PAS 400 VJETËVE KREMTOHET MESHA E SHENJTË

May 22 • Kisha ndër Shqiptarë

 

Në Manka, mbi qytetin e vjetër të Tivarit, në Mal të Zi, pas më tepër se 4 shekuj, kremtohet mesha e shenjtë në Kishën e të Shëlbuemit – Ngritjes së Zotërisë në Qiell, që ishte kishe e Benediktinëve.

Tivari dhe rrethina, por jo vetëm, janë lokacion antik i krishterë, që gjatë Perandorisë Otomane ka pësuar shkatërrime të shumta, ndalime e mohime të kulturës dhe trashëgimisë së krishterë. 

Kisha e vjetër katolike, tani në rrënoja, ishte pronë e një familje myslimane nga Tivari. Këto ditë toka dhe kisha janë kthyer në pronësi të Kishës katolike, përkatësisht Argjipeshkvisë së Tivarit. Prona të shumta ku gjendet kishat e vjetra paeokrisitane, kristiane dhe të kohës së mesjetës, gjenden në shumë vende të territorit të Argjipshkvisë dhe pritet që ato të kthehen te pronari i ligjshëm, i vërteti, që në njëfarë mënyre të rikompensohet sadopak dëmi i madhe që pushtimi Otoman i ka bërë kësaj treve kristiane.  (Drita)

1 2 3 4 5 6 7 8 9

Shpërndaje

Comments are closed.

« »