2 korrik 2015 – E enjte, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

Jul 1 • Meditimi i ditës

Prania e Hyjit

O Zot i dashur, më ndihmo që të hapem krejtësisht ndaj teje,
sepse tani po i lë anash të gjitha brengat e mia.
Mbushi mendimet e mia me paqe, me dashurinë tënde.

 

Liria

Hyji ma ka dhënë dhuratën e lirisë.
Madje edhe nëse jam fizikisht i/e robëruar, shpirti im është i lirë.
Më ndihmo që lirinë e dhënë prej teje, me hirin tënd, ta përdori mençur.

 

Vetëdija

Në praninë e Hyjit që më do
e vështroj gjithë atë që më ka ndodhur ditën e kaluar,
prej këtij momenti në mënyrë retrospektive, hap për hap.
I kujtoj të gjitha ato gjëra që kanë qenë të mira dhe të bukura, dhe për këtë falënderoj.
I vërej edhe hijet, gabimet dhe pyes se çfarë më flasin; lus për shërim, guxim, falje.

 

Fjala

Lute Shpirtin Shenjt që të të ndriçojë dhe të ta hapë mendjen dhe zemrën që të mund ta dëgjosh Zotin se si po të flet në Fjalën e tij.

 

Mt 9,1-8

 

1 Jezusi hipi në barkë, kaloi në anën tjetër dhe shkoi në qytetin e vet. 2 Dhe ja, ia sollën para një të paralizuar, të shtrirë në vig. Jezusi, kur e pa fenë e tyre, i tha të paralizuarit: “Guxim, biro! Të janë falur mëkatet!”

3 Dhe ja, disa prej skribëve menduan me vete:

“Ky po blasfemon!”

4 Jezusi, duke i ditur mendimet e tyre, tha:

“Pse mendoni keq në zemrat tuaja? 5 Çka është më lehtë të thuhet: ‘Të janë falur mëkatet’ apo të thuhet: ‘Ngrihu e ec!?’ 6 ‘Por që ta dini se Biri i njeriut ka pushtet të falë mëkatet mbi tokë ‑ i tha atëherë të paralizuarit ‑ Çohu në këmbë, merre vigun tënd dhe shko në shtëpinë tënde!”

7 I paralizuari u ngrit e shkoi në shtëpi të vet.

8 Kur pa turma, e kapi frika e i dha lavd Hyjit që u dha njerëzve pushtet kaq të madh.

 

Ç`dëshiron të më thuash, Zotëri?

 

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Shërimi i të paralizuarit tregon fuqinë e Jezusit për të falur mëkatet. Jezusi dëshiron ta ripërtërijë çdo person me dhuratën e hirit që shëron siç ka bërë kështu me të paralizuarin.
  • Do t`i vëpër para Jezusit fushat e jetës sime që kanë nevojë për shërim. Ai i njeh të gjitha vuajtjet e mia–kur jeta ime nuk është e lehtë dhe marr në thua. Dhurata e faljes së tij më liron që mos të ngulitem pas të kaluarës, duke ma dhënë hirin përnjë fillim të ri.

 

Bashkëbisedimi

A jam duke i vërejtur reagimet e mia gjatë kohës kur lus në bazë të Shkrimit Shenjt?

A është ajo për mua sfidë, ngushëllim apo më shtynë të largohem?

Ndërsa e paramendoj Jezusin se është ulur apo qëndron pranë meje,

duke i zënë besë, si mikut tim më të mirë, i flas për ndjenjat e mia.

 

Përfundimi

Po të falënderoj o Zot për çdo nxitje që ma dhurove gjatë këtyre momenteve të kaluara vetëm me ty.

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »