SENDËRTIM STUDIMOR GJITHËPËRFSHIRËS

Jun 25 • Recension

Alfred Çapaliku: “At Vinçenc Prennushi – jeta dhe vepra”, botoi Universiteti i Shkodrës, Shkodër 1996)

Shkruan: Prend BUZHALA

            Në fushën e letërsisë vitet ’90 nuk shënojnë vetëm kohën e rishikimit të veprave letrare tç periudhës 50-vjeçare, që u krijuan nën firmën e realizmit socialist e nën firmën e preferencae ideologjike. Prandaj, në përmasat e një kierarkie të vlerave e në përmasat e rileximit letrar, shtrohen çështje të studimit të shkrimtarëve të traditës, sidomos të asaj lagjeje shkrimtarësh e krijuesish, kundër të cilëve u drejtuan anatemat letrare-ideologjike dhe kundër të cilëve u bë një heshtje e qëllimshme gjysmëshekullore. Situata e re shoqërore krijoi shtigje të reja gjurmimesh, hulumtimesh e këndshikimesh edhe në fushën e studimeve letrare shqipe.

            Në këtë drejtim studimi monografik “At Vinçenc Prennushi – jeta dhe veprat” i dr. Alfred Çapalikut, merr artikulim të ri letrar-historik, sepse edhe emri i Vinçenc Prennushit hyn në radhën e atyre dhjetra e qindra emrave e figurave letrare, kulturore, fetare e historike, për të cilët nuk dihej shumë. Preferencat e këtij studimi, të ndërtuara në përmasat e vërteta të njohjes, të analizave e të sintezave, janë jo vetëm “obligim estetik e shkencor impenjimi me veprën e Prennushit”, sikundër thekson vetë autori; popr janë edhe obligim e synim, që, këto preferenca, të shtrihen edhe në përmasa të tjera: në ato të kontekstit qytetar e evropian, në të cilat kontekste rrezaton edhe ky personalitet i rëndësishëm i së kaluarës sonë, në veçanti, si dhe kultura jonë, përgjithësisht.

            Shpalimi studimor i njohjes së fatit tragjik e jetësor të këtij martiri, nga njëra anë; si dhe i fatit tzragjik të heshtjes së së dhunshme të veprës së tij, nga ana tjetër; bëhen me kompetencën e një njohësi të mirë të rrethanave të zhvilluara, në kuadrin e të cilave njihemi me jetën e me veprën e Prennushit. Prandaj, horizonti i receptimit të veprës së Prennushit e ka edhe “diakroninë” e tij nëpër tri brezni; horizont, ky, i vështruar prej kriteresh kronologjike, po edhe estetike e historiko-letrare. Kështu, brezninë e parë të këtyre receptuesve e përbëjnë autorët shqiptarë e të huaj para Luftës e deri më 1944: Lamberci, K. Floqi, S. Malëshova, Nivica, Sirdani, Mjedja, Kordiniano, Justin Rrota, Muzaka, Petrotta, Gaspër Gurakuqi, Hamid Gjylbegu, Konica etj. Nga ana tjetër, siç nënvizon autori, që në atë kohë V. Prennushi futej në enciklopeditë më serioze të Evropës. Te breznia e dytë autori i këtij studimi i veçon studiuesit e kritikët letrarë të diasporës gjatë viteve 1944-1990, Koliqin, Skiroin, Arshi Pipën. Gjithnjë në kuadrin e kësaj periudhe, Çapaliku përvijëzon edhe një diskurs tjetër, negativ, për shkrimtarin Prennushi, që u zhvillua në Sqhipërinë komuniste mbas vdekjes së tij; diskurs, i cili i ngjyros rrethanat e anatemimit, si dhe vetë emrin e Vinçencit martir. Prej vitit 1990 e këndej, profilizohet breznia e tretë e këtyre receptuesve, si Robert Elsie, Plasari, Zheji, Marku, Çapaliku, Isak Shmeti, Mikel Prennushi e dhjetra të tjerë. Me jkëtë rast, ky studiues spikat edhe vështirësitë e gjetjes, seleksionimit e të studimit analitik të veprës së Prennushit.

            Pos hyrjes, vepra ndahet në shtatë kapituj. Në fund vijnë “Konkluzionet, bibliografia e përgjithshme dhe një rezyme anglisht. Për deri sa në kapitullin e parë shpaloset jeta e Prennushit, në kapitujt tjerë Çapaliku ndalet me radhë, te figura e tij si publicist, poet e foklorist. Me kompetencën e njohjes e të studiuesit analitik, autori e paraqet veprimtarinë teatrale e dramaturgjike të këtij dëshmori. Kurse dy kapitujt e fundit i kushtohen letërsisë së begtashme ekleziastike (kishtare), si dhe fushës së përkthimeve nga letërsia botërore të këtij krijuesi e intelektuali të madh.

            Do të thotë, pra, se Prennushi nuk ishte një figurë minore e kulturës, letërsisë dhe e historisë sonë. Përkundrazi, të dyzetetri veprat e botuara për të gjallë të tij nga fusha e folklorit, publicistikës, poezisë, dramaturgjisë, letërsisë ekleziastike etj, të 133 artikujt, studimet e vështrimet nga fushat e ndryshme të jetës shoqërore e të krijimtarisë intelektuale, si dhe nja dhjetë njësi të tjera bibliografike (vepra, artikuj etj) që mbetën në dorëshkrim, tregojnë për një figurë përmasash të mëdha, që ka rrezatuar në secilën fushë “kulturë gjatë periudhës së Pavarsisë”, shprehet autori. Duke e nisur veprimtarinë e tij jetësore si françeskan i thjeshtë, ai e mbyll jetën e tij si primat i kishës katolike shqiptare: “Merr frymë si vëlla i vogël dhe jep frymë si martir i fesë”(fq. 159).

            Nga librat poetikë “Rrënimet e Jeruzalemit” (1904), “Grueja Shqyptare” (1924), “Lumnitë e Kalvarit e dhunitë e paganizmit” (1925), “N’Agape” (1926), “Nana Shqyptare” (1833), Çapaliku, studiuesi Çapaliku, si veprën më të mirë poetike të poetit martir, e veçon atë me titullin Gjet e lule” (1924 dhe të ribotuar mç 1931). Vepra e fundit i dha emër poetit. Gjithnjë në hullinë e këtij mendimi, Çapaliku, prandaj e vë këtë vepër nën therrëzn historiko-letrare të studimit analitik, duke mbëshenjuar se ajo “justifikon piedestalin dhe monumentin prej tingujsh e fjalësh në panteonin e letrave shqipe.”

            Qasja metodologjike e studimore që i bëhet jetës dhe veptrës së Prennusiht, është ajo e arritjeve bashkëkohëse dhe e frymës së bashkëkohësisë; do të thotë, e atyre horizonteve receptive që e mbajnë vulën e kohës së Prennushit dhe vulën e kohës sonë; këto kohë, çuditërrisht të përputhshme dhe qç kçmbejnë me njëra-tjetrën përvojat, frymën shpirtërore e shoqçrore, si me pësimet e mësimet e tyre. E kësaj fryme të përgjithshme të këtij studimi monografik, është edhe gjuha e përshtatshme nocionore-kritike. Këtij ligjërimi depërtues kritik, po ia shtojmë teknikën precize shkencore dhe aparaturën e kërkimit shkencor që komunikon lehtë me objektin e studimit e me lexuesin. Aty afër do të qëndrojë kompozicioni kompleks monografik.

Është ky, një sendërtim gjithëpërfshirës për jetën dhe veprën e Prennushit. Duke e marrë si pikënisje praktike fatin tragjik të këtij martiri e krijuesi në vdekje e pasvdekje, si dhe veprën e tij të gjerë, nga njëra anë; duke i trajtuar marrëdhëniet e ndërkomunikimit të fushave të ndryshme të krijimtarisë së tij intelektuale, publicistike, ekleziastike apo letrare, nga ana tjetër; Çapaliku do ta nxjerrë konkluzionin se “krijimtaria e tij e shumanshme, më tepër se një kaleidoskopi, i ngjan një reksioni zigjir, ku fokloristi përgatiste poetin, poeti nxiste dramaturgun, dramaturgu shtynte publicistin, publicisti shkrimtarin ekleziastik, i cili detyrimisht e kërkonte përkthyesin e cilësisë së lartë me stofin e bilingut” (fq. 159). Çapaliku nënvizon, së fundi, se vepra e tij është një ndihmë e mëtejshme për plazmimin e shqiptarëve si qytetarë e demokratë. Kësi zërash studimorë, si i Çapalikut, na nevojiten sot për ta njohur më mirë të djeshmen dhe për t’i kapur më mirë shenjat e identitetit tonë modern: në kulturë, në letërsi, në histori e në fusha të tjera të jetës shoqërore.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »