SHENJTËRIT E KRISHTERË NË SHQIPËRI (I)

May 16 • Histori

 Shkruan: Akademik Robert ELSIE

Përmbledhja e tanishme e informatave përqëndrohet në zhvillimin historik të kulteve të shenjtërve të krishterë, të cilët veçanërisht respektoheshin në Shqipëri, duke u përpjekur në këtë mënyrë, që të hedhim dritë në disa veçori kulturore të besimit tradicional të krishterimit  në këtë vend.

      Duke u marrë me Krishterimin dhe historinë e tij të gjatë në Shqipëri, është esenciale që fillimisht të bëhet dallimi i Krishterimit në tokat shqiptare dhe të Krishterimi ndër shqiptarë si popull. Shqipëria, në fakt ishte njëra ndër vendet më të hershme në Evropë e cila u ndesh me Krishterimin dhe ajo kishte një histori të lashtë dhe të shumëllojshme me këtë fe. Ne e dime se kishte pak a shumë vendbanime të hershme të Krishtera përgjatë bregdetit të Ilirisë. Predikuesi i parë i ungjillit në Shqipëri mund të ketë qenë vetë Shën Pali,  i cili thotë “Që nga Jerusalemi e deri në Iliri, tërësisht e kam shpallur ungjillin e Krishtit” (Romakëve,15, 19). Besohet, po ashtu, se apostulli Andreu të ketë predikuar në Epir. Sidoqoftë, ekzistonte një numër i familjeve të Krishtera që jetonin në portin e Durrësit në vitin 58 Pas Krishtit dhe në shekullin IV dhe V, Krishterimi kishte lënë gjurmë të pashme përreth tërë vendit.

      Ipeshkvët e krishterë nga Dardania dhe Maqedonia e Epërme, d.m.th. prelatët e lartë nga Shqipëria Lindore dhe Kosova e sotme, dihet se kanë qenë ndër ata që morën pjesë  në Koncilin I Ekumenik (me pjesëmarrës të tërë botës së Krishterë), i cili qe mbledhur në Nike në vitin 325 pas Krishtit nga perandori Konstantin (diku rreth viteve 307-337 pas Krishtit): ndër çështjet tjera ishte  mënyra e çrrënjosjes së ngritjes së Arianizmit në perandori. Aty ishin gjithashtu 5 ose 6 ipshkëv nga Dardania, Epiri i Ri dhe Epiri i Vjetër, në Këshillin e Sardikës në vitin 343-344 pas Krishtit. Gjysmë shekulli më vonë, në vitin 395, Shqipëria Ilirike ishte ndër vendet e para të perandorisë që do të parandjenin  fillimin e ndarjes së Perandorisë Romake të Lindjes dhe Perandorisë Romake të Perëndimit. Kjo ndarje do të shkaktonte në dy kulturat vuajtje të shumta gjatë shekujve nga konfliktet ndërmjet dy perandorive të ndara. Në të vërtetë, ne kemi shumë pak njohuri lidhur me kishën e hershme Krishtere të Shqipërisë, që nga zhdukja e të gjitha strukturave klerikale me pushtimin sllav e bashkë me të edhe të vendbanimeve të Shqipërisë aty rreth vitit 600. Pushtimet e errëta në vazhdim në Shqipëri ishin me të vërtetë të rënda .

       Historia e shenjtërve të Shqipërisë fillon me një numër të martirëve të hershëm të Krishterimit, të cilët ishin aktivë në vend ose të cilët kishin njëfarë lidhje me vendin. Këta shenjtër megjithatë, nuk ishin shqiptarë në kuptimin kombëtar. I pari prej tyre ishte Shën Asti, ipeshkëv i Durrësit, i cili ishte ipeshkëv në kohën e Perandorit Trajan, gjatë viti 98-117 pas Krishtit. Gjatë kësaj periudhe shumë të Krishterë largohen për në Shqipëri që t’i ikin përndjekjeve që u bëheshin në Itali. Ndër ta ishin 7 martirët e shenjtë si: Peregrina, Pompei, Hesikiasi, Papiasi, Saturnini dhe Germaniku, të cilët me të  arritur burgosen, lidhen në pranga e më pas mbyten në Detin Adriatik. Vetë Asti burgoset nga guvernatori romak i Durrësit, Agrikola, rreth viteve 98 pas Krishtit dhe torturohet deri në vdekje, për refuzim të respektit ndaj Zotit Dionis. Festa e tij ishte 6 korriku. Edhe më pak e njohur është legjenda mbi Shën Florin dhe Laurin, nga Ulpiana. Flori, punonte si gurrgdhendës në Iliri, ku ishte torturuar së bashku me shokun e tij Laurin dhe nënpunësit  e tij Prokulin dhe Maksimin dhe të cilët i ndihmuan në ndërtimin e kishës së Krishterë. Ai ishte hedhur në pus dhe vdiq në shekullin II. Disa mjeshtër të panjohur iu bashkuan Florit dhe Laurit, banorë të lashtë të Ulpianës, në Jug të Prishtinës, në Kosovë. Dita e festës së tyre është 18 Gushti : Shën Eleuteri – Shqip – shën Lefteri, me origjinë nga Roma ishte bërë ipeshkëv i Mesinës dhe Ilirisë, kur ai pati 20 vjet. Siç duket ai ka jetuar në Vlorë. Ne nuk dimë më shumë rreth tij, por fakti se ai ishte ftuar të vijë në Romë rreth viteve 117-120 dhe martirizimi i tij bashkë me nënën e tij Shën Anthian (shq.Shën Anthi) dhe me 11 shokët gjatë valës së përndjekjeve antikrishtera nën Perandorin Hadrian (gjatë viteve 117-138 pas Krishtit). Dita e festës së tij ishte 18 Prilli. Shën Therini (shq. Shën Therin) nga vendbanimi i lashtë i Butrintit, tani në Jug të Shqipërië, ku u vranë një numër i martirëve të tjerë nën sundimin e Perandorit Decit gjatë viteve 249-250 në shekullin III. Dita e festës së tij është më 23 prill, sikur ajo e Shën Gjergjit. Më në fund, ne njohim Shën Donatin (Shën Donati) poashtu nga Butrinti i cili ka jetuar gjatë sundimit të Perandorit Teodosie gjatë viteve 379-394. Bazuar sipas historianit grek të shekullit V, Sozomenit, Donati ishte ipeshkëv i Evores ose Euris, të cilin   mund ta identifikojmë me qytetin e Parathymias në Epir. Shumë mrekulli i atribohen atij. Ai e vrau dragonin, pastroi pusin e helmuar, shpëtoi vajzën e perandorit nga djalli dhe i ringjalli të vdekurit. Vdiq në vitin 367. Eshtrat e Shën Donatit u transferuan në Kasiopi të Korfuzit, në vitin 602 për t’u ruajtur nga pushtimi barbar, i cili mbillte frikë në atë kohë. Kjo pastaj na dërgon drejt problemit të jurisdiksionit dhe ruajtjes së relikteve të shenjta, diskutimi për ta ishte zgjedhur nga papa Gregori i Madh (gjatë viteve 590-604 ). Kulti i Donatit ishte shtrirë dhe zgjeruar në mesjetë. Dita e festës së tij është 30 Prilli.

Historia e hershme e Krishterimit nuk është domethënëse për historinë kuturore të vetë popullit shqiptar, veçanërisht pasi që nuk ka gjurmë të besueshme te shqiptarët gjatë kësaj periudhe dhe gjatë pesë shekujve të ardhshëm. Ekziston një numër i vendbanimeve krishtere përgjatë bregdetit shqiptarë, Durrësi, Apollonia, Butrinti dhe Vlora, e që këto vendbanime kishin kontakte të vogla dhe i kishin me popullatën vendore të maleve. Këto vendbanime ishin dhe mbeten deri në okupimin turk, koloni të banuara me italianë, grekë, venedikasë, dalmatinë, sllavë, hebrenjë dhe armenë, por, siç  duket, vështirë nga shqiptarët. Barinjët e largët shqiptarë, siç duket, ndiheshin të sigurt në malet e tyre. Siç është përmendur më lartë, duhet dalluar  Krishterimin në Shqipëri dhe Krishterimin ndër shqiptarë, si edhe dallimin në mes të historisë së Shqipërisë dhe historisë së shqiptarëve. Si edhe në kuptimin e aspiratave të nacionalizmit shqiptar, duhet thënë se orvatjet e disa shkollarëve shqiptarë për të interpretuar diçka dhe gjithçka në shekujt e kaluar ishte se nacionalizmi shqiptar ka qenë vetëm në dëm të diturisë së shqiptarëve. Emrat e figurave historike janë paraqitur në shtypin shqiptarë si “ shqiptarë të sigurtë“ apo së paku “duket se është shqiptar“. Këto shkrime janë radhitur prej Aleksandrit të Madh e deri te Ataturku. Për të folur për Shën Astin, Shën Donatin apo Shën Terinin, ose për më shumë, të flitet për Shën Jeronimin, të lindur në Stridon, në Slloveninë e sotme, apo për Shën Martinin e Toursit, të lindur në Sabari (Szombathely) të Hungarisë, për shqiptarët është një moskuptim i kulluar.

Këtu nuk duhet të kishte as një shenjtorë shqiptarë, në kuptim të pastër etnik të fjalës dhe kjo është e mundur të nënkuptohet ngase Krishterimi dhe Islamizmi sillnin gjëra të nevojshme, sa për të thënë. Me arritjen e këtyre feve të mëdha erdhën edhe shenjtërit, poashtu të sjellur nga jashtë. Fiset shqiptare ndërronin fenë pas një periudhe kohore, sado që ajo vetëm dukej shumë sipërfaqësore. Entuziazmi fetar nuk ishte kurrë i shtrirë ndër ta. Murgët italianë dhe misionarët, padyshim se sollën me vete kultin e shenjtërve, tradicionalisht dhe me respekt të thellë në urdhërat e tyre, p.sh. Shenjtërit Françeskanë për murgët Françeskanë, etj. Megjithatë, ajo që është evidente është se besimtarët, do të thotë se shqiptarët duke qenë të kthyer në fe tjetër, në fund do të kishin pëlqimet e tyre për shenjtorët dhe me kohë do të bënin zgjedhjen e tyre. Në të vërtetë, ekziston një numër i shenjtërëve të krishterë të cilët veçanërisht ishin të nderuar nga shqiptarët në shekuj, figurat që aq mirë rregulloheshin në modele të besimit popullor në vendin, në të cilin ata do të trajtoheshin si vendës. Sipas kësaj çështjeje, historia e shenjtorëve në Shqipëri, në mënyrë të veçantë i përshtatet shqiptarëve si popull. Pse disa shenjtërë nderoheshin nga shqiptarët përderisa të tjerët harroheshin? Përgjigjja definitive në këtë pyetje mund të ipet një ditë nga historianët dhe etnologët e kishës. Për momentin, mund të jemi të kënaqur duke bërë vështrimin se cilët shenjtorë nderoheshin në mënyrë më të veçantë nga shqiptarët.

Të kthehemi në dekadat e para të shekullit XVII, dhe në periudhën e mëparme të shqiptarëve dhe arsyen e kuptimit më të lehtë, pse një numër i konsiderueshëm e ndërroi fenë në Islamizëm. Në monografinë e tij Gjeografia Kishtare e Shqipërisë, të botuar në vitin 1934, shkencëtari Jezuit dhe Albanologu i madh Fulvio Kordinjano (1887-1951) bëri një listë me rreth 275 kisha katolike, të cilat kishin ekzistuar në Shqipëri, diku rreth decenieve të fundit të shek. XVI dhe rreth sheullit XVII. Këto kisha emërtoheshin sipas një shumëllojshmërie të shenjtërëve të krishterë, mbi 40 në përgjithësi, por sipas një vërtetimi më të përafërt ne vërejmë se mbi gjysma e kishave të asaj periudhe bartnin emrat e vetëm 4 shenjtërëve: të Shën Marisë (the Virgin Mary), të Shën Nikollës (Saint Nicholas), të Shën Venerandës (Saint Veneranda) dhe të Shën Gjergjit  (Saint George).  

Shën Maria ishte më e rëndomta ndër të gjithë shenjtërit në Shqipëri. Kulti i Virgjërës së Bekuar mori hov në Evropën Perëndimore dhe në kohën më të rëndësishme të Mesjetës, kur nevoja u bë ndikim për baraspeshën e femrës, perëndeshë si të thuash; ndaj zotit mashkull tradicional të Kishës Katolike. Prej 275 kishave Katolike të regjistruara nga Kordinjano, 42 i kushtoheshin Shën Mërisë, më shumë se shenjtorëve të tjerë. Kishte kisha Katolike që nga Ulqini (Mali I Zi), Shurdhashi–SH., Deja–SH., Drishtë–SH, duke qenë capitulum ecclesie S. Marie de Drivasto e regjistruar që nga viti 1353, Naraçi – Sh, Hajmel-SH, Renc-LE, Fishta-LE, Troshan-LE, Kalivaç-LE, Lezha-LE, Mërtur-PU, Surroj-KU, Shpërdhaza-MR, Malaj-MR, Ndërshena-MR, Ndërfana-MR, Lura-DI, Çidhna-DI, Gur i Bardhë-MT, Sebasta-LA, Mbret-LA, Kurcaj-KR, Kepi i Rodonit–DR, i regjistruar në vitin 1418, Brar-TR.,  e datuar që nga shek. XII, Skuterra-TR, Pëllumbas-TR, Buçimas-TR, Linza-TR dhe Bishqem -PE.

       Kishte gjithashtu edhe shumë kisha dhe manastire ortodokse të kushtuara Virgjërës së Bekuar, e ndër to ajo në: Berat e datuar që nga viti 1797, Peshtan -BR, Elbasan që nga viti 1833, Ardenica-LU, Apoloni – (Pojan)– FR., që nga fillimi i shek. XIII, Dhërmi – Vl që nga shek.XIII dhe XIV, Dhivër e datuar që nga viti 1604, Peca–SR., e datuar që nga viti 1770, Piqeras – SR., e datuar që nga viti 1672, Nivicë-Bubar – SR., e datuar nga shekulli XVII, Malçan-SR e datuar diku rreth vitit 1600, Marmiro afër Orikumit – Vl. që nga fillimi i shekulli X, Kameno në verilindje të Delvinës, Zvërnec-Vl prej shekujve XIII dhe XIV, Goranxia – GJ., e datuar diku rreth vitit 1600, Vllaho-Goranxia GJ e datuar që nga viti 1622, Koshovica GJ e datuar që nga viti 1669, Saraqinishta –Gj., e datuar që nga viti 1634, Nivan-Gj e datuar që nga vitit 1702, Koncka– Gj., e datuar që nga viti 1789, Dhuvjan-GJ, Llongo-GJ, Treneshishta-GJ, Vanistër-GJ, Peshkëpi-GJ, nga fillimi i shek.X, Zervat-GJ fillimisht që nga zanafilla e shek.X, Labova e Kryqit-GJ, që nga fundi i shek.X, Skora-GJ., e datuar që nga  vitit 1773, Sopik e datuar që nga 1770, Leusa-PR e datuar që nga viti 1812, Kosina-PR. që nga shek XII deri në shek.XIV, Seranjperat-PR  që nga shek.XVII, Leskovik-ER, Barmash-ER., e datuar që nga viti 1616, Postenan–ER., e datuar që nga shek. XVII deri në shek.XVIII, Lashova-ER, e datuar nga shek. XVIII., Voskopoja-Ko që nga viti1712, Vithkuq-KO, që nga shek.XVII deri në shek.XVIII, Maligradi në Liqenin e Prespës, e datuar që nga viti 1345, Pogradec, Niça-PG, e datuar që nga shek.XVIII, dhe Lin -PG.

Shën Maria ishte nderuar në veçanti gjatë pelegrinazhit në ditën e festës së saj fetare, me 15 gusht, Dita e ngritjes në qiell, e njohur në gjuhën shqipe si Shën Mëria e Gushtit. Ortodoksët e festojnë këtë ditë si ditë Fjetja e Shën Mërisë, dikur e shënuar më 27 gusht bazuar sipas kalendarit lindor, por tani me 15 gusht sipas kalendarit Gregorian. Disa pelegrinazhe për nder të saj përfshinin ngjitje të gjata në majat e bjeshkëve, të mbetura nga kultet e hershme para-krishtere: Mali i Tomorrit, Mali Gjallica afër Kukësit, Maja e Shën Lleshit afër Krujës, Maja e Kundrevicës në Kurvelesh dhe ajo e Pashtrikut në kufirin Shqipëri-Kosovë. Pjetër Bogdani (rreth viteve 1630-1689 ) përshkruan festimin  në malin e fundit, më 1681 siç vijon:

    “Ata e kalojnë tërë natën atje, me daulle, fëshfërima, vallëzim dhe këndim. 

      Pas mesnatës, ata e fillojnë një proçesion të përzier me myslimanët, serbët

     dhe grekët, me qirinjë dhe parafinë të ndezur, gjatësia e tyre barazohet

     me moshën e secilit njeri. Ata ecin rreth majave më të larta këmbë

     zbathur për tre orë ( Me disa mysliman të cilët udhëheqin në shpinë

      të kalit ).”

Në Shqipërinë qendrore, femrat shterpe udhëtonin deri në plazhet e Kavajë dhe Durrësit dhe atje laheshin në det. Ky zakon, me anë të së cilit femrat shpresonin se do të mbeten shtatëzëna, u trashëgua në mënyrë të fshehtë edhe gjatë regjimit komunist. Në Selta, në rajonin e Shpatit në Shqipërinë e Mesme, në këtë ditë të festës flijohej një lopë.

Në fshatin Bibaj në Rekën e Epërme (Maqedoni) Shën Maria e Dimrit festohej nga shqiptarët ortodoksë me 4 dhjetor. Shqiptarët ortodoksë në vetë Shqipërinë e shënojnë këtë ditë feste, poashtu të njohur si Dita e Festës së Paraqitjes së Virgjërës në Tempull, më 21 nëntor, në pajtim me kalendarin Gregorian. Ishte traditë që atë ditë të ndizeshin qirinjtë dhe të piqej buka e bekuar nga prifti e më pas të hahej.

Po ashtu  në Rekë të Epërme, në fshatin Sence, ishte një ditë feste e njohur si Shën Maria e Vogël- Sànta Maria Micà-Romake-, e cila përkujton lindjen e Marisë Virgjër dhe është zbatuar më 21 shtator, në pajtim me kalendarin lindor dhe tani, më tepër më 8 shtator, bazuar sipas kalendarit Gregorian perëndimor. Kjo ditë poashtu është e njohur si Dita e Bletëve, periudhë e vitit kur blehen dhe shiten kosheret. Fisi i Grudës dhe qyteti i Shkodrës festonin këtë ditë feste të Marisë Virgjër, më 8 shtator, ndërsa banorët e Vuklës dhe Nikçit, MM e nderonin  Virgjërën, më 24 Maj.

     Virgjëra Mari nderohej brenda kishës katolike në Shqipëri e në veçanti si Zoja e Shkodrës ose Zoja e Bekueme, poashtu e njohur si Nëna e Këshillit të Mirë. Dita e festës së Zojës së Shkodrës ishte e shënuar nga të gjitha fiset katolike të veriut. Kuvendi i katërt i ipeshkëve shqiptarë, që është mbajtur më 1895, e proklamoi Zojën e Shkodrës si“ Mbrojtëse dhe Shenjtore të Shqipërisë“. Është edhe një legjendë që ka të bëjë me Zojën e Shkodrës:

Zoja fillimisht ishte në një kishë të vogël në Shkodrën e vjetër, rrëzë kalasë së Rozafatit, ku figura e saj nderohej nga katolikët në formë të një ikone në vaj. Më 1467, kur trupat osmane e kishin rrethuar Shkodrën ishin kërcënuar se do ta përdhosnin kishën, ikona në mënyrë të mrekulllueshme u shkëput nga muri, lëshoi kishën dhe u largua në drejtim të përendimit mbi Detin Adriatik, për në Itali. Ajo përcillej nga dy pelegrinë shqiptarë, Gjergji dhe De Sklavi. Figura e virgjërës në fund gjeti pushim në qytetin Gjenecano, afër Romës, ku ishte ndërtuar kisha për nderë të saj, Kisha e Zonjës Sonë të Këshillit të Mirë, Shenjtorët e Gjenecanos ishin një vend pelegrinazhi për shqiptarët katolik që nga ajo kohë. Rreth vitit 1700, nderimi i Zojës së Gjenecanos, poashtu u përhap tek arbëreshët e Kalabrisë, veçanërisht në San Benedetto Ulano, me ndihmën e klerikut Stefano Rodota. Kisha e sotme në Gjenecano ishte ndërtuar në fillim të shekullit XX dhe pelegrinët edhe sot e vizitojnë atë, duke ecur këmbëzbathur e në veçanti në ditën e festës së Zojës Sonë të Këshillit të Mirë.

Kisha e Zojës në Shkodër ishte poashtu objekt shumë i nderuar nga shqiptarët katolikë të veriut. Edhe në prill të vitit 1946, gjysmë viti pas ardhjes në pushtet të komunistëve, mbi dy mijë njerëz morën pjesë në pelegrinazhin drejt saj. Pas kësaj, së shpejti, kisha u mbyllë dhe u shnndërrua në sallë sportive dhe më 1967, gjatë fushatës komuniste kundër revizionizmt, u përdhos .

Përktheu nga anglishtja: Oliver Sedaj

Shpërndaje

Comments are closed.

« »