JUL VARIBOBA DHE GJELLA E SHËN MËRISË VIRGJËR E TIJ (V)

Jun 1 • Letërsi

Shkruan: Italo  K.  FORTINO

Këngët

            Pëmbledhja e këngëve të pranishme në Gjellë nëse janë të inkuadruara në skicimin e përgjithshëm të veprës, do të duhej të krijonte një thyerje të vërtetë në poemë. Në të vërtetë mbi 4716 vargje, në të cilat kompozohet vepra, këngët zënë më shumë se 2300, pjesën më të madhe të të cilave e gjejmë në një ndërlidhje intime me kontekstin, ndërsa të tjerat (VV.3999-4716) mund të jenë të konsideruara si një shtojcë e vërtetë. Këto këngë disa janë të komponuara prej Varibobës, por në rrethana të veçanta, kurse të tjerat janë parafraza të teksteve paraekzistuese të cilat shpesh ruajnë vetëm tematikën e thellë duke rezultuar gati si kompozime të reja dhe duke i tejkaluar në disa raste, në tiparet estetike të njëjtat me prejardhje origjinale.

            Një vëmendje të posaçme shkaktojnë kalimerat, të përfshira pas tregimit të lindjes, të pasionit dhe të ngjalljes së Krishtit, ato momente themelore të ciklit  fetar liturgjik.

            Prej një shqyrtimi të strukturës dhe të analogjive të tyre me kalimerat e tjera të pranishme në komunitetin italo-arbëresh të përmendura në këto dhe në përsëritjet religjioze dhe munguese në veprën e Varibobës, do të duhej hipotizuar, në sasi të mirë të së vërtetës, që kalimerat si lloj do të duhej të paraekzistonin përballë kangjeleve (odeve) dhe  vjershave (këngëve), ashtu si duhet të kuptohen nga e njejta hyrje në vepër (p. 64).

            Termi kalimera (gr. = mirëdita) është me kuptim “shëndet, përgëzim”, sepse këto këngë vijnë të realizuara natën e mëparshme të festës së njerëzve që kalojnë nëpër shtëpitë e vendit për të dhënë lajmin e festës që bie në ditën pasuese. Nga ana tjetër edhe arbëreshët e Greqisë akoma edhe sot ruajnë të njëjtën mënyrë për shënimin e një himni të shenjtë tradicional kushtuar Krishtit, Shën Mërisë ose Shenjtërve.[1] Kjo kontribuon në vërtetimin e tezës nga tradita e lashtë e këtyre këngëve, duke u dukur mjaftë e fortë për hipotezimin e një shpërnguljeje të tyre në Greqinë pasuese te Variboba.

            Në vërtetimin e hipotezës ndihmon prania e afërt e komunitetit italo-arbëresh e kalimerave të tjera, jo të sjellura nga Variboba, që megjithatë kanë të njëjtën strukturë në kompozicion dhe janë ndonjëherë të munguara prej rimës ose me këtë akoma në zanafillë.[2]

            Kënga tipike e kalimerës kompozohet prej disa vargjeve filluese të shëndetit të drejtuara zotërinjëve të shtëpisë, të trupit në të cilin tregohet ngjarja ungjillore ose një fakt i kuptueshëm i jetës së shenjtërve dhe në fund një përfundim i shkurtë lamtumirës dhe i përgëzimit për familjen, por më tepër i thirrjes për të bërë ndonjë dhuratë. Kjo skenë te Variboba është e pasuruar nga përfshirja në kalimerën e njëjtë, pas tregimit, të një kënge, që në Kalimeren e Natallevet është e përcjellur prej barinjëve të shoqëruar nga Shën Jozefi (VV. 569608) në këtë të Pasionit, Kultonjëm sa për në Krishti duroi, të Marisë (VV. 3657-3680), ndërsa në Kalimera e Pashkëve prej besimtarëve të shoqëruar nga engjëjt (VV. 3821-3844). Ndër disa kalimere të arbëreshëve të Italisë, të Shqipërisë dhe të Greqisë ekziston një harmoni e mahnitshme në mënyrën e të shprehurit të përshëndetjeve në familje dhe të kërkimit të ofertës së dhuratës, edhe pse ky akti i fundit është përpara në tregim.

            Mjafton të ballafaqohemi me kalimerën e Lazarit të Shqipërisë Lazare, o Lazare[3] me atë të arbëreshëve të Greqisë; Erdhi Lazëri për ve[4] dhe në fund me Kalimer’ e Lazërit[5] të arbëreshëve të Italisë.

            Ndër këto të triat më së shumti bashkëpërkuese në skenë janë kalimerat e Arbëreshëve të Greqisë dhe të Italisë, sepse përtej ndërlidhjes së dhuratave, në të vërtetë në të triat do të kërkohen vezë, ky simbol i pashmangshëm i Pashkëve, dhe në shprehjet përshëndetëse, do të tregojnë tregimin kryesor të ringjalljes së Lazërit, paralajmërimin e atij të Krishtit: ndërsa kalimera e Shqipërisë, veç kjo këtu të cilës i drejtohemi, periudhë të gjatë të shekujve ka shkuar duke humbur drejtimin në faktin ungjillor, duke i ruajtur vetëm aspektet laike të dhuratave dhe të përshëndetjeve.

            Këto pak shenja do të forcojnë bindjen se Variboba ka shfrytëzuar në kalimerat e veta një material tradicional të origjinës së lashtë dhe në kohën e tij të përhapur ndër komunitetet arbëreshe, duke u përmbajtur sipas zakonit të vet me theksime të shijes personale.

            Disa këngë përkatëse të Kërshëndellave janë, gjithashtu, të kthyera në sferën jugore mjaftë të gjerë. Do t’i drejtohemi në nina nanës Kuç, bir, jeta ime (VV.647-738) që Variboba e vë në gojën e Shën Mërisë, e cila përderisa e vë në gjumë të birin rijeton, sikur në një vizion profetik, vuajtjet e pasionit, dhe që duam t’i afrojmë – Viva,viva il nato Re (Le të jetojë, jetojë i linduri Mbret) gjerësisht e përhapur në Kalabri akoma edhe në Ninën e Fëmiut (Ninna del Bambino) e origjinës pulieze (Pulia), e parafrazuar në arbërishte nga Nikolla Filja dhe e kaluar prej Dorëshkrimit të Kieutit.[6]

            Gjithashtu tematika e ballafaquar në këngën Kur një hër për një hër (VV. 923-1078), që tregon qëllimin e Fëmiut që me mjeshtëri të jashtëzakonshme i përvetëson zemërat, është e shijes tradicionale. Ndonjë shenjë të pamjeve e gjejmë te Shën Alfonso da Linguori, ku lexojmë “Ti je hajn, por i dashurisë”, “që ti shkon duke i përvetësuar zemrat “[7] por një shtjellim më i gjerë, si parafrazë e një kënge italiane më e vjetër, se që e ofron Nikolla Brankati nga Piana e Arbëreshëve në Një ditë vet u lojasja[8] ku krahasojmë ngjajshmëri të ndryshme: Fëmiu që me dinakëri përvetëson zemrën, njeriu që i kthehet nënës për rrëfimin e faktit, këmbëngulësia e zemrës së cilës është shenjë për gjetjen dhe në fund njohja nga ana e zemrës së njeriut që i takon më shumë Fëmijut se sa vetvetës. Kemi bërë referimin në parafrazën e Nikolla Filjas (1691-1769) dhe Nikolla Brankati (1675-1741), priftërinjë shkrimtarë arbëreshë të Sicilisë, sepse nuk përjashtojmë që Variboba ia kishte dalë të njohë fuqin e Romës nëpërmjet të ndonjë prifti arbëresh të Sicilisë, të dhënat në kontaktet e mundshme, që mund të kuptohen nga gjykimet e imprimaturës së veprës të nënshkruar nga priftërinjët arbëreshë të Sicilisë Tomaso Nikollo Masaraki dhe Gjuzepe Stasi (p. 67).

            Në Kënka e të zgjuarit (VV. 747-828) autori paraqet figurën e Marisë që e zgjon djalin sepse janë në arritje barinjët me këngë, zëre dhe valle. Ata i tregon, pastaj, një nga një duke i ilustruar dhuratat e ndryshme të cilat i kanë sjellur. E gjithashtu për këtë pjesën e parë të këngës nuk mungojnë referimet në këngën e sferës jugore pikërisht sepse tema i kushtohet shfaqjeve të shenjta të kërshëndellave dhe formojnë një pjesë folklorike përbërëse të betlemit tradicional. Variboba, pra, nuk ua kushton brendinë e këngës vizitës së barinjëve, të cilët  i kishte trajtuar më parë (VV. 465-524), por kalon në prezentimin, në pjesën e dytë të këngës, të djaloshit që nga grupi i të përshpirtshmëve  ngarendin ta vizitojnë janë gratë e vendit Ifigjenia, Rakela, Debora, Susana, Elisabeta, Noemea, Dilusha, Belina, Marta etj. që sjellin dhurata kësulësa, kordele, rripa, pelena të qëndisura, ndriza, këmishëza të linjta etj.

            Lista e grave, edhe pse e përshtatur mjaftë mirë në skenarin e veprës i jep ngjyrime, ngjyrë dhe tonalitet lokal, por zgjatja e mirësisë së autorit shndërrohet në vështrim tepër të stërzgjatur që bie në përsëritshmërinë e pamjeve, duke humbur edhe më tepër fuqinë e brendshme. Gjithashtu shprehjet korale të devotshmëve rreth betlemit në këngën Shën Bambin i bekuem (VV, 849-922), gjithashtu duke vazhduar qartësisht shprehjen e Varibobës, gjejmë një përputhje me Laudet (Himnet) e Jakopone da Todit,[9] për analogji të pamjeve.

            Përveç kësaj edhe këngët e tjera mbi Kërshëndellat pasqyrojnë shkëndijat e dritës që tanimë kanë hyrë në dellin poetik të këngëtarit të Todit. Dhe nuk mund të jetë ndryshe e konsideruar si ndjeshmëri e brendshme e të dyve, bashkësi e argumenteve dhe për një varg të sigurt vërvitet prej entuziazmit mistik, edhe pse kjo e Jakopones është ruajtur vazhdimisht në sferën e shpirtërores, ndërsa te Variboba anon kah shndërrimi i soditjes humanizuese të hyjnores.[10]

            Pas këngëve korale të kushtuara Fëmiut në Betlehem Variboba që i vë në gojën e një të devotshmi të ri disa fjalime për nder të Marisë që tërheq vëmendjen e sapolindurit i cili dëgjon duke qeshur. Bëhet fjalë për dhjetë kompozimet (VV. 1099-1451) që sjellin në një substrat të traditës religjioze italiane, që Variboba e mori për të shtuar përsëri në popullatën arbëreshe (Ave Maria, Salve Regina, Ave Maris Stella, O bella mia speranza, La piu bella verginella etj.- Falemi Mëri, Të falem Mbretëreshë, Të falem Ylli i Detit, Oh shpresa ime e bukur, Më e bukura virgjër etj). Duhet dalluar një interpolim në brendi të silogjës së këngëve nëse nuk gjejmë fijen përcjellëse që lidh pjesët e ndryshme në praktikën propedeutike, me ndikim në komunitetin italo-arbëresh, që i ka paraprirë katekizmit nga fjalimet dhe këngët. Në të vërtetë duke përcjellë edhe këtu Doktrinën e krishterë shohim, se do të jetë e predikuar nga e njëjta Mari. Falemi Mëria (VV.1099-1116) që nga hyrja nuk tregon ndonjë origjinalitet në lidhje me tekstin italian, por në shumë vargje është një përkthim i thjeshtë.

            Ndryshe prej tjetrës (VV, 1433-1451) që e mbyll këtë seri të këngëve, ku dëgjohet intenziteti më i madh shprehës dhe më shumë liri në ndërtim, duke  bërë megjithatë në një stil të sigurt liturgjik për ta përsëritur fjalën “harepsu” kujtohet Himni Akatisto[11] nga shërbimi bizantin. Pak interesim poetik mban Kunçecjona jote shejt (VV.1117-1131) për aspektin e vet lakonik të fjalëve prekëse. Zonja Sh. Mëri (VV.1132-1187) më e pasur në ndjenja, rikujton kontrastin gëzim-pikëllim të shpirtit ndërmjet pranisë dhe mungesës së Marisë duke pasqyruar matinon jakoponiane të Himneve LXVI dhe LXVII[12]. Në parafrazën e Të falemi Mbretëreshë (VV.1188-1231) do të gjejmë në ballë një shtim të strofave duke respektuar tekstin italian, me gjasë për të rikthyer më qartë se sa shpesh përmbledhin një fjalë. Prirja e autorit në zgjerimin e mënyrës shprehëse duke respektuar zanafillën origjinale do të përsëritet edhe në këngët e tjera dhe ndoshta është kjo një tendencë e epokës së Sh. Alfonso de’ Liguori që bëri në mënyrë[13] të këtillë.

            Në Falemi ylli të Detit (Ave Maris stella) (VV. 1232-1275) vërejmë pikërisht një ndarje në dysh të strofave të veçanta duke respektuar origjinalin, por që bën t’i shtohet diçka e rëndësishme. Këngët Oh shpresa ime e bukur (O. bella mia speranza), (VV.1276-1315) dhe Më e bukura virgjër (La piů bella verginella) (VV.1316-1351) shumë parafraza janë përkthime të vërteta prej dy teksteve alfonsiane[14] me ndonjë variant më të lehtë për arsye të rimës, arrin të pasqyrojë me shumë spontanitet të njëjtën freski dhe intenzitet  përzemërsisht origjinalin. Në Oj ëma e tim Zot (VV.1352-1421) pas një pjese të parë, ku dëgjohen motivet e trajtuara prej popullorës O Maria nostra speranza – Oj Mari shpresa jonë, me të zakonshmën e madhe stërgjatjen, Variboba i shton disa strofa të lëvdërimit të virgjërisë me reformimin në atë të nderit të vlerës së vogël që japin një të mirë kështu të çmueshme. Ky grup i këngëve, edhe pse duke mos mbajtur vazhdimisht tonin poetik, është megjithatë e kuptueshme për disa trajtime që vënë në fokus botëkuptimet tipike të Varibobës: këmbëngulja mbi vlerën e virgjërisë (VV.1402-1413) e përcjellur nga ndonjë inovacioni kundër atyre që dëmtojnë, ndarjes së dashurisë tokësore të shënuar më parë (VV.1053-1062) dhe këtu të ripërsëritur (VV.1429-1431) dhe sublimimi përkatës në devotshmërinë e plotë të Marisë (VV.1432-1435), ku nuk është vështirë të dallohen referimet në ngjarjen e vet njerëzore.

            I devotshmi i ri, përfundon këngën e vet, lëshon vendin së Virgjërës e cila me zë të ëmbël, në prani të besimtarëve dhe të Fëmijës që e dëgjojnë, jep këshillat themelore të Doktrinës së krishterë. Tema shkon rrjedhshëm ndërmjet shpjegimeve të unitetit të trinisë së Zotit me shembuj të përshtatshëm në mirëkuptimin e popullit (VV.1484-1507), parafraza e Besojmës – Credo (VV.1524-1565), paraqitja e Urdhërimeve – Comandamenti (VV.1566-1581) dhe e Porosive të Kishës-Precetti della Chiesa (VV.1582-1643) për të përqëndruar pastaj me bollëshmëri të veçantë në rrëfim dhe mbi dhembjen e lindur të mëkatarit të penduar (VV.1596-1722), në të cilën nuk është larguar nga Himnet Lauda XCVII të  Jakopones[15]

dhe këngës Te Jezusi i pasionuar – A Gesu appasionato  të S. Alfonso.[16]

            Mëshir Zoti im – Miserere mei Deus (VV.1733-1774), përkthim i psalmit të pendesës së Davidit nr. 50, me përjashtim vetëm të dy vargjeve në të cilat i bëhet referimi në mirësinë e drejtë të Sionit dhe në ndërtimin e murit të Jerusalemit, përmban edhe në arbërisht tërë spontanitetin dhe intenzitin e ndjenjës së thellë të dhëmbjes prej origjinalit. Kështu Mbi thellësinë – De profundis (VV. 1855-1872) pasqyron psalmin 129, me një variant të lehtë në dy vargjet e fundit, ku në origjinal bën referimin e Shpëtimit prej Izraelit dhe në vargun e parë ku Variboba e shton fjalën “purgatorit”-Purgatori. Pas numërimit të Sakramenteve (VV.1899-1908) dhe parafrazës Ati ynë (Pater noster) VV. 1909-1926) pasojnë këngët kushtuar Shpirtit Shenjtë (VV.1927-2026) edhe këto parafraza janë mjaft të gjera të himneve Veni Sancte Spiritus dhe Veni Creator Spiritus (Eja Shpirti Shenjt dhe Eja Shpirti Krijues) nga tradita liturgjike latine.

        Kungimi, si moment i lartë për shpirtin që bashkon në Krishtin, zë një hapësirë të rëndësishme në jetën e të krishterit dhe Variboba ka dashur të nënvizojë pozitën e tij qendrore me tri himne të gjata katekistike, që lëshojnë zell, ngazëllim dhe në të njëjtën kohë frikë. Është një jezuit në Ola’ fedeli – Ore besimtarë (VV.2027-2112) që punon si mësues dhe shoqëron shpirtrat në altar për Kungim, ndërsa në Digjem i tëri për të ditur – Bromi or Sapere (VV.2113-2360) himni i gjatë i kompozuar që në pjesën e parë merr formë më të gjërë dhe më të stërgjatë tematikën e këngës paraprake, është hapur një dialog i gjatë ndërmjet Krishtit dhe shpirtit që e njofton (VV.2269-2360) ku ngrihet një gërshetim ndërmjet humanitetit ngurues e frikësues dhe ndërrimit të fytyrës hyjnore që të tërën e përqafon dhe ripërtrin. Himni pasues Shpirti i penduar – Alma contrita (VV.2361-2538), gjithmonë e përqëndruar mbi Kungimin (Eukaristi) e tregon mjaft ndryshueshëm: fillon me një këngë të vendit në gojë të komunikimit që shkon e thënë në distih (dyvargësh) të vlerës didaktike të kthyera shpirtit, për ta shndërruar pastaj në dialogë ndërmjet Krishtit dhe shpirtit dhe për të konkluduar në fund me një këngë korale të asaj se janë kunguar, që të ngazëllyer lidhin edhe një valle. Këto dy këngët e fundit kanë tërë aspektin dhe shenjat e një lidhjeje të më shumë këngëve në përdorim të shërbesës liturgjike latine, të parafrazuar nga Variboba dhe të lidhura ndërmjet tyre me strofat tjera plotësuese.

            Gjithashtu është një parafrazë Te Deum laudamus – Ty Zot të lëvdojmë (VV.2539-2598) prej të njëjtës këngë së liturgjisë latine, përsëritet zakoni i autorit që ti shtojë strofat shpjeguese për ti dhënë frymëzim më të madh në këngë, ashtu si ndodh edhe në pasuesen Jezu kurorë e virgjër – Jesu corona da virginum (VV.2599-2622) pra edhe kjo një parafrazë, e pasuar me dy strofa. Mbaron këtu Doktrina e krishterë me këngët në atë të lidhura, dhe duke rilidhur me tregimin e ndërprerë, Variboba udhëzon besimtarët,  ndezjen e dashurisë, derisa largoheshin prej Betlehemit në kthim në shtëpi, ngrisin edhe dy këngë kushtuar Fëmiut: “Është Shën Bambini një konfet” (VV.2647-2670), ku shfaqet tërë gëzimi i tyre duke thirrur me zë të lartë, dhe “Majdhe për Sh. Bambinin na muar malli” (VV.2671-2686), në të cilën saktësohen keqardhjet që provojnë për të mos mundur të qëndrojnë gjithmonë afër, të kompozimeve varibobiane dhe për referimet lokale të dalluara mirë.

            Pjesën e dytë të tregimit e mbyllë një këngë (VV.3119-3142) e përcjellur nga besimtarët  që vajtojnë nisjen e detyruar të Fëmijës për Egjipt dhe mbështetjen e çdo shprese në Marinë, sepse i shkel i pabesi Herod që ka nxitur kërdi të panumërta dhe shumë vuajtje Familjes së Shenjtë. Pranë kësaj kënge, në të mirë e harmonizuar në tri tetëshe (oktava) të cilat i ka komponuar, autori përfshin një tjetër (VV.3191-3214) të krijuar gjithashtu prej tri tetësheve (oktavave) që megjithatë keq lidhën ndër vete, duke trajtuar të parën e Fëmijës që ka mbart me vete nga qielli bukën dhe verën, pastaj nga dashuria e lëkundshme e një të sigurtës Aurora dhe në fund bindja që hynë në shpirtin e të besimtarëve kur kthehet Fëmiu. Në kalimerën “Kultonjëm sa për në Krishti duroi” (VV.3575-3684) të Pasionit, e përcjellë nga “Stabat Mater” – Rri Nëna (VV.3689-3768), parafraza e së njëjtës së atribuar nga Jakopone da Todi. Prej origjinalit ripërshkon të gjitha strofat zgjeron shprehjet e pamjet dhe përforcon intenzitetin e ndjenjës së dhembjes. Variboba mbyll pjesën e fundit të tregimit me një këngë të lëvdërimit kushtuar së Virgjërës (VV.3981-3998), duke dashur me këtë të përfundojë poemën, siç e manifeston botërisht kur ia bashkangjet në fund të këngës fjalën u furnua = č finito (është kryer).

            Shtatë këngët e fundit që e përcjellin duhet, megjithatë, të konsiderohen si një shtojcë e lidhur me poemën për afrimin e instrumenteve të besueshme të lutjes në gjuhën arbëreshe për nderimin e Shenjtërve, të Trinisë dhe Marisë. Shtojca e këngëve hapet me një himn të gjatë, të drejtuar Shën Mërisë së Këshillit të Mirë të Gjenecanos (VV.3999-4258), në të cilën autori i kujton besimtarët me rrugën e mrekullueshme të shëmbëlltyrës së shenjtë nga Shkodra për në vendin e Lacios, ku prej një gruaje të devotshme u ngrit një kishë. Kënga është e ndryshueshme në kompozicion, e pasur me motive dhe jo e ndërprerë aty këtu me të arriturit e pamjeve poetike që japin vitalitetet të vazhdueshëm në tregim. Por edhe kjo është një parafrazim i sigurt i një teksti paraekzistues, si e mbetjes që dëgjon qartësisht autori në titull, e shpjegueshme edhe me faktin se në Shën Benedetto Ullano, ku ai qëndroi për më shumë se një decenie, nderohej shëmbëlltyra e Shën Mërisë së Këshillit të Mirë.[17] Pason një përgjegje e shkurtër e Shën Antonit (VV.4259-4274), me vlerë të vogël poetike, kënga e gjatë kushtuar Shën Gjergjit (VV.4275-4494) pajtor i fshatit, që dallohet për gjerësinë e përgjithshme frymëzuese, e njohur dhe për dellin poetik që e realizon në përshkrimin e stuhisë (VV.4311-4330), dhe këngëve të kushtuara shenjtërve Kozmës dhe Damianit (VV.4495-4552), të nderuar në fshatrat fqinjë, në Shën Vinçenco (VV.4553-4624) dhe në Shën Gjuzepe (VV.4625-4668), nga të cilat Variboba ka njohur origjinalet. E përfundojnë shtojcën gjashtë tetëshe (oktava) në lëvdatë të trinisë dhe në veçanti të Krishtit të ringjallur.

            Siç mund lehtësisht të kuptohet, Variboba nuk shquhet për origjinalitet të përmbajtjes; merita e tij qëndron në dhënien e formës dhe të jetës, shprehja edhe ngjyrimi i një materije, e pasur në vete, por e rënduar shpesh prej kallëzimeve popullore dhe të dobësuara prej përdorimit të përsëritshmërisë. Jo në të gjitha këngët ai ia del të mbajë të lartësuar tonin poetik, ndonjëherë në të vërtetë është i tepruar nga thatësia e tekstit origjinal, por në tërësi nuk është vështirë të kuptohet delli i tij i veçantë, pasuria e fantazisë dhe aftësia e ripërtrirjes me shije dhe talent që pikërisht i ka.

            Variboba në veprën e tij i ka shfrytëzuar masat e ndryshme poetike, siç  paralajmëron ai edhe në hyrje. Se vazhdimisht është në përdorim te pjesa narrative e tetërrokshit të vendosura në kuartina me rimë të brendshme dhe dy gjysëmvargje, te këngët, pra, takojmë një shumëllojshmëri të madhe metrike: prej pesërrokshit në rimën e alternuar dhe të përputhur. Vargjet, pra, nuk janë gjithmonë të përsosura qoftë gjatësi se në rimë, ku Autori e ka plotësuar me rënien e ritmit të vargut në rastin e parë, me konsonancë dhe asonancë në të dytën.

            Përpjekja e Varibobës që të provojë çdo lloj të metrit në gjuhën arbëreshe, pa marrë parasysh papërsoshmërinë e kuptueshme, e vën në shesh elasticitetin e gjuhës së përdorur në ngjalljen e ritmit të poezisë popullore arbëreshe me metër silabik (rrokjesor) prej poezisë italiane, dhe në të njëjtën kohë mjeshtëria e autorit në të arriturën për komponim të vargjeve të rrjedhshme dhe harmonike.

Nga italishtja përktheu: Oliver SEDAJ

__________________________________ 

[1] Antonio Belushi (në përgatitje të Canti Sacri) Këngët shenjte, S. Konstantino Albanese, 1971, ff. 54. 65.

[2] Italo Çifti (në pregatitje të) Le Calimere, Kalimeret, në “Risveglio – Zgjimi”, Kozencë, 1963, nn, 3-6 ff. 12-14; nn. 7-8 pp. 13-16; nn. 1-2 p. 20; nn. 3-6 p. 17; nn, 7-10 pp. 26-27; nn 11-12 pp 19-20.

[3] Qemal Haxhihasani (në pregatitje të), Thimi Mitko, Tiranë, 1981, ff. 90-91.

[4] Ibidem, f. 92.

[5] Kalimera pasuese është e shënuar me 1975 në Shën Benedetto Ullano (CS) dhe publikisht këtu për herë të parë:

Ndrimi Iurin margaritar

pjot kukule trualli e kanicar!

Ngreu m’u ngreu m’u, zonj’e shtëpis,

e shih se ësht një gonez me ve;

mirrmë katër o pes koke ve

me di të kuqe e di të bardha për ne!

                E shëjta Mart e shëjta Matallen

                e shëjti Lazër ishin motra e vullezëra,

                ishin të shkruajtura ndër foj kart

                e kjo foj kart më thoj se Lazërin m’e kemi rënd

                e po jatri e jatronj mbrënda ng’u gjënd.

                E ndodhi e shkoi Zot’i madh atej e m’e thëriti tre her.

                Lazëri m’e gjegj e m’u pataks

                e gjith populli m’u tramaks!

E bëshi grur e mel, kukule shum

e bëshi ver sa mbëron një lum!

                Zoti Krisht ndë kopsht bëj racjona

                e gjak dërsij pë mbukat’e tona,

                e vejn rrodhe Pillatit të mund e sëjin.

                E m’u përgjegj Zonja Shën Mëri

                e me at’ gojëz m’e thërriti fort:

                – E tij si t’e dhan, tij kët mort?

                – Qetmu, qetmu, ti mëmza ime,

                  mosnjeriu nëng i bëra keq

                  e mosnjeri për mua foli dreq.

                E gjith diqtin e ndë Parrajs van

                e atje ligjën ja dhan;

                e gjith diqtin e ndë Pisën më van

                e atje gjetin mjerin dru, mjerin dru

                pa fare lipis e Krishtin e vun ndë varrëz i ri.

                Njëra të shtun e madhe mjezdit

                m’u hapu varri i Zotit Krisht,

                e gjith jetën bekoi me gjisht

                e pura juve ju bekoi e gjith jetën e gazëlloi

                e poka ndë thiqi tha me hare

                se ndë kët Pashk Krishtin e kemi me ne.

E poka xura se djalin e ke

më t’u ritht e më të patht hje,

e më t’u bëtht një trimët i mir

e qotht i bukur si një pasisir,

edhe ndë skollëz të m’e dërgosh

edhe një zot i madh sa të m’e bësh

E poka xura se vazhën, e ke

e më t’u rritht e më t’u patht hije,

e më t’u bëtht një kopile e mir

e qotht e bukur si një pasiqir,

e m’e martosh mbë dimbëdhjet vjet

e marrt një burr pa fare dëtir,

e patht miell e ve, bëtht kuleçe,

mbajtët me karvele.

stisët di pullese mbi kët dhe

e mbajtëth katër o pes pënd qe!

[6] Mikel Markiano, Poezitë e shenjta arbëreshe, Napoli, 1908, ff. 101-115.

[7] Oreste Gregorio  (në përgatitje) Përmbledhje këngësh alfonsiane, Angri, 1933, f. 256.

[8] Demetrio Kamarda, Shtojca në studimin monografik të gramatologjisë krahasuese, Prato, 1868, ff. 168-173.

[9] Jakopone da Todi, Le Laude (Himnet), (në përgatitje të Gjovani Ferri), Bari, 1915, ff. 210-218.

[10] Franka Kuçi, Jul Variboba dhe vepra e tij poetike, në “Risveglio – Zgjimi”, Kozencë, 1968, n. 3.ff. 19-26.

[11] Karlo Del Grande (në përgatitje të), Himni akatistik për nder të Nënës së Zotit, Firenze, 1948

[12] Jakopone da Todi, op. cit., ff. 155-159.

[13] Gregorio Oreste, op. cit., f. 315.

[14] Ibidem, ff. 261-262, 264-265.

[15]Jakopone da Todi, op. cit., ff. 239-241.

[16] Gregorio Oreste, op. cit., ff. 246-247.

[17] P.P. Rodota, op. cit., ff. 71-72.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »