FESTA E NGRITJES SË ZOTËRISË NË QIELL – TË SHËLBUEMIT, NË BËRDOSANË

May 14 • Kisha në Kosovë

Bordosana është filial i Famullisë së Doblibares. Aty në një kodër përbri lumit Drin është e ngritur Kisha e bukur e kushtuar Jezu Krishtit të ngritur në qiell.

Sot, në festën e “Ngritjes së Zotërisë në Qiell” ishin mbledhur në këtë Kishë shumë besimtarë nga famullia e Doblibares dhe famullive për rreth për të festuar këtë festë. Meshën e shenjtë e udhëhoqi famulliatri i Bishtazhinit, Don Marjan Demaj në koncelebrim të p. Ndue Kajtazit, p. Aleksander Tanushit dhe famullitarit të Doblibares Don Kolë Thaqit.

Kryesuesi i meshës së festës, Don Marjan Demaj, në pretkun e tij tha: “Festa e të shëlbuemit vëllezër e motra na zbulon domethenjen e kohës së Pashkëve. Vertikalen e tokës dhe qiellit që ndajnë dy sfera: njerëzorja dhe hyjnorja, tokësorja dhe qiellorja, historia që kalon dhe amshimi. Kjo festë na tregon dhe na mëson që mos ta shohim Krishtin vetëm në pikëpamjen e ekzistencës së tij në “trup”, Krishtin historik, por Krishtin si Birin e Hyjit në ”Shpirtin Shenjt”, Krishtin Zot të vërtetë. Prandaj në tokë Jezu Krishtin e shikojmë si njeri, profetë, por edhe Zot në saje të mrekullive, i cili luftoi për të drejtën e njerëzimit, për dashuri, i cili u mundua, vdiq që neve të na nxjerr nga robëria e mëkatit, mbi të gjitha u ngjall që edhe ne një ditë të ngjallemi bashkë me të. Dhe kështu me ngjallje Krishti dëshmon hyjninë e vet.

1

Kalimi i Jezusit nga kjo botë, apo ngritja e tij në qiell është kalimi në jetën e plot, jetën me Hyjin Atë. Kjo është shenjë e fitores së plot të Krishtit. “Dola prej Atit dhe erdha në botë thotë Krishti, prapë po e lë botën e po kthehem tek Ati” (Gjn 16,28).” Më tej Don Marjani vazhdoj: “ Qielli nuk është një vend i kufizuar, por qielli është aty ku është Zoti. E Zoti është gjithkund. Me Zotin gjithmonë jemi n lumturi, në gëzim dhe paqe. Prandaj, kjo ditë na përkujton edhe ne që ecim dhe jetojmë, punojmë dhe veprojmë në tokë që mos të kalojmë kohen kot, por gjithnjë duke u bazuar në Ligjet e Zotit, të punojmë dhe veprojmë që Krishti, i cili është Rruga e Vërteta dhe Jeta, të na pranojë në jetën e plotë me Hyjin, jetën e amshuar.

Kur të vij Biri i njeriut a thua do të gjej fe mbi tokë? Një fjali e urtë indiane thotë: mos ndërto shtëpi mbi urë, sepse ura shërben vetëm për kalim…

Çfarë është jeta jonë dhe pretendimet tona na tokë? Si dhe sa mendojmë që ta shëlbojmë jetën dhe të jemi një ditë pjesëtarë të lavdisë ku gjendet Krishti?

Si të krishterë e kemi për detyrë ta dëshmojmë Krishtin me jetë të ndershme, në paqe dhe dashuri me Hyjin dhe në mes vete.Nëpërmes lutjes dhe jetës sakramentale ne çdo ditë mbledhim thesare për qiell ku një ditë do të bashkohemi me Krishtin, që jeton në lavdi me Atin dhe Shpirtin shenjtë” tha nder të tjera kremtuesi i meshës së festës, Don Marjani.

2

Pas meshe, si zakonisht njerëzit uruan njëri-tjetrin për festë e shumica prej tyre edhe vizitojnë familjet e të afërmeve të tyre për të vazhduar festimin edhe në sofrën familjare.

3

4

 

Shpërndaje

Comments are closed.

« »