ZOTËRIA IM DHE HYJI IM

Jul 2 • Meditimi i ditës

 

3 korrik 2015 – E premte, Shën Toma Apostull, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

 

Prania e Hyjit

Ndalem e pushoj një moment

dhe e marr me mend dashurinë dhe hirin që Hyji

e ndikon mbi mua:

jam i/e krijuar në imazhin dhe përngjasimin e Hyjit;

jam vend-banimi i Hyjit…

 

Liria

S`ka situatë prej së cilës nuk do të mund të dilja më i/e pasur me dashuri dhe jetë.

Mirëpo, dëshirat e mia janë shpesh herë të fiksuara, të robëruara në iluzione se të gjitha duhet qenë të plotësuara.

E lus Hyjin që nëpërmjet lirisë time

t’i bëjë dëshirat e mia këngë melodie gjallëruese

të një dashurie plot harmoni.

 

Vetëdija

Më ndihmo, o Zot, që të bëhem edhe më i/e vetëdijshëm/e

për praninë tënde.

Më mëso se si të të dalloj në të tjerët.

Ma mbush zemrën me falënderim për të gjitha ato momente

kur nëpërmjet njerëzve të tjerë e ke treguar

përkujdesjen ndaj meje.

 

Fjala

Do t’i jap vetes kohë që ta lexoj Fjalën e Hyjit ngadalë, disa herë,

dhe do të ndalem në atë fjalë, shprehje ose ndodhje që më prek, që më flet pikërisht mua.

 

Gjn 20, 24-29 

24 Porse Toma, njëri prej të Dymbëdhjetëve‑ ai që quhet Binjak ‑ nuk ndodhi me ta kur erdhi Jezusi. 25

I thanë, pra, nxënësit e tjerë:

“E pamë Zotërinë!”

Toma u përgjigj:

“Pa e parë në duart e tij vrajën e gozhdave e pa e vënë gishtin tim në vendin e gozhdave; pa e shtirë vënë dorën time në kraharorin e tij, kurrë nuk besoj.”

26 Pas tetë ditësh nxënësit e tij ishin prapë brenda në shtëpi e me ta ishte edhe Toma. Megjithëse dyert ishin të mbyllura, erdhi Jezusi, zuri vend mes tyre dhe u tha: “Paqja me ju!” 27

Pastaj i tha Tomës:

“Shtjere gishtin tënd këtu dhe ja, shihi duart e mia! Ma jep dorën tënde e shtjere në kraharorin tim dhe mos ji njeri që s’beson,

por besimtar!”

28Toma iu përgjigj:

“Zotëria im dhe Hyji im!”

29Jezusi i tha:

“Pse po më sheh, po beson.

Lum ata që nuk panë e besojnë!”

 

Ç’dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi pjesën e leximit të sotshëm të Shkrimit Shenjt

– Toma refuzoi të besonte në ringjallje,derisa vetë nuk e pa Zotërinë e ringjallur. Kure takon Jezusin duke i shtjerë duart e veta në varrat që ia kishin bërë gozhdët dhe në kraharorin e tij, dyshimet e tij zhduken dhe shpreh akt të thellë feje“Zoti im dhe Hyji im.”

– Edhe nxënësit nganjëherë dyshonin siç e tregon këtë qartë shembulli i Tomës. Jezusi na takon në udhëtimin tonë të jetës. Ai e di se në ecjen tonë në fe, hasim

në sfida të shumta.

– Po të lutem, o Zot, që kur të has në jetën time në mundime dhe vuajtje të kem guximin për të shprehur aktin tim të fesë në ty.

  

Bashkëbisedimi

Zot, ti më njeh më mirë se unë e njoh veten time.
Shpirti yt e përshkon çdo moment të jetës sime.
Faleminderit për hirin dhe dashurinë që e ndikon mbi mua.
Faleminderit për ftesën tënde të vazhdueshme, të butë për të lejuar të hysh në jetën time.
Më fal për momentet kur e kam refuzuar atë ftesë, dhe e kam mbyllur veten para teje.
Më ndihmo që gjatë ditës të vij, ta njoh praninë tënde në jetën time, të ta çel zemrën, që të lejoj të veprosh në mua, për lavdinë tënde më të madhe.

 

Përfundimi

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë kësaj kohe sa luta mbi tekstin e Shkrimit Shenjt.

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt

Si ka qenë në fillim, ashtu tash

e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »