KORI ZEMRA E KRISHTIT NË KONCERTIN NDËRKOMBËTAR CANTARS

Jun 9 • Kisha ndër Shqiptarë

 

Migratio, organ që vepron në kuadër të Konferencës Ipeshkvore të Zvicrës dhe kujdeset për misionet dhe të huajt në Zvicër, sivjet ka organizuar koncertin e koreve kishtare me titull CANTARS, për të promovuar vlerat e popujve të ndryshëm që jetojnë në Zvicër si dhe të koreve kishtare lokale. Koncerti për koret e huaja u mbajt të shtunën në disa kisha të Luzernit.

Nga Misionet tona shqiptare, u ftua kori Misionit Katolik Shqiptar në Sirnach që bartë emrin e Zemrës së Krishtit e të cilin e udhëheqin m. Klementina Avgustini, pianiste edhe m. Valdete Daka, dirigjente. Por për këtë rast, me qëllim të prezantimit tonë sa më të mirë, na erdhi në  ndihmë prof. Zef Çoba nga Shkodra, që ushtrimet që kishim bërë nën udhëheqjen e motrave, të bëjmë edhe më të mirë këndimin tonë nën drejtimin e kompozitorit të mirënjohur shqiptar. Por siç e tha edhe profesori se puna kryesore qenka kry me kohë prandaj për veç disa nuancave teknike, nuk pati nevojë për ndërhyrje të tjera.

Kori ynë në Luzern udhëtoi me autobus, në një atmosferë gazmore. Pasi vizituam pak qytetin e bukur të Luzernit, shkuam në një kishë të bukur pran liqenit, për të bërë provat gjenerale.

Ne kishim prezantimin në ora 21:00 dhe vërtet ishte shumë bukur. Duartrokitjet e gjata të publikut zviceran ishin dëshmia më e bukur për këndim të mrekullishëm të Korit tonë.     

Augustin Bekaj

kori 1

Kori i Misionit në Sirnach “ Zemra e Krishtit” gjatë këndimit të meshës në Einsiedeln.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »