SHENJTËRIT E KRISHTERË NË SHQIPËRI (III)

May 20 • Histori

Fotografia në ballinë: Procesioni i Abreshëve të Italisë (San Kosmo) me shën Kozmon.

 

Shkruan: Robert ELSIE

Shenjtori ortodoks grek Shën Kozmas Aitolos, në greqisht 5@σμάς ό Αίτωλος, kishte lindur në Epir më 1714 dhe u bë një figurë e respektuar e kulturës greke të shekullit XVIII. Ai udhëtonte shumë, predikonte dhe luftonte në mbrojtje të civilizimit grek dhe ortodoksizmit në një kohë të shndërrimit masiv në islamizëm. Para fundit të jetës së tij ai u kthye në Epir dhe gjatë sundimit të kurdit, Ahmed Pasha, kishte udhëtuar dhe predikuar nëpër Shqipërinë Jugore. Ai kishte udhëtuar nga Himara dhe Vlora për në Berat, Myzeqe, Durrës (1777), Krujë e deri në Pogradec e Voskopojë, ai ishte munduar të mbante lartë shpirtin  e ortodoksisë greke deri në vdekjen e tij më 24 gusht 1779. Ai nderohej në Berat në mënyrë të veçantë dhe mbahet mend në tërë Epirin. Në Himarë ka qëndruar në një shtëpi të vogël të quajtur shtëpia e Atë Kozmas, ku thuhet se shenjtori ka pasur qetësinë e tij dhe i ka predikuar masës. Shën Kozma ishte varrosur në një kishë të vogël, të ndërtuar më 1813, e cila ka mbajtur emrin e tij në Kolkandas-FR, që gjendet afër grykës të lumit Seman. Objekti momentalisht është duke u renovuar. Reliktet e Kozmas Aitolas janë transferuar nga atje në muzeun arkeologjik në Fier më 1984 dhe qarkullojnë fjalët se në fund ishin shitur nga një rojtar me një çmim të lartë. Reliktet tjera të Shën Kozmës janë ruajtur në një kuti reliktesh të veçanta në Katedralën Metropolitane në Athinë, ku disa Epirotas verior vijnë të luten për pjesët e aneksura të Shqipërisë nga Greqia. Poashtu për kulturën helenike, Kozmo Aitolos iu ishte përkushtuar shqiptarëve ortodoksë në Shqipëri dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për t’ua thelluar mesazhin e thellë shpirtëror dhe për t’i trimëruar ata.

Shën Dhimitëri, shqip Shën Dhimitër ose Shmitër (Saint Demetrius), ishte shenjtor i Ballkanit i martirizuar në Sirmium (Mitrovicë e Sremit, në Serbi) kishte predikuar krishterimin në kohën e Perandorit Maksimian (gjatë viteve 285-305 p.s Krishtit). Vendi i kultit të tij është në Selanik ku reliktët e tij janë të ruajtura në një bazilikë e cila mban emrin e tij. Ndër 275 kishat katolike të shënuara nga Kardinjano, 9 kisha i ishin kushtuar Shën Dhimitrit. Kishat e hershme katolike të cilat i ishin kushtuar atij janë në: Krytha-SH, Dajç-SH, Markaj-BC, Gryka-Le, Spas-Ku, Lalëz-DR, Çidhna-DI dhe Garunja-EL. Poashtu kishte kisha ortodokse edhe në rajonin e Fierit, në Berat e datuar që nga viti 1607, Dhrovjan-DL,  Qeparo –DL, e ndërtuar më 1760, në Ivicë –Bubar-SR, Poliçan-GJ, e datuar që nga viti 1526, Konispol-SR, Boboshtica-KO, e datuar që nga shekulli XVII, Lin-PG dhe në Prizren e përmendur më 1276. Poashtu i është kushtuar edhe manastiri ortodoks Shën Dhimitrit në Ballsh (Glavinica) i përmendur më 1219. Shën Dhimitëri shpesh është shfaqur si luftëtar i shenjtë sikur Shën Gjergji dhe referohet edhe në liturgjinë ortodokse. Dita e festës së tij është 8 tetori sipas kalendarit perëndimor dhe rreth 24–26 tetorit sipas kalendarit lindor është në kohën e kundërt të dhjetorit me ditën e festës së njohur të pranverës së Shën Gjergjit. Në këtë mënyrë  ajo e shënon fillimin e dimrit dhe është dita e kthimit të kafshëve në lugina pas kalimit të kullosave verore në kullosat e larta malore. Në Strugë, pemët dhe lulet poashtu mbillen në ditën e Shën Dhimitërit dhe përgatitet një gjellë e veçantë me lakra të mbështjellura   për familje. Në vendet tjera perëndimore të Maqedonisë, buka e fryrë dhe drithi dërgoheshin në kishë për t’u bekuar nga prifti, ndërsa ëmbëlsirat haheshin në mbrëmje. Dhimitri është pajtor i fshatrave të Vllakavisë dhe Nistovës. Në traditat myslimane kjo ditë festive njihet si Qazim,dhe festohet më  26 tetor.

Shëndelli, Shën Ilija ose Shën Li  (Saint Elias), Santile-rumanisht, Sandaliya, Sindiliya aromunisht, serbokroatisht Ilija, në origjinal sipas Besëlidhjes së vjetër profeti Elijah, kaluron në qiell në kalë të bardhë ose në koçi të zjarrtë dhe lëshon goditje të tmerrshme në kulshedra. Për këtë ai është  identifikuar në disa vende si dragoni mitologjik. Por sidoqoftë, jo vetëm si shenjtor i krishterë, Shën Elia është mbrojtës i motit, shtrëngatave dhe zjarrit. Në traditën serbe, kur ka bubullimë dhe vetëtimë, thuhet se Shën Ilija i largon shpirtërat e këqij të shtrëngatës. Shën Elia e zë vendin e Heliosit, perëndisë së Diellit në Greqinë e lashtë dhe pa dyshim për shkak të ngjajshmërisë të dy fjalëve në Greqisht X8Æ”l ”Elias“ dhe Z8Æ@l “Dielli“. Ai ndonjëherë është konsideruar si reflektimi i kultit të hershëm diellor të mithras. Shqipëria kishte shumë kisha në male dhe faltore të kushtuara Shën Elias. Ndër 975 kisha katolike të shënuara nga Kordinjano; 9 i  kushtoheshin atij. Ndër këto kisha historike të kushtuara atij ishin ato në: Berdica-SH, Shkodra-SH, me një manastir dominikan të shënuar më 1444, Prelnikaj-MM, Pista-KU, Gruzja-KR, Thravesh-TR, Kusha-TR dhe Bizhuta-EL. Poashtu ekzistonin edhe kishat ortodokse në Shën Ilias në Boboshticë-KO, Voskopoja-KO, Korçë, Mborja-KO, Buqëz-PG në liqenin e Ohrit, në Buhal-PR,  e datuar që nga viti 1814, Jorgucat-GJ, e datuar që nga viti 1586, Stegopull-GJ e datuar që nga 1624 dhe Butrinti-SR. Një numër i konsiderueshëm i majave të malit janë poashtu të emëruar sipas tij, duke përfshirë edhe vargmalin e Shën Dellit në lindje nga Memeliaj dhe Tepelena. Elia gjithashtu është i njohur edhe si profet islam. Në të vërtetë, ngritja në qiell e Muhamedit është inspuiruar nga Elia. Të krishterët e nderonin Shën Elinë në teqen bektashiane të Sersem Aliut në Tetovë dhe në Shqipërinë e mesme shenjtori ka qenë i identifikuar si Abbas- Ali, ndërsa njeriu i fundit mysliman i shenjtë prehet në Malin e Tomorrit. Kjo nuk dyshohet poashto nga interferenca leksikore ndërmjet fjalëve Ali dhe Li. Dita e festës së Shën Elisë është 20 Korriku, ku sipas zakonit të njohur shqiptar, fliojhen kafshët. Në fshatin Zavalim afër Elbasanit, p. sh. flijohej një dem në këtë ditë.

Shën Eufemia, shqip Shën Mia (Saint Euphemia) ishte martirizuar në Kalcedoni afër Konstantinopojës më 16 shtator të vitit 303 (ose 307) me tortura të ndryshme. Kulti i saj u përhap shpejt dhe diku kah fundi i shekullit IV bazilika ishte ndërtuar mbi shpellën e saj. Në fillim të shekullit VII, trupi i saj u bartë në Konstantinopojë. Dita e festës së saj është 16 shtatori, megjithëse grekët e festojnë atë më 11 korrik në përkujtim të mrekullisë se dëshmuar nga ipeshkvët e Këshillit të Kalcedonit. Shën Mia është njëra prej të virgjërave më të nderuara martire të kishës ortodokse. Në Shqipëri është një kishë kushtuar asaj në Prell-MT, në shekullin XVII. Në shekullin XIX kishat të cilat i janë kushtuar asaj janë: në Qafën  e Malit-MR, e njohur si Zoja Shën Mia dhe në Kallmet-LE. Prapa kishës së vogël Shën Misë në Kallmet-LE, mbahet mend se  ka pasur një burim i ujit të shenjtë që buronte nga shkëmbijtë, të cilin besimtarët e vizitonin pas meshës që të pinë ujë nga ai. Në të vërtetë këta njerëz  në mesin e shekullit XIX janë munduar të arrinin te uji, ku shpesh shpërthenin kacafytjet, të cilat rastësisht i shpienin deri në vdekje. Më 1853, ipeshkvi i Kallmetit në këtë mënyrë ishte i detyruar të ndërtojë një mur përreth burimit. Pas kësaj, vetëm nga dy njerëz përnjëherë lejoheshin të hynin brenda në burim të Shën Misë. Ata ia shpërndanin ujin e bekuar masës që priste dhe ashtu u solli paqe dhe rregull në dioqezë.

Në bazë të legjendës errësimi i Shën Marenës (Saint Marina) Màrina-rumunisht, ishte marrë nga babai i saj, Eugjeni i Bitinisë në Azi të Vogël, që të jetonte si murgeshë në manastir. Ajo vdiq virgjër dhe vetëm pas vdekjes së saj ishte zbuluar se ajo ishte femër. Thuhet se njëra prej ikonave të saj ruhet si një relikt në manastirin e Vatopedit në malin Atos. Marena nderohej shumë në Arkidioqezën e Ohrit në shekullin XVIII, e poashtu edhe në Greqi dhe në Serbi. Manastiri i Llëngës i shek.XIV në rajonin e Mokrës, jo larg Pogradecit, i ishte kushtuar asaj, si dhe kishat në Seria-EL, Nuaja-KR dhe Dardha në veri. Dita e festës së saj është më 17 korrik, që ishte një ditë ku brenda vitit  të gjitha zjarret shuheshin. Në traditën e njohur, Shën Marena nderohej nga shqiptarët dhe vllehët e juglindjes së Shqipërisë për shëndet të mirë. Ajo u shfaqej atyre, gjatë periudhës kur ishte hëna e plotë, shëmbëlltyra e saj e ndritshme dhe rrezatimi i flokëve të saja të gjata në dritën e hënës me rastin e lëvizjes së tyre. Burimi i shenjtë i Marenës kishte forcë që të shëronte sëmundjet. Në Bullgari, ajo ndërlidhej me perëndeshën e lashtë Thrakase Artemis Bendis, Shën Marena poashtu njihej si mbrojtëse e gjarpinjve. Thuhet se i lironte gjarpinjtë dhe kujdesej për ta dhe poashtu i shëronte njerëzit të cilët vuanin nga kafshimet e gjarpinjve.

       Shën Martini i Toursit  (Saint Martin of Tours) (315-397), kishte lindur në Hungari dhe ishte rritur në Itali. Ai është i njohur, ndonëse si oficer i ri në Amiens, për dhënien e pelerinës një lypsi lakuriq, me këtë veprim ai e bindi të kthehej në krishterizëm. Më vonë ai jetoi për një kohë në Dalmaci. Prej 275 kishave katolike të shënuara nga Kordinjano, shtatë i kushtoheshin Shën Martinit. Ndër to ishin kishat në: Grudë-MM, Truen-PU, Zgërdhesh-KR, Bizhuta-EL dhe Bena-EL. Shën Martini në traditën shqiptare ishte pajtor i barinjve dhe tufave të tyre, të cilat ai i mbronte kundër ujqve. Dita e festës së tij është 11 nëntori dhe kremtohej në veçanti në Pashtresh, në rajonin e Shpatit në Shqipërinë e mesme. Besohej se nuk ishte mirë për fermerët dhe barinjët që t’i qethin delet e tyre ose dhitë në këtë ditë. Nëse përdoreshin gërshërët, kafshët nuk do të begatoheshin. Në malet rreth Shkodrës, dita e Shën Martinit, sikurse Shën Mitri  në vende të tjera, shënonte fillimin e dimrit.

        Krye Engjëlli Shën Mëhilli, shqip Shën Mhill, Shënmhill, Shmill (Saint Michael) në Bibël ishte i njohur si “udhëheqës i tronit hyjnor”, konsiderohej si mbrojtës i të krishterëve dhe i ushtarëve në veçanti. Kishat dhe faltoret e Shën Mëhillit, sikurse ato të Shën Elias ishin të dëshirueshme të ndërtoheshin në maje të kodrave dhe maleve. Në fillim të shek. XVII ishin së paku shtatë kisha katolike të kushtuara Shën Mëhillit, ndër të cilat në malin Sapa-SH, në Shtegun Krraba-TR, në Jatesh-EL, Mëner-TR, Shullaz-LA dhe Kashnjet-LE. Poashtu ishte edhe një kishë afër Ulqinit e shënuar në vitin 1426 dhe një abaci në Kir- SH. Ndër kishat ortodokse dhe themelatat e kushtuara atij ishin ato në: Prizren me manastir e datuar që nga viti 1348 dhe kishat në Berat (Kisha e Krye engjëjve Mëhill dhe Gabriel, e datuar diku rreth vitit 1300), Bubullima-LU, Vuno-Gj, e datuar që nga viti 1783, Nilova-GJ, Gjirokastër, e datuar që nga viti 1776, Mingul-GJ, që nga shek.XVIII, Voskopoja-KO, e datuar që nga vitit 1722, Vithkuq-KO, e datuar që nga viti 1682 dhe e Shalës-ER, që nga  shek.XVII. Dita e festës së tij është 29 nëntori sipas kalendarit perëndimor dhe 27 tetori sipas atij lindor, përkujtohej në zonën e Shalës, në fshatrat katolike Pog dhe Kir, por edhe në fshatin Boga-MM. Ajo kremtohej edhe nga fiset e maleve veriore, të krishterët e poashtu edhe myslimanët, e nga Shala në veçanti, bënin fli dhe  pjekurin në hell delen. Para darkës, në natën e Meshës së Mëhillit, do të ndizej qiriu e pas përfundimit të lutjeve, ushqimi do të hahej në shenjë mirënjohjeje ndaj të shenjtorit. Dikush në familje do të mbante roje tërë natën dhe tërë ditën e ardhshme për t’u siguruar se qiriu nuk ishte fikur. Nëse do të fikej, do t’i sillte turp dhe fat të keq familjes në fjalë. Shën Mëhilli është pajtor i fshatit Krokornica në Maqedoninë Perëndimore.

        Shën Naumi (Saint Naum or Nahum), shqip Shën Naumi, sllavisht Sveti Naum, ishte shenjtor i njohur në kishat ortodokse, të cilit iu kanë atribuar shumë mrekulli. Ai kishte themeluar manastirin e njohur i cili mbante emrin e tij dhe tani gjendet në kufirin shqiptaro-maqedon në bregun jugor të Liqenit të Ohrit. Kulti i Shën Naumit u përhap në gjysmën e parë të shek.XVIII në fillim në Voskopojë-KO si një qendër e kulturës ortodokse dhe më pas me ngritjen e argjidioqezës së Ohrit (Achrida). Fama e tij ishte shtrirë prej këtu e në jug, në malin Athos dhe në drejtim të veriut deri në Vjenë.  Figura e tij do të shihej në freskat e kishave të Voskopojës,  Shipska-KO dhe në Vithkuq-KO. Bektashianët shkonin poashtu në pelegrinazh në manastirin e Shën Naumit, duke besuar se njeriu i tyre i shenjtë Sari salltëk ishte i varrosur aty. Fillimisht dita e festës së Shën Naumit ishte 23 dhjetori, por më vitin 1727, në bazë të autoritetit të Argjipeshkëvit të Ohrit, u ndërrua në 20 qershor, në mënyrë që pelegrinëve t’u bëhet më pak e mundimshme klima kontinentale e Ballkanit të brendshëm.

       Shën Shtjefën (Saint Stephen) (vdiq diku rreth vitit 35 pas Krishtit), njihet nga kisha si martiri i parë i Krishtit. Ai ishte predikues i zellshëm. Në Shqipëri, Shën Shtjefëni fillimisht ishte pajtor i Shkodrës. Kisha e cila mbante emrin e tij në kështjellën e Shkodrës i referohej vitit 1319, duke qenë katedralë e qytetit dhe figura e tij paraqitej në parat metalike të lëshuar atje. Në mesjetë ishte poashtu edhe një dioçezë e Shën Shtjefënit në Shqipëri me qendrën e saj, në Stefaniakë (Stephaniaca) tani një vendbanim i braktisur afër grykës së lumit Ishëm, ndoshta afër vendit Shëllinza-LA. Në fillim të shekullit XVII e dimë se së paku shtatë kisha katolike i ishin kushtuar Shën Shtjefënit, ndër të cilat ato në: Barbullush-SH, Blinisht-LE, të datuara në mesjetë, Spas-KU, Kllojka-TR dhe Okshtun -KJ, poashtu edhe kisha Ortodokse në Dhërmi-VL. Dita e festës së tij është 26 dhjetori .

  Megjithëse jashtë kornizës së këtij shkrimi, i bëhet edhe  një referim, së paku kalimthi, një numri të konsiderueshëm të shenjtorëve myslimanë që nderoheshin në Shqipëri. Ekziston një numër kultesh përgjatë vendit në veçanti të mauzoleve shq. Tyrbeve, në të cilët figurat e shenjta islame, duke përfshirë shumë bektashinjë, prehen ose janë së paku të nderuar. Ndër shenjtorët më kryesorë të myslimanëve në Shqipëri janë: Abbas Ali, në tyrben e të cilit në maje të malit Tomorr, shkojnë për pelegrinazh në muajin gusht; Abdullah Baba nga fshati Alipostivan i Shqipërisë Jugore; tashmë i harruari Ali Dost Dede, nga Gjirokastra; Asim Baba, poashtu nga Gjirokastra i cili duhet të ketë pasur rol kryesor në përhapjen e bektashizmit në Shqipëri; Demir Han i varrosurt në Tepelenë; Hasan Dede i Përmetit; femra mirëdashëse e fillimit të shekullit XIX Dervish Hatixhe nga Tirana, varri i së cilës vizitohet ende nga banorët e kryeqytetit shqiptar; Haxhi Baba i Përmetit; Kusum Baba, poashtu i njohur thjesht si Kus Baba, tyrbja e të cilit është në Vlorë e që u rihap në prill të vitit 1998. Mehmet Efendi nga Shkodra; Qazim Baba nga qyteti Kastoria i Greqisë veriore, i cili prehet i varrosur në Bilisht-DV; Njeriu i shenjtë bektashian dhe figura legjendare Sari Salltëk nga Kruja dhe Shemimi Baba i Madh, poashtu nga Kruja , i cili ishte vrarë më 1803 .

Edhe pse Shqipëria shpesh është përshkruar si një tokë e paganëve të vendosur të cilët mund vetëm të këmbenin fenë sipërfaqësisht dhe sado që misionari dhe predikuesi ka pasur udhëtim  të dëshpruar gjatë disa viteve të fundit,  krishterimi ka rrënjë të thella në Shqipëri, sikurse islamizmi. Mjerisht, shumë nga  trashëgimia e pasur kulturore është shkatërruar. Ajo është gjetur aktivisht gjatë shumë viteve të regjimit komunist, kur për të gjithë shqiptarët ishte supozuar se mendonin njësoj dhe nuk besonin, ose më mirë të mos besonin, njësoj. Kishat, xhamitë, teqet bektashiane dhe vendet tjera të peligrinëve të të gjitha besimeve ishin të ndaluara dhe shumë prej tyre ishin shkatërruar nga administrata shqiptare. Zakonet e vjetra dhe dogmat ishin fshirë rrënjësisht  nga mendja e shqiptarëve dhe pothuajse relativisht ka mbetur shumë pak nga ky identitet. Vetëm në vitet që vijnë, shqiptarët arrijnë sërish në vendin e tyre në planetin e tokës pas një mungese të gjatë, nën diktatorin komunist E. Hoxha, do të shohin elementet e traditës së identitetit të tyre  dhe se kanë mbijetuar .

Shënimet e Botuesit : Shkurtesat e mëposhtme të përmendurë në kët artikull I drejtohen krahinave në Shqipëri: BC= Tropoja (Bajram Curri), BR=Berat, BZ=Bulqiza, DI=Dibra, DL=Delvina, DR=Durrës, DV=Devoll, EL=Elbasan, ER=Kolonja (Erseka), FR=Fier, GJ=Gjirokastra, GR=Gramsh, HS=Has, KJ=Kavaja, KO=Korça, KR=Kruja, KU=Kukës, KV=Kuçova, LA=Laç (Kurbin), LB=Librazhd, LE=Lezha, LU=Lushnja, MK=Mallakastra, MM=Malësia e Madhe, MR=Mirdita, MT=Mat, PE=Peqin, PG=Pogradec, PR=Përmet, PU=Puka, SH=Shkodra, SR=Saranda, SK=Skrapar, TP=Tepelena, TR=Tirana, VL=Vlora.

Veprat e konsultuara

Bartl, Peter. 1967.  “Kryptochristentum und Formen des religiösen Synkretismus in Albanien,“ Grazer und Münchener balkanologicshe Studien. Beiträge zur Kenntnis Südosteuropas und des Nahen Orients 2“, Munich: Trofenik, pp.117-27.

Bulo, Jorgo. 1996. “Mali i shenjtë i Tomorrit. Nga kulti pagan te miti romantik,” Perla, revistë shkencore-kulturore tremujore 4, pp. 3-7.

Çabej, Eqrem. 1935. “Sitten und Gebräuche der Albaner”, Revue internationale d`etudes balkaniqus 1, pp. 556-72.

 -.  1966. “Albanischen Volkskunde”,Südost-Forschungen 25, ff. 333-87.

 Cena,Sabahajdin. 1978. “Doke e bestytni lidhur me ditën e Nevruzit e të Shën

Gjergjit në Podrime, “Gjurmime albanologjike, Folklor dhe etnologji 6”, ff. 259-62.

Cordignano, Fulvio S.J. 1934. “Geografia ecclesiastica dell`Albania. Dagli ultimi decenni del secolo XVI alla meta del  secolo XVII” Orientalia Christiana Periodica 36, ff. 229-94.

Cozzi, Ernesto. 1914. “Credenza e superstizioni nelle montagne dell`Albania” Anthropos 9, ff. 449-76.

Durham, Mary Edith. 1928. Some Tribal Origines, Laws and Customs of the Balkans (illustrated by the author). London: Allen & Unwin, reprited by AMS in 1979.

  1. “St. Blaise, Blasius, Biagie”, Folk-Lore, a quaterly review of myth,

tradition, institution and custom 45:2, p. 163. Elsie, Robert. 1991a. “Albanian

Literature in Greek Script”. The Eighteenth and Early Nineteenth Century

Orthodox Tradition in Albanian Writing, Byzantine and Modern Greek Studies

15, ff. 20-34.

1991b. “The Scutarine Catholic Contribution to the Development of Nineteenth- Century Albanian  Literature”, Albanian Catholic Bulletin/Buletini  Katolik Shqiptar XII, ff. 91-97.

1992a. “Albanian Literature in the Moslem Tradition. Eighteenth and

Nineteenth Century Albanian Writing in Arabic Script”, Oriens, Journal of

the International Society for Oriental Research 33, ff. 287-306.

1992b. “Three Poets of the Golden Age of  Scutarine Catholic Literature in

Albania”, Albanian Catholic Bulletin/Buletini Katolik Shqiptar 13, ff. 97- 102.

1994a. Albanian Folktales and Legendes. Tiranë: Naim Frashëri.

1994b. “The Currents of Moslem and Bektash Writing in Albania”, Albanian Catholic Bulletin/Buletini Katolik Shqiptar 15, 172-77. 1995a. “he Elbasan Gospel Manuscript (Anonimi i Elbasanit), 1761, and the Struggle for an Original Albanian Alphabet”, Sǜdost-Forschungen 54, ff.105-59.

1995b. History of Albanian Literature. East Europian Monographs CCCLXXIX, 2 volumes (Social Science Monographs, Boulder. Distributed by Columbia University press, New York).

  1. Studies in Modern Albanian Literature and Culture. East Europian

 Monographs, CDLV (East Europian Monographs, Boulder, Distributed by

 Columbia University Press, New York). 

1997a. Histori e Letërsisë shqiptare. Tiranë and Pejë: Dukagjini.

1997b. Kosovo. In the Heart of the Powder Keg. East Europian Monographs, CDLXXVIII (East Europian Monographs, Boulder, Distributed by Columbia University Press, New York).

  1. “Islam and the Dervish Sects of Albania. An Introduction to Their History, Development and Current Situation, “The Islamic Quaterly 42.4, ff.266-89.

 Georgieva, Ivanička P. 1985. Bulgarian Mythology. Sofia: Svyat. Giakumes, Georgies K. And Gregores Blassas. 1994. “Mnemeia orthodoxias Sten Albania”, Ereuna-keimena Georgios K. Giakumes. Fotografies Gregores Blassas. Athens: Ekdose Ekpaideutorion Duka.

Halkin, François. 1965. Euphemie de Chalcedonie. Legendes byzantines. Brusseles: Societe des Bollandistes. 

Harapi, Zef Mati. 1914. “Pushka e tradhtarit. Rromanz histrjak shqypniet”. Vepra pijore 14.

Hasluck, Frederick William. 1929. Christianity and Islam under the Sultans.

Hasluck, Margaret (ed.), 2 volumes, Oxford: Clarendon. Ippen, Theodor Anton.1908. “Die Gebirge des nordwestlichen Albaniens.”Abhandlungen der k.k. Geografischen Geselschaft in Wien 7. Vienna, Heft 1,75 ff.

Jochalas, Titos P. And Liza Ebert. 1993. Stĕ  gĕ tu Pyrru. Diachronikos hellenismos stĕn Albania (Keimena: Titos P. Giochalas. Fotografies: Liza Ebert). Athens: Ekdosies Asterismos.

Kasumi, Isak.1978. “Rite që kanë të bëjnë me Ditën e Shëngjergjit”, “Gjurmime

Albanologjike, Folklor dhe etnologji 6, ff. 246-48.

Koch, Guntram.1989. Albanian. Kunst und Kultur im Land der Skipetaren, Cologne: DuMont.

Krasniqi, Mark.1995. “Nga mitologjia shqiptare”, Studime 2, ff.65-94.

  1. Aspekte mitologjike. Besime e bestytni. Mithological Aspects. Beliefs and Superstitions, Prishtinë: Rilindja.

Kriss, Rudolf. 1960. “St. Georg – al-Hadr(Hadir, Hidr). “Bayrisches Jahrbuch fur Volkskunde, ff. 48-56.

Krumbacher, Karl. 1911. “Der heilige Georg in der griechischen Uberlieferung”, Abhandlungen der Koniglich Bayerischen Akademie der wissenschaften. Philosophisch –philologische und historische Klasse 25.3. Abh.,Munich.

Lambertz, Maximilian. 1973. “Die Mythologie der Albaner. Bearbeitet von Klaus-Henning Schroeder”, Worterbuch der Mythologie 1. Abt., Bd.II. Gotter und Mythen im Alten Europa. Haussig, Hans Wilhelm (ed.), Stuttgart: Ernst Klett, ff.455-509. 

Malcolm Noel.1998. Kosovo, a Short History. London: MacMillan. Nopcsa, Franz Baron. Religiose Anschauungen, sitten und Gebrauche. Unpublished manuscript in the Austrian National Library, Vienna, manuskript Collection, Ser.nov.9393. Written after 1917, 242 ff.

Pedersen, Holger. 1898. “Zur albanesischen Volkskunde von Dr. Holger Pedersen, Privatdozent der vergleichenden Sprachwissenschaft an der Universitat  Kopenhagen”, Ubersetzung der in den Abhandl. D. konigl. Sachs.

Ges.d. Wiss.phil.hist.Cl.XV vom Verf.  Veroffentlichten alb. Texte, Copenhagen: Einar Moller.                                              

Peyfuss, Max Demeter. 1989. “Die Druckerei von Moschopolis 1731-1769.

Buchdruck und Heiligenverehrung im Erzbistum Achridia, “Wiener Archiv fur Geschichte des Slawentums und Osteuropas 13, Vienna and Cologne: Bohlau (reprint 1996).

Plaku, Palok. 1988. “The Holy Legend of Our Lady of shkodra”, Albanian Catholic Bulletin/ Buletin i katolik Shqiptar 9, ff.12-14. 

Siçeca, Shpresa(=Siçeca Shpresa).1990. “Gjurmët e kultit të Shëngjergjit në Prizren”,  Studimi etnografik i ndryshimeve bashkëkohore në kulturën popullore shqiptare. Materiale nga sesioni shkencor i mbajtur në Prishtinë   më 7 dhe 8 dhjetor 1989, Statovci Drita, Fadil Syla, Ibrahim Rugova, Ukë Zhemaj  and Mehmet  Halimi (eds), Prishtinë: Instituti Albanologjik, ff. 155-62.

Stadtmuller, Georg. 1954. “Altheidnischer Volksglaube und Christianisierung in Albanien, “Orientalia Christiana Periodica 20, 211-46. 

Tapkova-Zaimova, Vassilika.1987. “Le culte de saint Demetrius a Byzance et aux Balcans”, Das Christentum in Bulgarien und auf der ubringen Balkanhalbinsel in der Spatantike und im frhen Mittelalter. II. Internationales

Symposiom, Haskovo (Bulgarien), 10-13. Juni 1986. Gjuzelev, Vassil and Renate Pillinger (eds), Miscellanea Bulgarica 5. (Bulgarisches Forschungsinstitut in Wien, Vienna), ff.139-46.

Thomo, Pirro. 1998. Kishat pasbizantine në Shqipërinë e Jugut. (Kisha Orthodokse autoqefale e Shqipërisë, Tiranë).

Valentini Giuseppe I. 1944. “Santi dell’epoca cristiana comune nella tradizione agiografica albanese”, Orientalia Christiana Periodica X:1-2, ff.179-201.

Zojzi, Rrok. 1949. “Gjurmët e nji kalendari primitiv në popullin tonë”, Buletin i   Institutit të Shkencave 1,ff.85-112. 

Përktheu nga gjuha angleze: Oliver Sedaj

 

Shpërndaje

Comments are closed.

« »