KATEDRALJA “NËNË TEREZA” NIKOQIRE E MUZIKËS KLASIKE JAPONEZE DHE AMERIKANE

May 20 • Kulturë

 

Festivali Ndërkombëtar i Prishtinës- ReMusica – Edicionin e 14-të

1. NATA JAPONEZE

Kori «Kansai Koyuaki» nën dirigjimin e maestrove Ko Matsushita dhe Keishi Ito nga Japonia, hapën Edicionin e 14-të të Festivalit Nërkombëtar të Prishtinës ReMusica, në Katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë.

Formacioni ka ardhur duke mishëruar kulturën e tyre vendase dhe duke dashur ta prezantojnë publikun kosovar me ajkën e muzikës japoneze. Ndër të tjerash Koringa Tokio, interpretoj edhe një vepër në shqip «Një kokë një tokë » nga kompozitori R. Rudi.

“Kënaqësi të luash para këtij publiku. Kisha gjatë tërë kohës përshtypjen se ata e dijnë muzikën sepse mendoj se e kanë të njohur melodinë japoneze, por në fytyrat e tyre shihja edhe befasi. Megjithatë për mua ishte emocion shumë i mirë të jem para këtij publiku i cili duket se e lartëson muzikën klasike dhe sidomos folklorin” thotë për Kult Plus Emi Hishiki, pasi  ka interpretuar përkrah Korit dhe dirigjentit japonez.

Keishi Ito, dirigjenti që erdhi krahas Matsushitas, po ashtu tha se është i privilegjuar të jetë në një koncert në Kosovë, në shtetin i cili i ka dhënë kaq shumë hapësirë muzikës japoneze ndër vite dhe i ka ndihmuar bashkëpunimit Kosovë – Japoni.

“Tanimë jemi shumë të lidhur muzikalisht dhe në bashkëpunimin tonë kulturor. Ose me instrumente se me ndërrim dirigjentësh, kemi krijuar një urë lidhëse që na bashkon. Sonte Kori ka qenë fantastik dhe organizimi ishte në nivel. U ndjeva shumë mirë” tregon Ito.

1 2 3 4 5 6 7 8 9

2. NATA AMERIKANE

Dyert e katedrales “Nënë Tereza” ishin gjysmë të hapura, e të hyje brenda duhej shumë qetësi, pasi që brenda ishte shumë qetë edhe pse, kishte audiencë me një numër të kënaqshëm. Para kësaj audience ishte vendosur kori apo ansambli prej 30 anëtarësh të cilët do të preformonin nën dirigjimin e dirigjentit, Daniel Abraham, ku këta të fundit janë pjesë e natës së dytë të festivalit “ReMusica”. Nata amerikane ishte kjo që ky festival e solli për artdashësit me gjithsej 16 këngë që u interpretuan vetëm me zërin e këtij ansambli amerikan.
Pas çdo pjese, duartrokitjet e publikut nuk munguan dhe kishte interpretime nga më të ndryshmet e këngët ballkanike nuk u anashkaluan. Po ashtu një ndër pjesët më të mira ishte edhe interpretimi i këngës shqipe të orkestruar nga Rafet Rudi “Janinës ç’i panë sytë”, këngë kjo që u përcoll me duartrokitjet të gjata.

a1 a2 a3 a4 a5

Teksti dhe fotografitë nga ReMUSICA

Shpërndaje

Comments are closed.

« »