MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

Jun 30 • Meditimi i ditës

1 korrik 2015 – E mërkurë,

 

Prania e Hyjit

Duke filluar këtë tërheqje të shkurtër shpirtërore pusho një moment duke i lënë anash shpërqendrimet, brengat vetjake.

Merr frymë mirë, thellë dhe njihe se je në praninë e dashur të Zotit.

 

Liria

Kur e ndiej veten të robëruar dhe kur gjithçka më tendosë, më ngarkon,

madje edhe atëherë kur rrezet e diellit nuk arrijnë në vendin ku ndodhem,

edhe atëherë, në heshtjen e plotë, shpirti im është i lirë dhe i papenguar.

Në këtë liri të shpirtit po të drejtohem ty, o Zot.

 

Vetëdija

Jetoj në një rrjetë marrëdhëniesh – lidhjesh me natyrën, me njerëz, me Zotin.

I lejoj vetes t`i ndiej këto lidhje duke falënderuar për jetën që rrjedh përmes tyre.

Disa prej këtyre lidhjeve janë shtrembëruar, dëmtuar, ose janë ndërprerë:

për këtë arsye ndoshta ndihem i/e hidhëruar, i/e zemëruar, i/e zhgënjyer.

Lus për dhuratën e pranimit dhe faljes.

 

Fjala

Hyji na dëfton veten e vetme anë tëshkrimeve të shenjta.
Lexoje tekstin nga Ungjilli i sotëm disa herë
dhe lejoji vëmendjes tënde të pushojë nëdisa pjesë të tij.

 

Mt 8, 28-34

28 Sapo kaloi në bregun tjetër ‑ në krahinën e gadarenëve, dy të djallosur që dolën nga varret, i erdhën para. Ishin aq të rrezikshëm, sa që askush s’guxonte të kalonte asaj rruge. 29 Dhe ja, bërtitën:

“Çka do prej nesh, o Biri i Hyjit? A erdhe këtu të na mundosh para kohës?”

30 Jo larg tyre kulloste një tufë e madhe derrash. 31 Shpirtrat e këqij iu lutën Jezusit:

“Meqë po na dëbon, na ço në tufën e derrave!”

32 Ai u tha: “Shkoni!”

Ata dolën e hynë në derra. Dhe ja, mbarë tufa u lëshua me turr e prej greminës ra në det dhe u mbyt në ujë. 33 Barinjtë ikën, e si mbërritën në qytet, treguan gjithçka, veçanërisht për të djallosurit. 34 Dhe ja, mbarë qyteti i doli para Jezusit. Kur e panë, iu lutën të largohej prej krahinës së tyre.

 

Ç`dëshiron të më thuash, o Zot?

Disa mendime mbi pjesën e leximit të sotshëm të Shkrimit Shenjt:

– Misioni i Jezusit i kapërcen të gjithë kufijtë dhe pengesat. Jezusi nuk ka frikë të shkojë në anën tjetër, në një vend pagan– ku Hebrenjtë përndryshe nuk do të shkonin. Atje ai takohet me forcat e së keqes në formën e një të djallosuri dhe i u del zota tyrMegjithatë, njerëzit nuk e njohën fuqinë e Hyjit në vepër, prandaj i kërkuan Jezusit të largohej.

– O Zot, në afërsinë tënde nuk kam nevojë të kem frikë nga forcat e errësirës në këtë botë. Më ke liruar nga e keqja dhe ke bërë gjithçka që të fitojë mirësia. Më ndihmo që të besojnë fuqinë tënde hyjnore në jetën time dhe të jem i/e vëmendshëm/e për mënyrat me të cilat e komunikonmesazhin tënd tëdritës dhetë shpresës.

  

Bashkëbisedimi

I/e vetëdijshëm/e se ende jam në praninë e Hyjit,

e paramendoj Jezusin sesi qëndron apo është ulur afër meje,

dhe i flas gjithçka kam në mendje, çfarë ma thotë zemra,

si shoku shokut.

 

Përfundimi

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë kësaj kohe sa luta mbi tekstin e Shkrimit Shenjt.

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »