KREZMIM NË STUBËLL

Jun 23 • Kisha në Kosovë

Të dielën, më 21 qershor 2015, në Kishën e Shën Jozefit në Stubëll, u kremtua Mesha solemne gjatë së cilës Arqipeshkvi i Tivarit dhe President i Konferencës Ipeshkvore Ndërkombëtare të Shën Çirilit, Mons. Zef Gashi, krezmoi pesëmbëdhjetë të rinj e të reja nga Famullia jonë. Gjatë pretkut të rastit Arqipeshkvi nënvizoi rolin e Shpirtin Shenjt në jetën e të krishterit. Me të drejt quhet ky Sakrament edhe Sakramenti i Përforcimit apo i Pjekurisë, pra në bën të aftë të shpallin Lajmin e Gëzueshëm aty ku Zoti na thërret – tha Mons. Zefi. Përmes shtrirjes së duarve dhe lyerjes me Vajin shenjtë, 15 të rinj e të reja nga Stublla pranuan Sakramentin e Krezmimit.

Urimi për të rinjtë e të rejat e krezmuar ishte me dëshirën që të bëhen dëshmitar e nxënës të Zotit tonë, Jezu Krishtit dhe njëkohësisht Tempull i gjallë i Shpirtit Shenjt.  Për këtë rast solemn dhe si shenjë e falënderimi  Imzot Gashit iu dhurua një dhuratë simbolike në emër të besimtarëve:  një maket i Kishës së Stubllës,  me dëshirën që Arqipeshkvi ta ketë në lutjet e veta famullinë e Stubllës dhe besimtarët e saj kudo që ndodhën, që Shën Jozefi t’i ruaj e t’i mbroj në çdo hap të jetës së tyre.
Kënga e Shpirtit Shenjt është shprehja më e mirë për këtë ditë të bekuar për këtë bashkësi, që ky Shpirt i Zotit të jetë forca në rrugët e jetës për të dëshmuar dashurin e Zotit në përditshmëri.

O Shpirt Shenjt, deh zbrit mbi ne,
E prej qiellit derdh mbi ne
Rrezet tua plot me dritë.
Eja, o Atë, për nevojtarë,
Eja, ti n’dhanti bujar,
Eja, ti që mendjet shndritë.
Ti n’ngushtica ngushëllim bjen,
Ti ndër zemra si mik vjen,
T’lodhunt n’jetë rishtas forcon.
N’mund e djersë ti je pushim,
N’vapë e luftë ti je freskim,
Lot ti terë, zemrat ngushllon.
Dritë hyjnore, plot shejtni,
Shdritnaj mendjet e n’dashuni
Kalle flakë ke n’ty shpreson.
Ku s’je ti gjithçka dështon,
N’atyrë t’njerit gja s’qëndron
Që t’jetë shejte, si ti don.
Njollat hiq, dangat pastro,
N’shpirtnet tanë hiret rigo,
Varrët e mëkatit na i shero.
Çka asht t’brisht këndshëm lako,
Çka asht t’ftohtë me flakë rretho,
Çka asht t’shtremtë ambël drejto.
Epna ne që n’ty besojmë,
Epna ne që n’ty shpresojmë,
Shtatë dhuntitë që aq dishirojmë.
Mundin tonë ti na e shpërble,
N’mëkat me vdekë ti mos na le,
Ban me ty n’amshim t’lumnojmë.

(teksti nga Famullia e Stubllës)

1

2 3

4

7

10

11

12

13

14

Shpërndaje

Comments are closed.

« »