TË RINJTË KANË ETJE PËR TA NJOHUR NJËRI-TJETIRN

May 29 • Bota e të rinjve

Takimi për promovimin e dialogut ndërfetar dhe pajtimit mes te rinjve në Kosovë, i organizuar nga OSCE, 7-8 maj 2015, në Gjilan

Në kuadër të takimeve për promovimin e dialogut dhe tolerancës ndërfetare, në muajin maj është mbajtur takimi me të rinjtë e bashkësive fetare në Gjilan.

Ky takim ka pasur për mesazh kryesor forcimin e tolerancës ndërfetare. Ishin të pranishëm përfaqësues dhe të rinj nga bashkësia islame, Kisha ortodokse, Kisha protestante dhe Kisha katolike. Kosova njihet si shtet me tolerance të dukshme fetare, bazuar në objektet e afërta fetare dhe me probleme të pakta, megjithatë kur në një komunitet të vogël ekzistojnë disa fe të ndryshme, mund të ketë keqkuptime, keqinterpretime dhe probleme të ndryshme, që do të mund ta prishin apo ta lëndonin këtë tolerancë. Mu për këtë ky takim është shumë i rëndësishëm e do të jenë të rëndësishme edhe në të ardhmen për të rinjtë e Kosovës.

Në takimi tonë të përbashkët kemi vërejtur se kemi etje të madhe për njohjen më të mirë të feve tjera, sepse mosnjohja bën që të ketë paragjykime. Takimi ishte ai që bëri të pasurojmë njohjen tonë për të tjerët e të ndryshojmë në perceptimin e tjetrit, e kështu të ndryshojmë edhe qëndrimet e tona për të mirë. Kjo na ka dhënë mundësinë që të krahasimin mes ngjashmërive dhe dallimeve mes feve; aty u pa se shumë gjëra na bashkojnë e pak janë ato që na dallojnë.

Mësimi më i madh që kam marr nga ky takim është që, çdo njeri duhet njoh tjetrin, të jetë në njëfarë mënyre vetëkritik dhe të kihet kujdes që mos të krijohen paragjykimet për tjetrin, të angazhohemi më tepër në krijimin e raporteve të mira për të mos gabuar në qëndrimet e tona të shpejta që na dërgojnë deri te mosmarrëveshjet dhe konfliktet e dëmshme që vijnë si pasojë e mosnjohjes dhe paragjykimeve. Takim ishte mjaft i thjeshtë, por shumë i nevojshëm që bëri të jetë shumë i frytshëm.

Për Dritën: Lekë Leshi, pjesëmarrës i takimit

1 2

Shpërndaje

Comments are closed.

« »