JUL VARIBOBA DHE GJELLA E SHËN MËRIS VIRGJËR E TIJ (II)

May 18 • Letërsi

Shkruan: Italo  K.  FORTINO

  1. Personaliteti i tij

 

Mendimet e formuara në të kaluarën mbi Varibobën për më shumë  kanë pasur si bazë një shqetësim të natyrës morale, të ndikuar jo pak prej shpirtit moral të rrënjosur nga kritikat e njëjta, për shkak se prej rastit të veçantë, qe karakterizuar një periudhë kuptimplotë të jetës së tij. Afeksioni në traditat më tepër religjioze sesa qytetare të komunitetit etniko-linguistik italo-arbëresh është një përbërës i patjetërsueshëm me rëndësi në përcaktimin e qëndrimeve të marra në përqasjen e një përbërësi të këtij komuniteti, i cili ka tentuar të dobësonte ngjyrimin tipik tradicional. Si i tillë, Variboba ka qenë i mohuar dhe i larguar prej grupit të njëjtë etnik, gati si bir i padenjë dhe si heretik. Besimtarët e komunitetit të Sh. Gjergjit Arbëresh, që janë identifikuar në tezat e mbajtura të kryetarit të bashkësisë Basilio Kinigo, nuk ngurronin të qortonin qëndrimin e tij, që nuk ishte në harmoni me kanonet e priftit të ritit grek dhe me arsimimin e marrë në kolegjin Korsini, ku ndër të tjera, ishte betuar në ritin grek për tërë jetën: “Alumni tota vita in Greco ritu permanebant” (Nxënësit  qëndronin gjithë jetën në ritin grek).[1] Dhe në ballë të asaj zgjatjeje në vazhdimin me qëndrueshmëri në mbajtjen e bindjeve të veta dhe në veprimin  mendjelehtë të latinizimit, edhe në vazhdim të masës tani të lehtë e të vendosur nga kuria e Rossanos, nga të gjitha këto së bashku, duket nami i pabindur dhe kokëfortë. Më pastaj u paraqit polemika dhe në fund u ndërlikua gati në gjithë popullin, i cili ishte mobilizuar prej të dy anëve me peticione dhe ankesa, duke i shtuar edhe epitetin e trazuesit të qetësisë publike. Gjykimet negative të mbrojtësve të ritit grek rishikuan në një pikë edhe qëndrimin e tij moral dhe anuan në gërryerjen e shëmbëlltyrës së priftit të zënë në aktivitetin pastoral.

            Shoqëria e të devotshmëve, e themeluar nga ai, e vizituar prej grave, të cilat ndiqnin prej së afërmi katekizmin liturgjik, ishte marrë në shënjestër nga kundërshtarët dhe ishte e akuzuar prej pasionit lajkatar për Jezusin Fëmijë, aq më pak prej shprehjeve pietistike të stërhollura që kur kishte dashur të ishin të ndërtuara e të zgjedhura me rezultate të kundërta, deri aty sa u bë skandaloz në vendin publik. Gjithashtu nuk mungonte një çështje në lidhje me maturinë e posaçme të don Julit në ndonjërën prej devotshmërive dhe insinuatës që në ndonjë sjellje pak i shkonte gjendjes së tij.

            Këtyre akuzave të fundit Variboba nuk u kishte dhënë asnjëherë peshë të madhe dhe në mbrojtje prej sulmeve të kryetarit të Bashkisë i përballonte ekskluzivisht me problemin e ritit, duke treguar, në buzë të dokumenteve zyrtare të lëshuara prej Kishës së Romës dhe me fuqi të historianëve të mëparshëm, mundësinë reale të ligjeve për kalim në ritin latin.

            Në lidhje me “ekstravagancën” e të devotshmëve të tij që “dhanë materie në publik për dyshim dhe për thashethëna”[2] paraqitet i përvuajtshëm dhe merr çdo përgjegjësi kur, duke i shkruar prefektit të Propaganda Fides, deklaron se njeh çdo mangësi të zënies ngojë të kryetarit të Bashkisë, por mendon gjithashtu se nuk mund të pranojë akuzat e ashpra sa i përket aspiratës së tij të kalimit në ritin latin.[3]

            Në shekullin XVIII, para së gjithash në Jug, Vëllezërit kishin zënë fill ngapak gjithandej: ndikimi i kundëreformacionit, misticizmi religjioz i shekullit shtatëmbëdhjetë, thirrja në mëshirën popullore, stimuluan iniciativën e famullitarëve në tentimin e formave të bashkimit religjioz që ka mundësuar forcimin e fesë. Dhe Variboba nuk ishte jashtë tendencave të kohës, përkundrazi, i përqendruar në thellësinë e bindjeve të veta, që nevojitej për të prekur njohuritë dhe ngjalljen e ndjeshmërisë së shpirtit human, ai përqafon misionin e vet me entuziazëm dhe kërkon të shfrytëzojë të gjitha mjetet për zbatimin e këtyre parimeve për të cilat ishte thellësisht i bindur. Prej kohës kur  gjendej në Sh. Benedetto Ulano, së pari si nxënës, e pastaj si rektor, ka mundur të njihte aktivitetin e Vëllazërisë së “Papërlyerës dhe të Sh. Rokut”, të themeluar prej don Mikelangjelo Rodotës më 1726, që kishte si synim formimin civil dhe religjioz të qytetarëve.[4] Këtu duhet pasur parasysh se kur ai organizoi Shoqërinë e të Devotshmëve, për të cilën gjithashtu flasin dokumentet se kush ishte ai, para së gjithash, ndër kundërshtarët nuk e dëshironin kuptimin dhe funksionin shpirtëror, duke veçuar vetëm sjelljet e tij jo gjithnjë ortodokse.

            Të njëjtat gjykime, të nxjerra nga kryetari i Bashkisë së Sh. Gjergjit, nga ana tjetër, nuk janë të gjitha të pastra, veçse në përcaktimin e lidhjeve të vetme dhe pa interesim në ritin grek. Në të vërtetë, shqetësimi i tij ishte gjithashtu të sistemonte pikërisht llojin klerik të ritit grek, në Sh. Gjergj prej një latinizimi eventual të Famullisë, gjithsesi pa i ngatërruar dallimet.[5]

            Faji më i madh që i vihet Varibobës në fund, është vetëm lidhja e tij e thellë me ritin latin që nuk është i shkaktuar absolutisht nga ndonjë interes material, por vetëm shpirtëror dhe moral. Këtë e vërteton De Martinis, vikari gjeneral i Dioqezës së Rossanos,[6] që e ka ripohuar edhe don Mario Komes, sekretari i Kardinal Spinelit, me një fjali shumë elokuente: “Ai prift nuk është bërë i njohur të cenojë tjetrin, veçse të jetë i dashuruar tepër në ritin latin në rrënim të atij grek, në të cilin është lindur, siç e pamë”[7] I njëjti Mikel Belushi,[8] që duke iu përgjigjur më 1796 ipeshkvit të Rossanos, mons. Kardamone, nuk tregoi shumë simpati ndaj denigruesve të ritit grek, në çështjen e Varibobës pa e mallkuar, kështu që më vonë, pasi që i kishte kuptuar dhuntitë e tij natyrore dhe morale, ka mundur të lejonte të bëhej një “personalitet i madh”, të cilit i qe veshur gabimi se është “i rrëmbyer nga një fanatizëm, që ka bërë kalimin e rebelimit dhe të talljeve”.[9]

            Kundër fanatizmit të Varibobës për ritin latin dhe kundër botëkuptimit dhe postimit të veprës poetike Gjella e Shën Mëris Virgjër, ka ngritur zërin e ashpër Jeronim De Rada në shekullin e kaluar.

            Poeti nga Makia, sypatrembur dhe mbrojtës i traditës etnike, qytetare dhe religjioze të arbëreshëve të Italisë dhe luftëtar i bindur i një rilindjeje të vërtetë politike e kulturore, nuk mund të provojë skandalin në ballë të një eksponenti të fisit të vet, që, megjithatë, i pajisur me frymëzim të fuqishëm poetik, nuk i respektoi më parimet e veta dhe veprën e vet për shpirtin e arbëreshëve: “Ai i njëjti, poet i lindur, nuk ka një mendim as në religjion as një tjetër gjë që i ngritë lart masat e gjera dhe nderimet e shtëpisë për atë”.[10] Është shpirti etnik që fuqimisht theksohet te De Rada, i cili sugjeron shumë rreptësi, sikur te funksioni i caktuar në veprën poetike dhe në botëkuptimin e tij të linguistikës dhe stilistikës së pastër e bindjes që të refuzojë me mllef poemën e Varibobës, duke pohuar se ”pamja që ai tregon, është një realitet i paarritshëm “.[11]

            Dashamirës dhe i qetë, por edhe pa mbështetje në dokumentacion të mjaftueshëm, është gjykimi i Alfonso Kinigos, i cili më 1887 deshi të fillonte publikimin e Gjellës në revistën Arbri i rii.

            Pasi kishte shprehur respektin e vet të thellë për një personalitet që kishte qenë i nderuar “për mirësi të shpirtit dhe për doktrinën e tij”,[12] pa bërë zë megjithatë zërat që  i kishin shpifur për mashtrim e me shpirtligësi,[13] nuk u lëkund të pranonte se i ka “në zemër kujtimet për arbëreshët (shqiptarët), një emër i madh, dhe do të kujdeset për një libër që përmban ndëshkimin e leximit “.[14] Kinigo, i cili për më shumë sjell shëmbëlltyrën e Varibobës, ashtu siç kishte qenë shënuar në traditën e popullit, nuk bëri ndonjë vërejtje në çështje të ritit dhe  besonte në nderin e ruajtur të njerëzve dhe në mesazhin e arritur nga vepra e tij, që ka mbetur e gjallë në këngë dhe në dijen e shumë brezave.

            S’ka dyshim se ndodhemi përballë një personaliteti me mençuri të mprehtë e një personaliteti të spikatur, e as që mund të mos njohim mirësinë e shpirtit, fenë e thellë dhe përgjegjësinë e brendshme të madhe që e kishte stimuluar të bënte çmos për të mirën e bashkësisë së vet. Këto kualitete, nga ana tjetër, e kanë mbështetjen jo vetëm në dokumentacionin e pazbuluar në Propagande Fides të Romës, por janë të theksuara, siç shihet edhe në veprën e tij Gjella e Shën Mëris Virgjër, ku del në pah fuqia e dëgjimit dhe bindjes së tij religjioze, lidhja me doktrinën ungjillore dhe përkujdesja konstante e predikimit te njerëzit mbi fshehtësinë e Krishtit jo në formë akademike, por në formë të thjeshtë dhe të arsyeshme, edhe  për ata të cilëve u mungon kultura e lartë.

            Metoda pedagogjike e zbatuar nga Variboba, e bëri atë një thesar të vazhdueshëm dhe komunikativ  të afërt në popull, që është ligjërimi i përditshëm me njerëz, tërthorazi të cilëve me shëmbëlltyrat e trajtuara realiste të ambientit ia doli t’u fuste në mendje  besimtarëve parimet dhe teoritë teologjike, pak të kuptueshme; ai gjeti ngushëllim dhe mbështetje në faktin se në distancë prej dy shekujsh veprat e tij qarkullonin akoma në gojën e njerëzve dhe i mallëngjente shpirtrat e tyre me forcën e brendshme. Është e kuptueshme se populli o lidhur me dënimin dhe pafajësinë e tij, në fund të shekullit të kaluar për të thoshin se kishte qenë “prift i shenjtë”[15]. “Fanatizmi” i tij për ritin latin dhe polemika relative që nuk rezulton, nuk janë nga efekti i bindjeve personale dhe interpretimet e acaruara të bulave papnore, ku pra i jepej vlerë së vërtetës së pamohueshme, veçse formimi i pranuar në kolegjin Korsini, ku elementet teologjike latine i donte që t’i bashkëjetojë me format, shpesh të kontaminuara, të ritit greko-bizantin.

            Mendjemprehtësia e Varibobës, pretendimi që të bazohej mbi parimet e qarta, logjika e konsekuencës e kishte përcaktuar për një zgjedhje se takim, më në fund, mohimi prej autoriteteve të njëjta latine, për shkak të efektit burimor dhe të refuzimit të një pjese të mirë të italo-arbëreshëve, të cilët në veprimin e tij shihnin se si përfundimisht mund të ishin të rrezikuar në tipizimin e tyre religjioz, e ndoshta edhe etnik. Ndjenja etnike nuk është ngritur tek ai aq lart në nivel të vetëdijes, kështu që ishte ajo e shuar që nuk do të thoshte zgjidhje radikale e ndërgjegjes në ritin grek prej depërtimeve të rreme nga jashtë në aspektin kulturor dhe etnik arbëresh. Ai nuk gjeti përkrahje në këtë drejtim, prej atyre formave të jashtme e të kontaminuara, që nuk kishin mbështetje në bazën teologjike dhe kulturore të qëndrueshme dhe nuk i jepnin garanci për një mision autentik.

            Situata religjioze e arbëreshëve gjatë dy shekujve të qëndrimit në Itali ishte keqësuar jashtëzakonisht shumë. Vetëm në gjysmën e parë të shekullit XVII,  qenë të shënuara prej mons. Laskarit, argjipeshkëvi i Durrësit, kushtet e vuajtjeve, në të cilat gjendej kleri arbëresh. Ai nuk ngurronte të fliste për “injorancën e madhe të priftërinjve greko-katolikë, që gjendeshin në Mbretërinë e Napolit” dhe “kërkesën e madhe që kishte pasur ata prej se qenë vizituar, ngase duke jetuar në mes latinëve dhe duke mos u kuptuar mirë për shkak të ritit grek dhe për shkak se ngatërroheshin  njëri  me tjetrin në celebrimin e shërbesave dhe të meshëve, në dhënien e sakramenteve, në vrojtimin e agjërimit dhe në të gjitha gjërat e tjera “[16].

            Përgatitja e  priftërinjve, para themelimit të Kolegjit Korsini (1732), bëhej  në mënyrë të parregullt; disa vinin të sistemuar pa përcjellë ndonjë kurs të rregullt të studimit dhe vetëm pas një periudhe mësimi mjaft të shkurtuar në ndjekje të ndonjë famullitari që u jepte elementet themelore të frymës shpirtërore dhe të ritit, të tjerët ishin formuar pranë këtij seminari latin dhe shumë pak në Kolegjin Grek të Romës,[17] ku ishin të rezervuar vetëm katër vende për seminaristët italo-arbëreshë. Mirëpo, pikërisht këta të fundit, që teorikisht duhej të kishin qenë më të përgatiturit, nuk ktheheshin në kolonitë arbëreshe, por vazhdonin karrierën ekleziastike duke preferuar shpesh privilegjet e ritit latin, edhe pse në të njëjtin Kolegj Grek u kushtohej pak kujdes studimeve  shpirtërore edhe ritit grek. Në të vërtetë, don Gjovani Kamilli, një prift grek nga Skio, që kishte studiuar në Kolegjin Grek të Romës dhe që kishte vizituar kolonitë italo-arbëreshe të Mbretërisë së Napolit, dëshmon qartë në një relacion dërguar Propaganda Fides kësisoj: “Arsyet për të cilat nuk dëgjohet se bëjnë ndonjë përfitim janë këto që pasojnë: që të rinjtë të cilët në këtë Kolegj pranohen, nuk janë zgjedhur si më të aftë për këtë detyrë… sepse, kur dalin nga ky Kolegj, nuk kthehen në vendlindjen e tyre, por ndalen njëri këtu e tjetri atje për të siguruar  veten sa më mirë… për të pasur komoditet dhe për të shkuar më përpara, siguronin kalimin në ritin latin dhe që lehtësisht të përfitonin, kështu që bëheshin të paaftë në kultivimin e këtyre popujve… sepse në Kolegjin e sipërthënë nuk bëhej asnjë studim i ritit kishtar, por i kushtohet kujdes vetëm studimit të shkencave, dhe atyre gjërave që më shumë kishin rëndësi në këto pjesë, por që nuk bëhej në asnjë mënyrë”.[18]

            Me themelimin e Kolegjit Korsini kërkohej të vendosej mbrojtja nga anomalitë e pranishme në komunitetet arbëreshe, mirëpo nuk ishte kuptuar shtruar kthimi i baraspeshës ndërmjet dy riteve, që paraqitnin kushtet e përshtatshme për respektimin e traditave bizantine. Dy shekuj të braktisjes dhe të përzierjes bënë të dëgjohej pesha e tyre dhe që kishin shkaktuar kthjelltësi të trashëgimisë shpirtërore dhe kulturore.

            Një mentalitet latinizues qarkullonte ndër kuadrot udhëheqëse të të njëjtit kolegj, që kishte tiparet filozofike e teologjike orientale dhe cenimi i shprehjes liturgjike e rituale.

            I pari ipeshkëv-kryetar i Kolegjit Korsini, mons. Feliçe Samuele Rodota, që kishte studiuar në Romë pranë Kolegjit Grek dhe deri në emërim, së pari për rektor e  ipeshkëv, pastaj kishte punuar në Bibliotekën e Vatikanit, gjithashtu duke bërë çmos për themelimin e një kolegji për italo-arbëreshët, e mishëroi rendin në njëfarë hibridizimi ritual dhe teologjik bizantin. Ai kishte përqafuar në Romë ritin latin me pëlqimin e shprehur nga i njëjti Papë, Klementi XII,[19] për të cilin në momentin e pranimit të postit të ri pranë Kolegjit Korsini të Shën Bendetto Ulanos duhej kërkuar kthimi në ritin grek që ishte aprovuar prej të njëjtit Papë, me specialin e shkurtër Dilecte filii datë 15 shtator 1735. Formacioni i njëjtë që dile nga Kolegji Korsini, nuk mund të vështronte një situatë të hibridizimit të të dy riteve. Jepeshin mësime të filozofisë e teologjisë latine nga profesorë me formim perëndimor, që ishin të rendit bazilian[20] dhe të rendit dominikan,[21] përderisa profesorët e ritit grek i cenonin.

            Mjafton të kujtohet kjo që vinte në dukje mons. Karaffa, në relacionin e tij Propagande Fides, pasi kishte realizuar një vizitë të inspektimit në Kolegj: ”Rektori është i vetmi mësues i ritit grek që ata kanë. Si duket kjo është pak për Kolegjin, në të cilin kryesorja deri në fund është greqizimi, aqë më tepër kur Rektori në të njëjtën kohë duhet të ketë parasysh si drejtimin shpirtëror, ashtu edhe ekonomik të Kolegjit, si edhe  përkujdesjen shpirtërore të fshatit të Shën Benedetit, në të cilin ai është Famullitar”.[22]

            Qëllimi pse ishte themeluar Kolegji, nuk siguronte një punë gjithnjë të rregullt, kishte një pakujdesi vërtet të përgjithshme që favorizonte shpërdorimin dhe parregullësitë, deri edhe te ipeshkvi – kryetari Nikolla De Markis, që kishte zëvendësuar Rodotën më 1742, e nuk ushtronte funksionin e vet me kujdes, po deri  mungonte me vite nga Shën Benedeti.[23]

            S’ është e kuptueshme as prania e konviktorëve latinë[24] në një instuticion  që duhej të kishte drejtime precize dhe një funksion të përgjithëshëm e të veçantë, nëse nuk konsiderohet qëndrimi i ipeshkve të dioqezave latine, e kundërt me  praninë e një ipeshkvi grek dhe të një Kolegji grek në Kalabri: “Lidhja e grekëve dhe e latinëve në Kolegjin e sipërpërmendur nuk do të mund të mbahet pa rrezikun e ngatërrimit të riteve ose të shqetësimit të komunitetit… dhe në fund nuk do të jetë e nevojshme që në këtë Kolegj të pranohen latinët, të cilëve kanë në dispozicion të gjitha kishat e Kalabrisë, seminaret ipeshkëvnore”[25]

            Prej relacionit të mons. Karafës dalin tri të dhëna themelore: nga një anë, një mungesë e madhe e arsimit liturgjik grek, e përshtatshme në një institucion të themeluar pikërisht për këtë qëllim, nga tjetra anë, prania e profesorëve latinë (dominikanë) që jepnin mësime të filozofisë e teologjisë, dhe në fund asnjë shenjë për kulturën dhe realitetin arbëresh, për të cilin ishin të caktuar priftërinjtë e ardhshëm që formoheshin në Kolegjin e përmendur. Mjaftojnë këto pak të dhëna për të shpjeguar me jo pak arsyetime që të japin efekte devijimi që mund të jepte një realitet – realiteti arbëresh – i lënë pasdore me shekuj dhe duke u bërë shenjë e vazhdueshme përpjekjesh të absorbimit nga ana e elementit kulturor më të fuqishëm.

            Çarja, pra, e orientimeve të Kolegjit Korsini është prej cilësimit të faktorëve të brendshëm, të cilët mund të ishin zvarritës të latinizimit të brendshëm nga të njëjtit punonjës kulturorë, të dëmtuar në drejtimin e ambientit të pranishëm dhe nga faktorët e jashtëm, të kërkuarit në qëndrimet dyshuese të ipeshkvijve latinë, prej të cilëve vareshin komunitetet italo-arbëreshe, nuk ishin të pranuara me dashamirësi prej ordinarëve latinë. Në të vërtetë, vetëm pas vdekjes së ipeshkvit të parë grek, ordinari i Bisinjanos, në të cilën dioqezë u ngrit Kolegji, me qëllim emëroi pasardhësin, me plan që të vinte administrimin e drejtë. Kështu ipeshkvijtë e tjerë latinë të Rossanos dhe të Kassanos nuk ndërprenë rastet për të bërë ngatërrime dhe për t’i shtuar të drejtat në kontrollin e seminaristëve që erdhën të çrregulluara.[26] Gjatë kohës, konfliktet dhe akuzat reciproke nuk u pakësuan dhe pasqyonin me përpikëri pasigurinë e marrëdhënieve ndërmjet elementit lokal latin dhe elementit të imigruar greko-arbëresh. Bula e papës Benedikti XIV  Etsi Pastoralis, viti 1742, duhej të kishte rregulluar marrëdhëniet ndërmjet ritit latin dhe ritit grek. Por nuk ia doli të siguronte baraspeshimin e qëndrimeve, sepse pati si bazë epërsinë e ritit latin mbi të tjerët dhe zyrtarisht ritheksoi procesin e latinizimit vetëm si akt.[27]

            Njëherë qe pranuar ideja më e madhe e përsosmërisë së ritit latin që rrodhi me argumentime të ndryshme logjike që favorizonin praktikisht kalimin në ritin latin dhe kundërshtonin kthimin ose ndalonin kalimin në ritin grek. Interesant është të kujtohet se Bula, pasi vërtetonte varësinë juridike të komunitetit arbëresh të ritit grek nga Ordinariati latin,  nuk theksohente se qëllimi i fundit për të cilin e mbanin si të përshtatshme për ruajtjen e ritit grek në Itali, ishte shfaqur ekskluzivisht nga fakti se pontifikët në të kaluarën u kishin premtuar dhe se për këtë në bazë të kësaj tradite u siguronin vazhdimësinë.

            Ajo do të mbetet në fuqi për më tepër se një shekull dhe do të kontribuojë në konsolidimin e afirmimit dhe të prestigjit të katolicizmit latin, në të cilën kërkohej të mbrohej dhe të ruhej regjistrimi i saktë i fesë larg prej çfarëdo kontaminimi të gabimeve nga ortodoksët grekë dhe nga ndikimi shizmatik i Patriarkut të Kostantinopojës. Efektet e Etsi Pastoralit në kulturën religjioze të italo-arbëreshëve nuk ishin fort të rëndësishme: duke jetuar në një kontekst latin, juridikisht dhe tradicionalisht kompakt dhe mirë të organizuar, e të nënshtruar nga ordinarët latinë që pak dinin për ritin grek dhe pastërtinë e të cilit ende pak mundoheshin të interesoheshin, italo-arbëreshët vuanin dalëngadalë nga një absorbim natyror prej anës së ritit  “praestantior” një humbje natyrore e asaj tipike, që zyrtarisht kishte marrë një besim të inferioritetit. Nga ana tjetër varfërimi gradual i shprehjes liturgjike greke, e pakësoi në një formë gati të pa shpirt, sepse fryma shpirtërore teologjike orientale vinte gradualisht e zëvendësuar prej asaj latine, e shtyer në besimin që proçesi i latinizimit ishte  bërë tashmë i pakthyeshëm dhe në distancë të vogël kohore kishte përfshirë të gjitha komunitetet.

            Në vërtetimin e kësaj përshtypjeje nuk mungonin sigurisht shembujt e latinizmit tërësor të komuniteteve të ndryshme, të zhvilluara në shekullin  XVII: Specano Albaneze, Fallkunara Albaneze, Çerceto, Ururi, Barile, Shën Markono etj.[28]  Prandaj për këtë arsye pas përkrahjeve morale dhe parimeve të ratifikuara nga Bula papnore dhe kjo më e qartë se e ipeshkëve lokalë që nuk fsheh dëshirën ta kontrollonin edhe sa i përket pikëvështrimit ritualin e komuniteteve arbëreshe, të konsideruar se struktura e re e Kolegjit nuk ofronte të plotë për një revitalizim të ritit grek, Variboba, i ndjeshëm më shumë në ndërlidhjen e fesë se në ruajtjen e formave rituale të konsideruara tashmë të shablonizuara, besimi i përshtatshëm i veprimit në ndërrimin radikal me prerjen e këtyre degëve, tanimë të thara. I nënçmuar, por megjithatë, limfë vitale komuniteti arbëresh e ruante  brendinë e vet dhe aftësinë e reagimit nga tentimi i mbytjes  religjioze ose kulturore. Ngjarjet historike vijuese e paraqiten shtrembër Varibobën, por rasti i tij nuk kaloi pa vëmendje, i dënuar apriori, i përmbajtur vetëm në kuadër të kulturës së kohës dhe të situatës qytetare dhe religjioze në të cilën ai u gjet dhe veproi. Personaliteti i spikatur, hovi i tij i sinqert misionarik, që imponon marrjen në konsideratë esencën e dërguar, dhe rrethanat e veçanta kulturore e nxitën për një zgjedhje që nuk dha efektet e shpresuara, por shkaktoi një proçes shpërthimesh të reagimeve.

            Rasti i tij ngjalli vëmendjen e atyre autoriteteve latine sesa ato greke për problemet mjaft të rënda, për të cilat duhej të kishte një përgjigje pozitive për një shekull e gjysëm distancë kohore në riorganizimin autonom të komunitetit arbëresh në Eparkinë Greke të Llungros, të themeluar më 1919, nga papa Benedikti XV.

Nga italishtja përktheu: Oliver SEDAJ

____________________________

[1] Bula Ex iniuncto Nobis  e Papës Klementit XII nga 19 prill 1735

[2] Atti della Sacra Congregazione di Propaganda Fide, v. 1760, te: P. Vasa dhe E. L. Mbuzati, op. cit., p. 38.

[3] “Ngritja pra e Zotit se e keqja dhe e mira kanë ardhur në atdhe për shkakun tim: dhe Z. J. (zotëria juaj) gjithashtu ka mundur të më besojë që qortimet e zjarrta kundër meje në letrën e tij të nderit, megjithatë, m’u drejtuan mua e duhej për të tjerët dhe shumë mëkate të mia, për këtë nuk i meritoj kështu të ashpra”., nga letra e Jul Varibobës kardinalit Spineli, prefektit të Propaganda Fides, te: P.Vasa dhe E. L. Mbuzati, op. cit., p. 23.

[4] P.P. Rodota, op. cit. p. 71.

[5]Në parashtresën që Variboba shkruan prefektit të Propaganda Fides shprehet kështu: “Ai ka një vajzë të martuar për një klerik grek dhe është bindur mirë që në mua gjallërisht nuk pati fat të shohë Preiterën: pra në pafundësinë e kurdisjes së vazhdueshme të akuzave që vendoseshin nga  i tmerrshmi i njëjti demon”. P. Vasa dhe E. L. Mbuzati, op. cit., p.24. Ky version është vërtetuar nga d. Nikolla Mashi në letrën e njëjtë që i dërgoi prefektit të Propaganda Fides. Krh. P. Vasa dhe E. L. Mbuzati, op. cit., p. 28

[6] Krh. shënimin nr. 24.

[7] Letra e Mario Komesit prej 19.01.1760, te: P. Vasa dhe E. L. Mbuzati, op. cit., p. 32. Citojmë edhe mendimin e kanonikut Gjuzepe Intercati nga Rossano: “Sacerdos Julius est vir prudens et omnigenae litteratura non vulgariter praeditas, nam ob suas eximias virtutes in Colegio Clementino Italo-Graeco in Calabria sito Rectoris munus exercere promeruit.” P. Vasa dhe E. L. Mbuzati, op. cit., p.33.

[8] Mikel Belushi është autor i Relacioneve të mons. Kardamone, arkipret i Rossanos…Përgjigjja e Filaletes, op. cit.

[9] Në relacionin e mons. Kardamone…, op. cit., p. 63., ku thuhet: “Po bindem se riti grek është shpërndarë dhe aty tek ai nuk do të mund të shpëtoj shpirtin e lidhur me d. Nikolla Mashin, që kishte hyrë në të njëjtat pamje inkurajuese dhe të përmbajtura nga Ordinariati Argjipeshkvor Kamaldari, duke filluar në predikimin dhe veprimin në popull dhe në çështjet për mënjanimin e tërësishëm të kësaj kolonie të ritit grek.”

[10] Jeronim De Rada,  Antologjia arbëreshe,  Napoli, 1896, p. 59, shën. 1. Për gjykimin e De Radës krh. edhe Gjuzepe Ferrari, Jul Variboba në gjykimin e De Radës, te: “Shejzat”, v. II, 1958, nr. 3-4, pp.89-96.

[11] Jeronim De Rada, Ant.  arb.,  p. 59. shën. nr.1.

[12] Arbri i rii, v. I, 1887, nr. III, shtojca p.III. Kinigo publikon në shtojcën te Arbri i rii vetëm dy proza hyrëse të veprës së Varibobës.

[13] “Gjuha e keqe përhapet se ajo është e zënë në mëkat me ndonjërën prej saj: edhe pse don Juli dhembjetherës nga zëri nënçmues, që të marrë rrugën e mërgimit dhe të kthehet në Romë.” Arbri i rii, op. cit. p. III.

[14] Ibidem, p. II.

[15] Ibidem, p. II.

[16] Archivo di Propaganda fide, Acta  Sacris Congregationis, anno 1659, f. 228.

[17] Mbi Kolegjin Grek të Romës krh. P.P. Rodota, op. cit. pp. 146-205; Antonius Fyrigos (në përkujdesje të), Kolegji Grek i Romës – kërkime mbi nxënësit, drejtuesit, aktivititi, Roma, 1984

[18] Arkivi i Propaganda Fide, Shkrimet origjinale të referuara në Kongresin e përgjithshëm  9 janar dhe 12 shkurt 1674, vëll. 445, f. 330.

[19] “Duke iu gëzuar hirësisë që të mund të  celebrojë meshën edhe në ritin latin në tokat latine në lëshimin për ndihmën e posaçme të Klementit XII, vishej me një ngjyrë ndriçuese si prelatët latinë. P.P. Rodota, op. cit., p. 77.

[20] Për këtë në një letër në Propaganda Fide, dërguar nga disa profesorë dhe studentë të Kolegjit Korsini prej Shën Benedeto Ulanos,  thuhet  “riti i të cilëve është më shumë i përzier si rit i vërtetë.” Arkivi i Propaganda Fides, ASC, v. 1751, f. 10.

[21] “Janë dy klerikë dominikanë me zakone të shkëlqyeshme dhe literaturë të mjaftueshme për studimet e filozofisë e të teologjisë”,  nga relacioni i mons. Karafas, argjipeshkëv i Miletos, krh. Domenico Morelli, Situata e Kolegjit Korsini më 1757 në shën Benedeto Ulano”, dokument i pabotuar i Bibliotekës së Vatikanit, te: “Risveglio -Zgjimi”, Roma,  1973, nr. 3, p.32.

[22]  Domeniko  Morelli, Situata…,p. 30.

[23] “Nuk mund të mohohet se peshkopi  i Nemezit për shumë vite në këtë anë nuk është parë në Kolegj, sepse qëndronte  në Lungro”. Krh. Domeniko Morelli, op. cit., p.31.

[24] “Duke shikuar librat e Kolegjit, kam vënë re se në vitet e mëparshme nxënësit grekë ishin katërmbëdhjetë, por në ndonjë vit në këtë anë kishte nëntëmbëdhjetë… mbi atë të numrit të sipërshënuar të nxënësve, janë të pranishëm 16 konviktorë, gati të gjithë latinë.” Krh. Domeniko Morelli, op. cit., p. 31.

[25] Ibidem, p. 33.

[26] Argjipeshkvi i Rossanos, me qëllim të përgatitjes së drejtuesve, jep gjykime mjaft të rënda. “Disa grekë të bërë priftërinj në Kolegj, të pranuar në provime për t’i mbajtur aftësitë e dëgjimit të rrëfimit, prej kësaj  kishnin marrë pezullimin  a divinis  si të paditur për sakramentin e altarit dhe të substancës së tmerrshme të sakrificës së meshës.” Arkivi i Propaganda Fide, ASC, viti 1751, f. 274-275.

[27] “Rectus enim latinus propter suam praestantiam, eo quod sit ritus sanctae Romanae Ecclesiae omnium Ecclesiarum Matris et Magistrae, sic supra Graecum ritum praevalet.” Nga Etsi Pastoralis,  paragrafi.

[28] P.P. Rodota, op. cit., pp. 93-104; Italo Kostante Fortino, Latinizimi i Specano Albaneze, nxjerrur nga <<Risveglio- Zgjimi>> Kozencë, 1981, n. 1.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »