JUL VARIBOBA DHE GJELLA E SHËN MËRISË VIRGJËR E TIJ (IV)

May 26 • Letërsi

Shkruan: Italo  K.  FORTINO

Tregimi

Vepra e Varibobës mund të ndahet, për nga pëmbajtja dhe forma, në dy pjesë themelore  tregimi dhe interpolimi i këngëve, po aty është e përfshirë edhe Doktrina e krishterë. Këto ndryshime dallohen vetëm për lehtësinë e shtjellimit, pa hequr asgjë nga njësia e përgjithshme e poemës, që gjen në praktikën katekistike pikën e bashkimit ndërmjet shpjegimeve të rivelacionit të krishterë, të lavdërimit, tërthorazi këngës, të vërtetës hyjnore dhe kodifikimin e tyre ekleziastik të ndërvënë ne dozë të ekuilibrit pikërisht mbi bazë të një metodologjie tradicionale pedagogjike në kohë të gjatë të përshtatur të komunitetit arbëresh të ritit grek.

            Nga ana tjetër, këto veprimtari pasqyrojnë momentet e spikatura celebruese të ciklit vjetor liturgjik dhe në poemë përmbajnë tonin koral të një komuniteti në lëvizje. Duhet shiquar jo zërin e një të vetmit individ, por asaj prezente në kualitetin e lëvizjes, të kuvendit të mbrendshëm eklezial që personifikohet në ngjarjet e hershme, por të gjalla dhe aktualizuese në të tashmen. Vepra, kështu, bëhet e theksuar në realitetin vendor, në panoramën popullore të Shën Gjergjit, prej të cilit merr ngjyrimet tipike dhe elementet tradicionale, të rishikuara në mendjen e autorit me entuziazëm të veçantë dhe me vlerësim të plotë për shënimin e tij, të një mesazhi që, për të mbetur i zgjidhur, përmban një paraqitje më humane dhe të përshtatshme në aftësinë respektuese të komunitetit. Shpirti popullor është i pranishëm jo vetëm në këngën tradicionale – kalimerat ose vjershat – por edhe aty ku do të pritej në një diskutim teologjik mbi fshehtësinë, në tregimin e ngjarjeve mbinjerëzore dhe të vërtetës që e sundojnë logjikën njerëzore. Tregimi përshkon një periudhë të ngjarjes që shkon prej Ngjizjes së Marisë, në vdekjen e saj dhe ngritjen, dhe për largimin e gjerë në kozmos nga dy ngjarjet më të rëndësishme të Zbulesës – Lindja dhe Vdekja e Krishtit – nuk  lejon, pra, të vazhdojë në një nëndarje të poemës në dy pjesë të veçanta – Gjella e Shën Mëris Virgjër (Jeta e Shën. Marisë Virgjër) dhe Gjella e Shën Bambinit (Jeta e Shën Fëmiut) si e ka thënë me nxitim  Librandi,[1]

sepse përmbajtja është e koncentruar në figurën e Marisë që është gjithnjë prezente edhe aty ku fjala është e kthyer nga i biri.

            Mbi bazë të strukturës së poemës, mund të shihen tri interpolime dhe një shtojcë e këngëve, të nxjerra edhe nga shtypi i botimit të vitit 1762, që ndahet në katër pjesë ashtu individuale:

            1) prej Ngjizjes së Marisë në Lindjen e Krishtit (VV. 1-524); 

            2) prej Rrethprerjes te ikja në Egjipt (VV. 2687-3118);

            3) prej kthimit nga Nazareti në Kryqëzim (VV. 3143-3574); dhe

            4) prej Ringjalljes në Ngritjen (VV. 3849-3980).[2]

            Vepra fillon me thurrjen klasike, në këtë rast të Marisë ngase e frymëzon “vargu i ri” meridional (V.2), ky i mirënjohur prej Varibobës, i marr në huazim nga ai i letërsisë  italiane. Në të vërtetë pjesa tregimtare përbëhet prej kuartinave të tetërrokshit me rimë të fundit ABCB, të harmonizuara prej melodisë së rimës së brendshme në vargun e dytë AA dhe të dy gjysëmvargjeve në të tretin të përputhura ndërmjet vete CC. Rima shkon në ngërthimin ashtu mbi tetërrokshin e poezisë popullore të traditës italo-arbëreshe në respektimin edhe të rrokjeve të gjata dhe të shkurta.[3]

            Shtjellimi respekton në vijë të madhe burimin biblik që e bën prej fijes vazhduese, por jo pak elemente të tjera vijnë të bashkuara, të arritura në veçanti nga  tradita shekullore që nxjerr origjinën e Ungjillit apokrif. I referohemi në një mënyrë shembullit të figurës së Anës dhe Joakimit, prindërve të Marisë (VV. 21-28), që në pleqëri, pas agjërimit, të lutjeve dhe përshpirtërisë së parreshtur në Zotin, që ua plotëson dëshirën e tyre që të kenë një vajzë, ose në qëndrimin e Marisë në Tempull që prej tre vjetësh (VV. 33-36), dhe në fund  dyshimi i fakteve të Jozefit në të vërejturit se bashkëshortja e tij është misteriozisht shtatëzënë dhe keqardhja e tij pasuese (VV. 197-234) në vazhdim dhe zbulimi i së vërtetës nga ana e ëngjëllit.[4]

            Prandaj në temat e njohura, autori, nuk bie në shtërrpësi dhe në nderim: Tema thurret me një dialog të gjallë ndërmjet autorit që personifikon natyrën njerëzore të habitur përballë ngjarjeve e gjërave të jashtëzakonshme, dhe Marisë, bërses së fshehtësisë së mishërimit, që bën rrugën ndërmjet qëllimit të Zotit dhe Njeriut. Gjithashtu, në zërin bisedues  autori e shpie lexuesin dalëngadalë në skenën që shihet  dhe ku zhvillohen veprimet këmbëngulëse dhe tërheqëse, i përcjellin dhe ndërrohen ndërmjet protagonistëve dialogët sa të shkurtra, aq edhe të gjata që e gjallërojnë tregimin, i japin gjallëri dhe spontanitet, e kthejnë pjesëmarrësinë si lexues të fakteve që e prekin pikërisht atë si bashkëpjesëmarrës të fateve njerëzore.

                 Shfaqet shpesh toni didaktik, por jo si ngarkesë e peshës dhe pedantërisë; ai i shënon disa herë në temë personazhet, disa herë në tregimin e sjellur përpara të autorit. Maria, për shembull, në dialog me Elizabetën (VV. 125-172), pasqyron besnikërisht tregimin ungjillor (Luka 1,46) dënon mendjemadhësinë dhe lëvdërimin e përvujtërisë që përfytyron fshehtësinë e shpëtimit. Autori nga ana tjetër, nuk e lë përgjysëm së theksuari zgjedhjen e Krishtit që lind Fëmijën në një ahur pa komoditete prej të fuqishmëve të tokës (VV. 369-380).

           Pjesa e parë e poemës (VV. 1-524) mund të jetë e konsideruar një himn për përvujtërinë, në të cilin përmbyllet esenca e shpirtit të krishterë, se tema mbi virgjërinë e Marisë (VV. 45-60), e thekson me qëllim autori (VV. 123-220 dhe 401-408), prek ligjin e ri natyror që shquhet me aftësi në zgjedhjen e Mishërimit, e kthen logjikën njerëzore duke i riparashtruar nën një dritë të re kontrastet shekullore ndërmjet natyrës njerëzore dhe sublimimit hyjnor.

          Variboba, edhe pse ishte plotësisht i bindur në ndjenjën e argumentit, nuk mbeti në nivelin teorik, asnjëherë nuk u largua prej realitetit në të cilin është drejtuar tema. Nga ambienti vendor buron vitaliteti dhe ngjyrimi  që u jep fuqi dhe madhështi shëmbëlltyrave. E vërteta teologjike, gjithnjë e kthjellët në përmbajtje, është e veshur nga veshja popullore dhe është lëshuar në humanizëm tërthorazi depërtimit të mentalitetit njerëzor që formon komunitetin e besimtarëve. Struktura e poemës, lëvizë ndërmjet formës shpjeguese dhe formës bisedore, duke e kthyer me shumë shkathtësi dhe afrueshmëri lexuesin. Në këtë kuadër shkojnë të vendosura periudha, frazeologjia dhe një shpirtmadhësi e sigurt edhe në zgjedhjen leksikore. Disa shprehje mund të shtyjnë kritikët për një gjykim më të ashpër,[5] në këtë shiqim gjetëm arsyetimin e tyre dhe domethënien, si projektim të një bote kulturore popullore deri tani të pakrijuar, në një vepër që nëpërmjet fuqisë krijuese, e bën pikërisht dhe e forcon. Kështu anakronizmat – Shën Ana që bën celebrimin e meshës për të pasur një djalë (VV.25-28), ose Shën Maria që reciton rruzarën (V.352) ose që thirret në Ungjillin (V. 1485) – nuk janë lajthitje të autorit, por një formë popullore e shprehje që modifikon vlerën semantike të termineve.[6] As tjetri interpretim nuk mund të caktojë formë të blasfemisë e vënë në gojën e Shën Jozefit (V.223) ose kërcimin e tij të krahasuar nga ai i gjelit (V.447).

                 Nga ana e poetit nuk ka pasur ndonjë qëllim të mosrespektimit, as ashpërsi ose gjendje jo e lumtur, por vetëm kërkesa e shprehshmërisë, e aftë për t’i dhënë fuqi dhe mprehtësi në temë dhe në shëmbëlltyrë, ashtu siç është e zakonshme të bëj mençuria popullore. Dhe në harmoni me fshehtësinë e Mishërimit, poezia e poemës nuk e nënçmon të shfaqurit e momenteve të zellshmërisë praktike të Jozefit që përgatit djepin dhe Marisë që me kujdes përgatit ndrizat dhe teshëzat e qëndisura (VV. 317-324). E njëjta mosmarrëveshje njerëzore për fshehtësinë e amësisë virgjërore e bashkuar në dyshimet e kuptueshme është mirë e pasqyruar në monologun e Jozefit (205-232), që i zemëruar nuk ia arrin të japë paqë, as që mund të japë vetës shpjegimin si të japë një burim që forcon ”arritjen e ujit dhe zjarrit” (V.228). Kontradiktat e qarta të ngjarjes, lëkundjet në mes të dyshimit të mbuluar dhe bindjes në besnikërinë e gruas, nuk ia dalin ta bindin Jozefin në kërkimin e së vërtetës, por e tregojnë në qëndrimin e vet të  ikjes me gjithë dobësinë njerëzore dhe me ngushtësinë e aftësisë depërtuese në logjikën hyjnore. Kështu njerëzor dhe karakteristik është qëndrimi i Shën Jozefit në çdo shfaqje, gjithashtu njerëzore dhe konkrete shfaqet edhe figura e Marisë, që, pasi iu kishte përgjegjur në mënyrë pohuese thirrjes hyjnore, në provimin e të gjitha rrjedhimeve dhe mospërfilljeve të bëra në ngarkimin e rëndësisë së punëve më të thjeshta. E deklaruar totalisht në besimin e vet të gruas në të fejuarin jo të qetë, e shohim të thelluar në kujdesin e të bërave shtëpiake, ngushëllon Jozefin në momentet më të rënda dhe me përvuajtëri të dhuruar strehohet në një stallë, e cila ajo e njëjta e pastron për t’i dhënë dritën Shpëtimtarit.

                Dhe aty në stallë në të ftohtin e dimrit, e lehtësuar vetëm nga vakësia e ngrohtësisë së flakadasë e tymit të ndezur nga Jozefi, zemra e tij e dridhur, vuan e pastaj gëzohet në përqafimin, sikur të nënës, me të voglin e sapolindur e të pambrojtur. Asnjë iluzion, asnjë privilegj për të qenë nëna e (Zotit), vetëm përvujtëria e vetëdijshme e cila shfaqet në rolin e nënës, në qendrimet më të zakonshme të ndonjë çfarëdo gruaje të popullit që ka dhembje të lindjes jashtë shtëpisë. Në shenjën e thjeshtësisë do të zhvillohet edhe pamja e barinjëve që ngarendin në stallë. Jo të gjithë të vetëdijshëm për të ndodhurën por besimplotë në fjalët e ëngjëllit, do të përgatiten në shpejtësi për nisje, pa harruar të sjellin dhuratat.

            Ata janë të trajtuar nga autori në ambientin e tyre të fshatit dhe si të tillë do të përpiqen si në garë të marrin për vete, si shenjë të dashurisë, dhuratat të cilat i kanë: gjizët, kecërit, qengjat, viçat. Bisedat ndërmjet barinjëve rrjedhin shpejtë dhe bëhen edhe më të vetvetishëme dhe të gjalla kur personazhet e veçanta prezentojnë karakteret tipike të tyre individuale dhe me emrat e vet. Disponueshmëria e tyre, të bashkuar në veçanti me zemërgjerësinë e njeriut të fshatit, nuk vie e zhgënyer; të bashkuar në stallë, ku ndodhet Fëmiu, të mbushur plotë prej dhuratave të tyre e tregojnë gëzimin e tyre shpirtëror me këngë, valle dhe tinguj të fyjeve. Pjesëmarrja e tyre nuk përfundon këtu, e ndjejnë se duhet informuar tërë vendin për ngjarjen e madhe dhe e kthejnë nderin, afrohen për të dhënë lajmin shtëpi për shtëpi.

            Variboba në përshkrimet e veta folklorike pasqyron me besueshmëri zakonet dhe trajtimet kulturore të ambientit të vet, i kthen të gjalla pamjet dhe ndez shpirtin e lexuesit me shqetësim entuziazmi që depërton nga fjalët e personazheve të veçanta.

            Megjithatë, duke i paraqitur argumentet e njohura dhe të përgjithshme në fushën kulturore jugore – na kujtohet shkurtimisht se e njëjta pamje e barinjëve ishte e bërë edhe nga  Nikolla Brankati nga Sicilia[7] e megjithatë shëmbëlltyrat, të pasura me fuqinë e jashtëzakonshme të mbrendshme, rrjedhojnë shpesh të reja, sepse janë të portretizuara me ngjyrat e pikërishme të dellit poetik. Përsëritshmëria e temës nuk e dëmton kompozicionin, sepse vishet përsëri nga drita e re dhe qartësia, madje, intenziteti i frymëzimit poetik është aq më shumë i vlefshëm sa që më shumë  mbërrin t’i japë shpirtit argumentet veçse të sprovuara.

            Pas ndërprerjes së parë dhe interpolimit të gjatë të këngëve, autori e merr përsëri tregimin ungjillor duke kujtuar shkurtimisht  ngjitjen e emrit të të Birit (VV. 2687-2706), që vie e celebruar nga Maria me një himn që parashtron refrenet e vargëzimit popullor (VV. 2707-2730). Një moment, që shkakton sensacion të thellë dhe paralajmërim të dramës së ardhshme të Pasionit, është Prezentimi në tempull, i shoqëruar nga profecia e Simonit plak (VV. 2847-2886). Një re e errët e mbështjellë shpirtin e Marisë, fshin shijen e kënaqësive të para dhe kujton me mizori realizimin e rrugës që tregohet e dhembshme. Nga tash e pastaj çdo shpërthim i kënaqësisë do të jetë gjithmonë e mbuluar nga pamja e dhembjes, dhe në mendjen e Marisë do të pasojnë, sikur në një refren, ngjarjet e ardhshme të tradhtisë, të mundimeve, të gozhdave dhe të vdekjes. Tregimi prek shënimet më të rënda dhe shndërron atmosferën e gjallë në një errësirë të thellë dhe shqetësim. Nuk vonohen së bëri të gjalla efektet e para me ikjen në Egjipt dhe kërdia e tmerrshme e të pafajshmëve që shfaqë të parën sakrificë në rrugën e Kalvarit. Ky ndryshim i zërit duket se përmbys autorin njëkohësisht që tregohet i zemëruar me Simonin plak për të zbuluar fatin e llahtarshëm. Kjo, në mbrojtjen e pakënaqësisë së autorit e keqëson më tutje atmosferën psikologjike, duke u treguar të gjithë besimtarëve rrugën e vuajtjes dhe të mundimit jetësor si të vetmën që sjellë shpëtimin.

            Rruga e gjatë dhe e pasigurt, drejt Egjiptit nuk është humbur prej referimeve në tregimet e traditës popullore; virtyti shërues i gurëve të larë prej pikave të qumështit të Marisë (VV. 3035-3038); takimi me hajdutin[8] e më mirë falja e Jezusit që kërkon lëmoshë te Maria (VV. 3039-3058); druri që ka dhembshuri për pelegrinët dhe lëkund pemët e veta (VV. 3059-3062), tregimi, i pasuruar prej këtyre ngjarjeve të dashura, bëhet edhe më familjar dhe akoma një herë tregon kuptushmërinë e vet dhe afrimin e vet ndaj prirjes popullore. Kështu edhe qëndrimi në Egjipt për shtatë vite është shfaqur në format dhe në rrethanat më të zakonshme të familjes së shtrënguar në mërgim; qiraja e shtëpisë, puna e zellshme e Jozefit dhe Marisë, raportet e mira me fqinjët, nuri i Fëmijës që së shpejti do t’i bëj për vete njerëzit.

            Në kuadër të këtyre ngjarjeve njerëzore, me natyrshmëri të skajshme autori fut elementet mbinatyrore; yllin që udhëheq magët, lajmet hyjnore tërthorazi ëndrrës, paralajmërimi i Simonit, fuqia që liron prej Fëmiut dhe që rrëzohet e shkatërron idhujt. Edhe pse disa strofa të ekstrapoluara (nxjerra) prej kontekstit mund të jenë të gjykuara si të ftohta, të ngërthyera në skicën e përgjithshme, edhe ato marrin  pasqyrimin me dritën që lëshohet prej ngjyrave të forta nga mozaiku i madh. Në vazhdim do të gjendemi përballë  jetës së thjeshtë, të zënë prej kujdesit njerëzor në të cilin shfaqen ndjenjat, botëkuptimet, qëndrimet, rrethanat e njerëzve të cilët jetojnë përvojën e përditshme ndërmjet të papriturave, zhgënjimeve, gëzimeve dhe vuajtjeve. Lexuesi është lehtësisht i dërguar në përvetësimin e perzonazheve në rrethanat që lindin nga zhvillimi i jetës së çdo dite, do të jenë kur pasionet njerëzore shtrembërojnë parashikimet dhe shkaktojnë shqetësime të thella, dhe kur shkëndija e gëzimit përhapet në depërtimin e qetësisë e që për një moment bënë të harrojnë të mbledhurit e reve në horizont.

            Kthimi i shtegtarëve në Nazaret zhvillohet ndërmjet mallëngjimit të ndarjes së të afërmëve (VV. 3155-3162), tanimë të bërë familjarë në shtatë vite të qendrimit ndër vete, frikat e Jozefit që bëri së ndërhyri dy herë ëngjëllin për ta siguruar se Herodi nuk është më (VV. 3167-3174) dhe pritja e hareshme e nazaretasve (VV. 3175-3190), të lumtur e së mëkëmburi ndërmjet vete duke adhuruar Fëmiun e rritur.

            Autorit nuk i shmanget së shënuari edhe ato aspekte sekondare që duhet kujtuar dhe  në zhvillimin e një teme kështu të ngritur; e që shpesh janë gjërat e vogla, momentet e jetës së përbashkët që vitalizojnë veprimin dhe japin një prerje domethënëse në brendi të veprës. Në hyrjen e shtëpisë modeste të Nazaretit, e mbetur mbyllur për shtatë vjet, me pak orendi të vogla (VV. 3219-3222), dhe sjellja e Fëmiut që u bindet prindërve, pastron shtëpinë, shkon te burimi për të mbushur ujë (VV. 3231-3238), i sugjerojnë Varibobës rrethanat e përshtatshme për të krijuar këndet e jetës tradicionale dhe ofrojnë mundësinë e ripohimit të vlerës së thjeshtësisë si mënyrë të jetesës.

            Ndjenjë e fuqishme është skena e Jozefit dhe Marisë që kërkojnë të birin të mbetur në tempull duke predikuar ndër dijetarëve (VV. 3263-3326). Në shqetësimin njerëzor është i bashkuar një pasqyrim konstant introspektiv  të dy protagonistëve: asnjë shkak i pranueshëm nuk mund t`iu shpjegojë të papriturën e humbjes së djalit dymbëdhjetëvjeçar, dhe kërkimin rraskapitës, që shkakton një gjendje shpirtërore të humbjes dhe të dëshpërimit, që do të shndërrohet te prindërit në pyetje të vazhdueshme shqyrtimi e vetëkritikë.

            Qetësia do të kthehet kur, të larguar nga ankthet njerëzore, do të drejtohen në tempull, ku do të gjejnë të birin që për së pari herë ka zbuluar misionin e vet të veçantë. Të gërshetuarit e arsyeve njerëzore dhe paralajmërimi hyjnor, veç në këtë rrethanë, prania e dhembjes si realitet i pazgjidhshëm i veprimit të shpërblyer, edhe pse me përshkrimin e kthimit në jetën normale autori e ushqen  ndonjë iluzion të njëjtë me prindërit.

            Mbi mrekullitë dhe mbi jetën publike të Krishtit, Variboba nuk do të ndalet shumë, përshkruan vetëm pjesëmarrjen në netet e Kanasë në të cilën ai vepron, pas lutjes së Marisë, ndërhyrja e tij e parë se  zbulon natyrën e dyfishtë të saj. Kjo zgjedhje i përgjigjet nevojave të përmbajtjes së veprës që përqëndrohet mbi figurën e Marisë dhe vërteton prirjet në parapëlqimin e ngjyrimeve vendore dhe folklorike.

            Stili i titujve të dhëna nga autori është respektuar edhe në përfundimin tragjik të jetës së Krishtit. Edhe pse duke u ndalur gjatë në sakrificën e fundit, autori  ngjarjes nuk i kushton tepër kujdes mbi viktimën që flijohet, por e vështron vdekjen e tij përballë dhembjes së Nënës, që edhe në këtë ngjarje mbetet protagonistja e vërtetë. Momentet e ndryshme të pasionit, tradhtia, burgimi, fshikullimi, rruga drejtë Kalvarit dhe së fundi kryqëzimi e vdekja janë parë përballë pasqyrimit të gjendjes shpirtërore të Marisë. Është një vazhdim që e rrit dhëmbjen e mjerueshme që prek kulmin në momentin e vdekjes, kur e rraskapitur nga urrejtjet vendos një vaj sfilitës, vajtimin (VV.3511-3554). Pyetjet i grumbullohen pa përgjigje dhe e rëndojnë me vuajtje; judejtë, gozhdat, kurora e gjembave, shtizat që flasin vetëm për temën e dhëmbjes më mizore e që shpie në thirrjen e vdekjes si të vetmën rrugëdalje.

            Strofat e vajit të Marisë, janë të popullarizuara në vazhdim në shumë bashkësi arbëreshe të Kalabrisë, por vëmendje të madhe tragojnë nga dramatizimi prej një vargu në tjetrin, e që janë ndër më prekëset në tërë veprën. Vargjet do të zgjidhen të ngatërruara, dhe me to tingulli i thellë për të përcjellur vazhdimin e zanorës “u”  në rimën e dytë dhe në vargun e katërt, bartin jehonën kobzezë vajtuese të zjartë dhe pikëlluese. Autori në të zë ekuilibrin e plotë ndërmjet përmbajtjes dhe formës, i jep ndjenjës lirike ngjyrimin e drejtë, duke ia dalur në krijimin e faqeve të poezisë së sinqertë, të mbushur me ndjenja të forta dhe të zotëruar prej vështrimit të dhembjes në nivelin më të ndjeshëm.

            Pjesa e fundit e veprës shënon një plogështi të rënies në angazhimin e autorit. Kalimthi do të shënojë në Ngritjen, Rrëshajët dhe përshkrimin e Ngritjes së Marisë, së cilës i jep më shumë frymë, por nuk i afron momente të vëmendjes së posaçme. Autori plotëson tregimin duke kujtuar famën e Marisë në qiell dhe prirjen e saj të Nënës në ndihmë të fëmijëve të mbetur mbi tokë. E përmbyll me thirrjen besimtarëve në bashkimin e asaj për himnin e fundit të kthyer me të që ka mundur fuqitë e ferrit dhe që është e kurorëzuar Mbretëreshë, sepse prej famës së saj i kthen pjesëmarrësit në besimtarë të vet. Lidhja ndërmjet njerëzores dhe hyjnores, e përforcuar përballë fshehtësisë së Mishërimit, bëhet vepruese dhe e shënon historinë e re  njerëzore.

Përktheu nga italishtja: Oliver Sedaj

_____________________________

[1] Vinçenco Librandi, Gramatika arbëreshe me poezi të rralla të Varibobës, I ed. Milano, 1897, ff.11, 127; II ed. Milano 1982, ff. 70, 246. Angjelo Noçili (1832-1899) prej Specano Albaneze që me 1877 ka përgatitur një botim të Gjella-së, ndërmjet tjerash asnjëherë e publikuar, ka ndarë veprën në këngë, për lehtësi të lexuesit. Dorëshkrimi i Noçitit sot është në posedim të Drejtorit Prof. Gjovani Loviola, që e falenderojmë për pjesëmarrjen në konsultime.

[2] Khs. edhe Gjuzepe Ferrari, Jul Variboba dhe veprën e tij poetike arbëreshe, Bari s.d., ff. 50-73.

[3] Mbi metrikën arbëreshe krh. Mikele Markiano, Këngën popullore arbëreshe të Kolonive të Italisë, Fogjia 1908, ff. LIII – LIX; Dhimitër Shuteriqi, Metrika shqipe, Prishtinë, 1972; Hysni Hoxha, Struktura e vargut shqip, Prishtinë, 1973

[4] M. Alfonso Di Nola (në përgatitje të) Ungjillit aprokrif. Lodi, 1977, ff. 31-35, 37, 41, 63-67, 74.

[5] Jeronim De Rada, Antologjia arbëreshe, op. cit, f. 59 shënimi 1; Arbërit, 1885, nr. 3. II-III, nr. 4.f. VII.

[6] Mbi këtë argument krh. studimin e Gjuzepe Skiroit (Junior); Arti dhe gjuha te Jul Variboba; në “Rivista d’Albania”, Akademia e Italisë, Roma 1944, viti V, fasc. 1, f. 24-40.

[7] Gjuzepe Skiro (i vjetri), Këngët e shenjta të Kolonive arbëreshe të Sicilisë (Canti sacri delle Colonie albanesi di Sicilia), Napoli 1907, pp. XII, 80-86; Demetrio Kamarda, Shtojca në Studimin e gramatologjisë krahasuese, Prato 1868, pp. 180-184; Mikele Markiano, Poezia e shenjtë arbëreshe, Napoli, 1908, pp. 40-53.

[8] M. Alfonso Di Nola, op. cit., p. 127.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »