MYSLIMANËT E KOSOVËS RIZBULOJNË RRËNJËT E TYRE TË LASHTA-TË HARRUARA KATOLIKE

May 13 • Opinion

 

Shkruan: Valerie Plesch (Religion News Service)*

BROD, Kosovë (RNS): Prifti katolik ndoqi të moshuarit e fshatit drejtë një rruge të ngushtë, e cila lakohej mes kodrave të gjelbra, në një lagje të vockël të fshatit Gjonaj, në jug të Kosovës.

Ndërsa prifti Don Albert Jakaj, 36 vjeçar, shfaqet nga rruga e pyllëzuar, ai sheh kishën e hirtë prej guri, e rrethuar me pemë të gjata pishe, dhe cila, nga vendasit besohet të jetë qindra vjeçare e vjetër.

Jakaj ka udhëtuar në Gjonaj me kërkesën e Avni Ademit, një vendas 35 vjeçar, i cili kontaktoi priftin që të merrte opinionin e tij mbi origjinën e kishës, dhe të vërtetojë besimin e tij se kisha i përket vendasve paraprakë Romako Katolikë, përpara se fshati të konvertohej në Islam.  

Kisha Ortodokse Serbe, pretendon se ka pronësinë mbi të dhe posedon çelësat e ndërtesës, e cila është rinovuar në vitin 1993. Mirëpo, banorët e zonës besojnë se ajo është një kishë e lashtë shqiptare, dhe duan ta kenë prapë të tyren.

Kishat e tilla të vjetra nëpër Kosovë – siç është ajo e Gjonaj, janë tregues të historisë së krishterë të vendit; histori kjo që është rrënjosur thellë dhe si të tillë disa vendas duan që ta ringjallnin.

“I gjithë Ballkani ishte i krishterë,” tha Jakaj, duke iu referuar trashëgimisë së dominimit të Perandorisë Romake  në regjion, rreth 2000 vite më parë.

(RNS2-may6) Catholics from the local and international community attend Christmas Eve mass at Mother Teresa Cathedral in Pristina, Kosovo, to mark the birth of Jesus Christ. There are about 65,000 Catholics in Kosovo, a country which is predominately Muslim. For use with RNS-KOSOVO-CATHOLIC, transmitted on May 6, 2015, Religion News Service photo by Valerie Plesch

Katolikët nga Kisha vendore dhe bashkësia ndërkombëtare, marrin pjesë në Meshën e Vigjiljes së Pashkëve në Katedralen Nënë Tereza në Prishtinë, Kosovë. Numri i katolikëve në Kosovë arrin 65.000, në një vend ku shumica janë mysliman. RNS, Foto Valerie Plesch.

Nën Perandorinë Osmane, e cila sundoi Kosovën nga fillimi i hershëm i shekullit XV-të deri më 1912,  shumica e kosovarëve shqiptarë u konvertuan në islam.

Mirëpo sot, Jakaj dhe të tjerë, janë në një mision që ata thonë se reflekton një rilindje të krishterimit në vend. Myslimanët kosovarë po e mbështesin përpjekjen gjithashtu, edhe pse shumica e Brod-it janë tani myslimanë.

“Kjo është historia e kombit tonë,” tha Ademi, paraardhësit e të cilit ishin katolikë. “Këto janë hapat tonë të parë kundrejt rikthimit të trashëgimisë tonë kulturore.”

Zyrtarisht, 90 % e popullatës së Kosovës janë myslimanë; ndërsa vetëm 3% janë të besimit katolik.

Por, Ipeshkvi Katolik, Imzot Dodë Gjergji, mendon se këto shifra fshehin afinitetet e vërteta spirituale/shpirtërore të Kosovarëve. Gjergji thotë se vetëm 10 për qind e kosovarëve praktikojnë besimin e tyre mysliman; pjesa tjetër janë laikë.

“Eksperienca islamike nuk është diçka që shqiptarët e donin me të vërtetë, por diçka që u ishte imponuar” tha Gjergji dhe shtoi: “Historia e krishterimit është më e fortë se historia Otomane.”

Ndryshimet që u pohuan nga Gjergji nuk kanë rezultuar me një rritje të shpejtë të anëtarësimit në kishë. Zyrtarë nga Dioqeza Katolike Romake e Kosovës në Prishtinë, thonë se ata kanë parë një rritje modeste përgjatë viteve. Në vitin 2014, dioqeza ka regjistruar 30 pagëzime.

Të kthehesh prapa, kundrejt sekularizmit, është e vështirë, por Imzot Gjergji përshëndetë ata të cilët kanë bërë hap përpara.

(RNS3-may6) A portrait of DodÎ Gjergji, the Bishop of Kosovo, at his residence inside the Mother Teresa Cathedral, in Pristina, Kosovo on April 27, 2015. For use with RNS-KOSOVO-CATHOLIC, transmitted on May 6, 2015, Religion News Service photo by Valerie Plesch

Portret i Imzot Dodë Gjergjit, ipeshkëv i Kosovës, në Rezidencën e tij, pranë Katedrales Nënë Tereza në Prishtinë, Kosovë, më 7 prill 2915. RNS, foto nga Valerie Plesch

“Ne jemi shumë të kënaqur, sepse në këtë kohë problematike dhe pasigurie, duhet shumë kurajo për dikë që të deklarojë se ata dëshirojnë të kthehen prapa në rrënjët e tyre,” tha ai.

Popullësia e vogël e krishterë e Kosovës, por dinamike, teknikisht nuk përfshinë edhe “laramanët,” apo shqiptarët e krishterë, të cilët u konvertuan në islam, nën sundimin Osman për t’ iu shmangur pagesës së taksave që u vendoseshin jo-myslimanëve.

Agron Bytyqi, 41vjeçar, një ish-ushtar i UÇK-së, i cili tani është një piktor dhe profesor arti në Universitetin e Prishtinës, u rritë me një baba të krishterë dhe një nënë myslimane.

“Si fëmijë, unë s’e dija se çfarë feje kisha unë, por kur u rrita, kisha të drejtën të vendosja se çfarë religjioni mund të kisha,” tha ai. Ai u pagëzua në vitin 1995.

Epiqendra e ‘laramanëve’, apo kripto-katolikëve, të cilët fshehin besimin e tyre të vërtetë, është në  Kosovën lindore. Rreth gjysma e familjeve në fshatin Zhegër, për shembull, janë ‘laramanë.’ Nuk ka asnjë kishë në fshat, por ‘laramanët’ njihen të ndezin qirinj dhe të luten në shtëpi, në pajtueshmëri me traditat Katolike.

Një ‘laraman’, Rexhep Sejdiu, ka jetuar në Zheger për 38 vite dhe posedon një pompë benzine.

“Unë ndjehem si katolik,” tha ai, duke shtuar se ai rrallë e diskuton besimin e tij jashtë familjes së tij. Ai viziton kishën e Jakaj natën, në mënyrë sekrete, dhe gjatë ditës ai kalon si mysliman.

Si pjesë e përpjekjës së Kishës Katolike në Kosovë për t’i rikthyer te vetvetja, Jakaj ka provuar të kthejë komunitetin ‘laraman’ në grupin e dioqezës, por pa dobi.

“Laramanët frikësohen të deklarojnë vetveten si Katolikë,” tha prifti.

Po qese e zbulojnë besimin e tyre të krishterë, kjo mund t’iu shkaktojë probleme, të tilla që mund t’iu bejnë të pamundur fëmijëve të tyre martesën.

Laramanët e takuar në rrugët e fshatit Zhegër nuk pranuan të identifikoheshin si katolikë, duke shpjeguar se ata nuk mund të jenë të hapur lidhur me stilin e tyre të jetesës.

Jeton Thaqi, i cili koordinon të gjithë katekumenët në Kosovë, tha se presioni shoqëror është i fortë.

“Një arsye është edhe mentaliteti. Sepse nëse një familje apo një rreth i caktuar ka qenë gjithmonë myslimanë, dhe nëse ndonjëri ndryshon fenë dhe merr një fe tjetër, kjo nuk pranohet lehtësisht nga të tjerët,” tha ai.

“Jo çdokush ka guximin që të ballafaqohet me këto realitete.”

Përktheu: Petrit Hasanaj

———————

*Është gazetare dhe fotografe e pavarur amerikane. Ky shkrim është pjesë e hulumtimit të saj disamujor në Kosovë rreth religjionit.

Burimi: http://www.religionnews.com/2015/05/06/muslim-kosovars-rediscover-long-forgotten-roman-catholic-roots/

Revista Drita e falënderon gazetaren Valerie Plesch dhe Religion News Service për të drejtat e përkthimit.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »