KATËR FORMAT E SJELLJES DEMOKRATIKE

Jun 29 • Res socialis

Shkruan: Dr. Pavao BRAJSHA

Mbi bazën e katër imazheve/ përfytyrimeve të vetvetes, edhe demokratët mund t`i ndajmë në katër tipa themelorë, që janë: demokratët kryelartë, të bindur, të fasadës dhe ata të vërtetë.

Demokratët kryelartë, mendojnë se janë ajo që do të donin të ishin. Ata, kanë vizionin e sjelljes së tyre demokratike dhe pretendojnë se pikërisht ashtu edhe sillen. Ata, fantazojnë (shtiren) sejanë ajo që s`janë.Të gjithë të tjerët rrethvetes i akuzojnë përmungesëdemokracie dhetë kuptuaritë sjelljes së tyredemokratike, qëvetëmata e shohindhe equajnë kështu.Çdo gjest të vetin, edhe atë nga më të voglindemokratike identifikojnë dhe eshpallinsi demokracisupreme. Ashtu si “të sëmurët që shtiren” tani kemipara neshedhe “demokratë që shtiren”. Sikurse qëtë parët nukjanë me të vërtetëtë sëmurë, por thjesht mendojnëse janë të tillë, ashtu edhekëta tjerët nukjanëdemokratë, por thjesht vetëm mendojnë sejanë të tillë.

Demokratët e bindur, thellësisht janë të bindur se të gjithë rreth tyre i konsiderojnë demokratë. Nga gjithë ajo që thuhet mbi ta,dëgjojnë vetëm lavdërime dhe konfirmime të sjelljes së tyre demokratike. Të gjitha të tjerat nuk i dëgjojnë, nuk u bien në sy, nuk i vërejnë. Të gjithat i interpretojnë si konfirmim i demokracisë vetjake. Dëgjojnë në mënyrë selektive, interpretojnë subjektivisht, dhe në çdo gjë ku ka deficite, ata shtojnë kështu që gjithmonë dëgjojnë atë që vetë dëshirojnë, nënkuptojnë edhe atë që i përshtatet përfytyrimit të tyre lidhur me vetveten. Çfarëdo që u thuhet, ata e kthejnë në atë çka e konfirmon mendimin e tyre lidhur me veten e tyre.

Demokratët fasadë (sa për sy e faqe) përpiqen t`u pëlqejnë të tjerëve me sjelljen e tyre demokratike. Shpesh aktrojnë demokracinë për të marrë konfirmimin e mjedisit, të asaj çfarë mendojnë për veten e vet. Ata, varen nga mendimi i të tjerëve për veten e tyre, kështu që përpiqen që ky mendim (opinion) t`i përshtatet imazhit të tyre mbi veten e tyre. Do të mund t`i quanim edhe demokratë dyfytyrësh, sepse më e rëndësishmja për ta është çfarë mendojnë të tjerët për ta, jose çfarë ndodh  me të vërtetë në ta dhe rreth tyre. E kanë gojën plot demokraci. Çdo gjëje i shtojnë një etiketë dhe formë demokratike. Të gjitha gjërat i veshin me një mantel demokratik të cilin e tundin përreth dhe e trembin mjedisin. Në vetvete janë jodemokratë të mëdhenj, por nga jashtë lënë një imazh prej luftëtari të pa kompromis për demokracinë.

Demokratët e vërtetë, mendojnë në mënyrë kritike për veten e tyre, e shqyrtojnë veten vazhdimisht- me të tjerët flasin për veten dhe përpiqen për të marrë imazh sa më realiste lidhur me (jo)demokracinë e tyre reale. Këta janë demokratë, të cilët punojnë në vetvete, të cilët përpiqen ta njohin veten e vet, dhe të cilët, edhe mendojnë edhe ndjejnë, edhe flasin edhe sillen si demokratë. Ata, janë demokratë të ndershëm dhe konkurset të (në harmoni).Ata mendojnë, ndjejnë, flasin dhe punojnë në mënyrë demokratike. Ata jetojnë në mënyrë demokratike, dhe jo vetëm flasin.

Imazhin e fituar mbi vetveten në bazë të të menduarit objektiv në lidhje me veten tonë dhe të identifikuarit e gabimeve tona reale duhet t`i pranojmë, e assesi t`i ndrydhim, dënojmë, e sidomos jo t`i refuzojmë. Tash, veç në të duhet të punojmë dhe të bashkëpunojmë me të. Ndryshimi i vetvetes dhe sjelljes vetjake duhet filluar te pranimi i realitetit vetjak personal, pa zbukurim, censurim dhe pa ia përshtatur dëshirave dhe nevojave tona.

Nëne shpesh fshehët njeriu jodemokrat

Rupert Lay. thotë se ne kemi nevojë ta njohim jo vetëm Unin tonë ideal, por edhe atë të vërtetë/real, se duhet t`i pranojmë dobësitë dhe gabimet tona. Të pranuarit e të metave tona është e rëndësishme në bazë të njohjes së vërtetë të vetvetes. Kritika e redukton Unin tonë në gjendje dhe mundësi faktike, në aftësi dhe kufizime të tija reale. Vetëm duke e pranuar vetveten si jemi, mund të pranojmë edhe tjetrin ashtu siç është. Kjo lejon për të dalluar mes sjelljes sonë të njëmend dhe ideale,mes imazhit mbi vetveten dhe realitetit vetjak. Na duhet mësuar t`i pranojmë kritikat e të tjerëve, dallimin midis qëllimeve tona të vetëdijshme dhe interpretimit të sjelljes sonë nga ana e të tjerëve. Për të realizuar vetveten tonë,së pari na duhet njohur dhe pranuar veten tonë.

Nuk është problemi më i madh fakti se shpesh veprojmë në mënyrë jodemokratike. Problem më i madh është se s`jemi në gjendje të pranojmë edhe vetë mundësinë e sjelljes sonë jodemokratike. Sa shpesh themi:”Qëndrimet dhe përkushtimet e mia demokratike janë të njohura! Si mund të më thuash se jam një autokrat, diktator?” Me siguri, këtë e dimë vetëm ne, por jo edhe të tjerët rreth nesh! Për të rregulluar vërtetë sjelljen tonë jodemokratike dhe për ta kthyer atë në demokratike, së pari na duhet ta pranojmë mundësinë e sjelljes sonë jodemokratike rreth nesh. Kjo ndodh rrallë te shumë politikanë profesionalë të orientimit “demokratik”.  Lëvdohen me demokracinë, të cilën, megjithatë, askush nuk e vëren në rrethinën e tyre, sidomos jo populli që e përfaqësojnë!

Nëse duam ta ndryshojmë vetveten dhe sjelljen tonë, t`i korrigjojmë gabimet dhe anët e dobëta, atëherë kemi nevojë ta pranojmë tërë sjelljen tonë me të gjitha gabimet, veset, të mirat, por edhe anët e këqija, tiparet e këndshme dhe të pakëndshme, të pranueshme dhe më pak të pranueshme. Pra, duhet ta pranojmë edhe faktin se ndoshta nuk jemi edhe demokratë të tillë siç shfaqemi nga jashtë dhe para të tjerëve. Vetëm duke pranuar sjelljen personale dhe jodemokratike hapim mundësinë e zhvillimit tonë drejt një sjellje demokratike dhe shoqërie demokratike.

Kush nuk e konsideron veten demokrat? Cili diktator s`ka pohuar se ishte demokrati më i madh? Sa diktatura në këtë botë para, por dhe tani ka  emërtimin e shtetit “demokratik”? Sa herë dhunën tonë kundër tjetrit e veshim me rroba demokratike? Sa herë në ditë abuzojmë me këtë fjalë? Termi “demokraci” po e përjeton fatin e ngjashëm si fjala “dashuri.” Edhe njëri edhe tjetri term po bëhen termat nga më të deformuarit dhe më të keqpërdorurit në mesin e njerëzve. Në emër të”dashurisë” dhe “demokracisë”, janë bërë më shumë të këqija në këtë botë, sesa në emër tëdiktaturësdhe urrejtjes!

Sjellja e identifikuar jodemokratike te vetja bëhet automatikisht më pak jodemokratike dhe shndërrohet në një shoqëri demokratike me vetë faktin se jemi në gjendje për ta pranuar këtë, për të reflektuar mbi të, dhe për të diskutuar për të me të tjerët.

Kujdesi për vetveten dhe sjelljen vetjake demokratike

Sjellja demokratike është në njëfarë mënyre më e vështirë sesa ajo jodemokratike. Lidhur me të parën njeriu duhet të kujdeset në mënyrë të veçantë, kurse tjetra zhvillohet vetvetiu. Të parën, kemi nevojë për ta zhvilluar vetë ne, kurse tjetra zhvillohet vetë. Në të parën duhet bërë përpjekje dhe mund, kurse e dyta nuk ka nevojë të mirëmbahet veçmas,as të kujdesemi për të.

Wilhelm Schmidt në librin e tij”Filozofia e shkathtësive jetësore” e përshkruan kujdesin për vetveten si një marrëdhënie e veçantë me vetveten, shqetësimin për vetveten, interesimin për veten tënde,vëzhgimin e vetvetes, ndërgjegjësimin e vetvetes. Ai, supozon perceptimin/ vëzhgimin e vetvetes, përqendrimin në veten tënde dhe transformimin e vetes tënde në një objekt formësimi që nuk na lë më të njëjtë .Interesimi për vetveten domosdoshmërish përfshinë edhe interesimin për tjetrin. Sikurse kujdesi për veten tonë, vetëm atëherë zhvillohet krejtësisht në qoftë se e prek edhe kujdesin për tjetrin, ashtu edhe kujdesi për tjetrin nënkupton kujdesin për vetveten. Ky është vëzhgimi i vetvetes; reflektimi mbi veten tënde, të menduarit në mënyrë kritike në lidhje me veten tënde, transformimi produktiv i vetvetes. Ky është interpretimi i vetvetes si dhe pranimi i vërejtjeve të huaja lidhur me veten time. Me të është i lidhur shqetësimi përtë ardhmen vetjake dhe pasojat e  veprimeve tona. Ai, përfshinë ruajtjen dhe forcimin e vetvetes, kontrollin e vetvetes, zhvillimin e pavarësisë nga konstelacione rastësore, dhe marrëdhënie të jashtme. Ky është shërimi dhe ndryshimi i vetvetes dhe marrëdhënieve personale. Ai përfshinë kujdesin për marrëdhëniet me të tjerët dhe rritjen e ndërgjegjësimit për vetveten nëpërmjet tyre. Duke u kujdesur për vetveten i ndihmojmë shoqërisë dhe kontribuojmë në zhvillimin e saj.

Askush nuk do të na sjellë demokracinë. Vetë na duhet të kujdesemi që ajo të zhvillohet dhe të punojmë në mirëmbajtjen e saj. Kjo vlen në radhë të parë për demokracisë në ne dhe në sjelljen tonë personale. Këtë, nuk e kemi marrë me lindje. Kjo nuk është e pranishme në mënyrë gjenetike në ne. Kjo është diçkaqë na duhet ta krijojmë, ta bëjmë, ose, siç thuhet sot gjerësisht, duhet me krye këtë punë. Pa kujdesin për demokracinë në vetvete, nuk ka as demokraci ndër ne.

Kujdesi për demokracinë nuk përfundon vetëm duke bërë kushtetutë demokratike, ligje demokratike, zgjedhje të lira, liri të medias, fjalës, mendimit dhe qëndrimeve, por gjithashtu duke marrë në konsideratë sjelljen personale demokratike. Pa këtë,edhe kushtetuta dhe ligjet më demokratike shndërrohen në mbulojë të rreme të sjelljes jodemokratike sociale. Unë shoh në këtë një kuptim të asaj që quhet”ripërtëritje shpirtërore.” Për mua, kjo është ripërtëritje e sjelljes, të menduarit, të ndierit, dashurisë vetjake demokratike. Kjo është ripërtëritja e demokracisë në vetë veten tonë, në martesat dhe familjet tona, në lagjet dhe vendet tona të punës. Vetëm pas kësaj vjen deri te demokratizimi edhe i tërë shoqërisë.

Përktheu: P. Shtjefën Dodes SJ

Shpërndaje

Comments are closed.

« »