që na nderuan me vizitën e tyre. Punë të mbarë dhe suksese gjithmonë! (GJNK)

1 2 3 4 5 6 78 9 10 11 12 13 14 15 16

Shpërndaje

Comments are closed.

« »