NË NDËRDIJE SHQIPTARËT E JETOJNË KRISHTERIMIN

May 23 • Kisha në Kosovë

Shkuran: Linda GJOKAJ

Tribuna “I Krishteri dhe Shoqëria”,  organizuar nga fondacioni “Drita”, këtë herë kishte për temë boshte,  dëshminë  pasur te një gruaje që pranoi sfidën shoqërore për t`ia kushtuar një jetë të tërë fesë dhe krishterimit.

 Dr. Preveza Abrashi, shefe e repart të kirurgjisë abdominale në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, paraqiti para të pranishmëve të shumtë, dëshminë e saj frymëzuese, bashkë me një këndvështrim historik të rrugëtimit të përbashkët të popullit shqiptarë, dhe fesë së krishterë.

Unë kam ndje një lehtësim shumë të madh të shpirtit”- ishte fjalia me të cilën doktoresha Preveza Abrashi e përshkroi kalimin e saj simbolik në fenë e krishtere, e cila, duke studiuar pasurinë e krishterë- të rrënjosur në popullin tonë, kishte vendosur përfundimisht të kurorëzonte qëndrimet e saja të krishtera, me pagëzim. Kështu, ajo ka mund t’i bashkohej asaj që ajo e quan fe e vërtetë.

Në këtë ligjëratë, ndërthurja analitike që i`u bë fesë dhe historisë, me jetën dhe përvojën e saj të përditshme, ishin sekuencë sa frymëzuese aq edhe shkencore. Ligjërata filloi me dëshmi nga përditshmëria e doktoreshës, e cila, siç shpjegon ajo, është e mbushur me interaktivitet, me qytetarë ku ajo gjen inspirimin dhe shërbesën të punojë për ta si një e krishtere e denjë. Pikërisht, dashuria për punën dhe këta njerëz, e shtyri atë të gjejë elemente të përbashkëta të jetës së saj me Krishtin. Doktoresha, pa hezitim, përsëriti shumë herë, se, këta qytetarë që ajo takon, janë të mbushur me elemente të krishterimit, të cilët, pa vetëdije shfaqin shenja që me shekuj janë ruajtur në gjenet e tyre. “Populli predikon pavetëdije Biblën“-ishte fraza që u përsërit shumë herë gjatë ligjëratës, duke e theksuar me shumë kujdes dhe vendosmëri..

Për pohimet se shqiptarët diku në ndërdije fshehin fenë e të parëve, ajo solli shumë shembuj nga fëmijëria dhe jeta e saj e mëvonshme. Fëmijëria e doktoreshës ka qenë e mbushur me elemente të krishtera. Ajo kujton kohën kur në Pejë gjyshja e saj, dhe më të vjetrit, bënin shenjën e kryqit kur përgatisnin bukën, kur pinin kafen; e megjithatë nuk e kuptonin çfarë domethënie kishe.

Për të mbështetur më fuqishëm edhe në aspektin shkencor atë siç e thoshte ajo “shpirtin e vërtetë” e shenjat e kryqit kudo tek populli ynë, u përmend edhe kujtesa gjenetike. Veprimet e ndërdijës, të ruajtura diku thellë në qenien tonë, që zbulojnë identitetet tona të vërteta. Kështu, shqiptarët reflektojnë veten e tyre, fenë e të parëve- krishterimin.

Analiza personale e doktoreshës se populli ynë gjatë historisë e luftërave nuk ka sulmuar të pafajshmit tregon se populli ynë ka qëndruar i lidhur ngushtë me fenë: “Pa vetëdije e kemi mbajtur aq ngushtë rrugën me Krishtin” – shpjegoi ajo .

Për fund, Abrashi sugjeroi se populli ynë duhet të ketë guximin të pranojë të vërtetën, që sipas saj është Krishterimi. Të pranojnë rrugën të cilën e devijuam diku në histori.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17

Shpërndaje

Comments are closed.

« »