INAUGUROHET BUSTI I NËNË TEREZËS NË SINGEN TË GJERMANISË

Jun 22 • Kulturë

Të shtunën, më 20 qershor 2015, në qytetin Singen të Gjermanisë, në praninë e shumë bashkatdhetarëve nga Gjermania dhe Zvicra, si dhe qytetarë të Singenit, në një manifestim të denjë për një akt të tillë, u bë inaugurimi i bustit të Nënës Terezë, vepër e skulptorit akademik, Mal Myrtaj, i cili prej vitesh jeton dhe vepron në Gjermani. Qyteti i Singenit kishte përzgjedhur një ambient të bukur të parkut të Klinikës Hegau Bodensee, për të vendosur bustin e së Lumes Nenë Tereza.

Kryebashkiaku i qytetit të Singenit, Bernd Häusler, duke e vlerësuar lart humanizmin e Nenës Terezë, vlerësoj edhe organizimin e qytetarëve më prejardhje nga Kosova, duke theksuar edhe vullnetin dhe kontributin e tyre, që ky park i qytetit të Singenit të pasurohet edhe më bustin e humanistes shqiptare Nënë Tereza. Gjithashtu edhe Konsulli i Republikës se Kosovës, z. Faket Kajtazi, në fjalën e tij e vlerësojë lartë vendosjen e bustit të Nenë Terezës ne ketë qytet ku jetojnë edhe një numër i madh i bashkatdhetarëve tanë. Ne aktin e zbulimit të bustit ishte edhe sportisti ynë i përmasave botërore, Luan Krasniqi, i cili asnjëherë nuk mungon kur duhet promovuar vlerat e humanizmit të kombit tonë.

Pas Augsburgut dhe qytetit të Sundern, Singeni është qyteti i tretë ne Gjermani ku më iniciativën e bashkatdhetarëve tanë sheshet emërohen dhe pasurohen më bustin e Nënë Terezës. Iniciativa të tilla jo vetëm qe tregojnë shpirtin humanist të bashkatdhetarëve tanë, por janë edhe treguesit më të mirë i një mirëkuptimi ndërmjet qytetarëve kosovarë, të cilët në periudha të caktuara u vendosen në këto qytete dhe sot janë shembulli më i mirë në forcimin e miqësisë midis komunitetit tonë dhe popullit mik gjerman. (Vilson Mirdita)

Fotografitë: Rexhep Rifati, gazetar nga Zvicërra

11647257_10153481093877962_1957739770_n

10676378_381578818709200_1423297418225270592_n

Shpërndaje

Comments are closed.

« »