5 korrik 2015 – E diela 14-të gjatë vitit (B), MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

Jul 4 • Meditimi i ditës

Prania e Hyjit

Nganjëherë më pushtojnë brengat e kësaj bote.

Në kohën, si tani, bëj që të bëhem i vetëdijshëm për kënaqësinë e pranisë tënde

si dhe për dashurinë tënde të pakufizuar ndaj meje.

 

Liria

S`ka situatë prej së cilës nuk do të mund të dilja më i pasur me dashuri dhe jetë.

Mirëpo, dëshirat e mia janë shpesh herë të fiksuara, të robëruara në iluzione se të gjitha do të jenë të plotësuara.

E lus Hyjin që nëpërmjet lirisë time

t`i bëjë dëshirat e mia këngë melodie gjallëruese të dashurisë me plot harmoni.

 

Vetëdija

 

E pyes veten, ç`po ndjej sot në vete?
A jam ndoshta i/e lodhur, nën stres apo jam jashtë forme?
Nëse diçka prej kësaj ekziston në mua,
a mund të provoj t`i hedh tej këto brenga që më shqetësojnë?

 

Fjala

 

Në gjendjen momentale të shpirtit koncentrohu në tekstin e sotshëm me besim.

Beso se Shpirti Shenjt është i pranishëm

dhe që ai mundet të të frymëzojë për ta zbuluar çfarë po të flet ky tekst i sotshëm.

Lexo me vëmendje dhe me kuptim; përgjo çfarë po ndodhë në zemrën tënde.

 

Mk 6, 1-6

1Jezusi u nis prej andej e shkoi në vendin ku u rrit.

E përcollën edhe nxënësit e tij. 2 Kur erdhi e shtuna, filloi të mësojë në sinagogë. Shumica e dëgjuesve çuditeshin e thoshin:

“Nga i vijnë këtij këto? Ç’është kjo dije që iu dhurua? Po këto mrekulli të mëdha që bëhen nga duart e tij? 3 Po a nuk është ky zdrukthëtar, i biri i Marisë, vëllai i Jakobit, i Jozetit, i Judës, i Simonit? Po a nuk janë këtu ndër ne motrat e tij?”

Kështu u bë për ta arsye e mosbesimit në të.

4Jezusi u tha: “Profeti ndahet pa nder vetëm në vendin e vet, në farefisin e vet dhe në shtëpinë e vet.” 5 Dhe nuk mundi të bëjë aty asnjë mrekulli, përveç se shëroi disa të sëmurë duke vënë mbi ta duart. 6 E çuditej për mosbesimin e tyre.

 

Ç`dëshiron të më thuash, Zotëri?

 

Disa mendime mbi pjesën e leximit të sotshëm të Shkrimit Shenjt

 

– Njerëzit thjesht nuk kanë mundur ta pranojnë “thjeshtësinë” e Jezusit: se është rritur në një familje normale që përmendet dhe që kishte qenë e njohur në Nazaret. Nganjëherë e kemi vështirë ta dallojmë hirin e Zotit afër nesh, para hundës. Në përditshmërinë e jetës dhe dashurisë, në mosmarrëveshjet dhe dhimbjet, në brengosje dhe mirësi – hiri dhe dashuria e Zotit janë të gjalla dhe vepruese.

– Jezusi “çuditej për mosbesimin e tyre”. A e çudis ndonjëherë Hyjin me mosbesimin tim? A e zbres/zvogëloj Hyjin në një farë minimizimi tim – krejt poshtë, kështu që s`jam më i/e hapur që të më ndodhë një mrekulli? A i zvogëloj duke i paraqitur si shumë të vogla vlerat dhe rëndësinë e njerëzve të tjerë?

– O Zot, mos lejo që t`ua rrënoj jetët të tjerëve apo jetën time personale. Bëj që të të çudis pak, duke i përgjigjur më shpesh thirrjeve të buta të hirit tënd!

 

Bashkëbisedimi

 

O Zot, e di që fjalët nuk janë të nevojshme kur të drejtohem ty.

Ti shikon në thellësinë e zemrës sime.

I njeh dëshirat dhe nevojat e mia.

Po lëshohem në duart e tua.

 

Përfundimi

 

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë kësaj kohe sa luta mbi tekstin e Shkrimit Shenjt.

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »