6 korrik 2015 – E hënë, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme  

Jul 6 • Meditimi i ditës

Prania e Hyjit

Vetëdijesohem: gjatë kohës së qëndrimit tim ulur, këtu dhe tani, Hyji më vështron me dashamirësi dhe dashuri

duke lejuar që të ekzistoj.

Do të ndalem një moment dhe do të mendoj për këtë.

 

Liria

 

Lus për hirin e shenjtë

që t`i harroj brengat e mia,

që të jem i hapur ndaj asaj çfarë Hyji kërkon prej meje,

që t`i lëshohem udhëheqjes së Krijuesit që më do.

 

Vetëdija

 

Bëj, o Zot, që gjithmonë të jem i/e vetëdijshëm/e dhe mirënjohës/e

për të gjitha bamirësitë që m`i ke dhënë.

Këtë bekim ta ndaj gjithmonë me të tjerët.

 

Fjala

 

Lute Shpirtin Shenjt që të të ndriçojë dhe të ta hapë mendjen dhe zemrën që të mund ta dëgjosh Zotin se si po të flet në Fjalën e tij.

 

Mt 9,18-26

 

18 Ndërsa Jezusi po ua mësonte këto, ja se iu afrua një kryetar, ra përmbys para tij dhe i tha: “Posa më vdiq vajza. Megjithatë eja, vëre dorën mbi të dhe ajo do të ngjallet.” 19Jezusi u ngrit dhe bashkë me nxënësit e vet shkoi pas tij.

20 Dhe ja, një grua e cila vuante nga derdhja e gjakut prej dymbëdhjetë vjetësh, iu afrua pas shpine e ia preku kindin e petkut të tij, 21 sepse thoshte në vete: “Do të shërohem nëse ia prek qoftë edhe vetëm petkun e tij! “22Jezusi u soll, e pa dhe i tha: “Ki besim, o bijë! Feja jote të shpëtoi!” Dhe gruaja u shërua në atë moment.

23 Kur Jezusi arriti në shtëpinë e kryetarit, dhe si i pa ata që u binin fyejve dhe njerëzit që po bënin zhurmë, 24 u tha: “Largohuni se vajza nuk ka vdekur, por po fle.” Ata e përqeshën. 25 Dhe, pasi u qitën njerëzit përjashta, hyri Jezusi, e mori për dore vajzën dhe ajo u ngrit. 26 Lajmi i kësaj mrekullie u përhap anembanë asaj krahine.

 

Ç`dëshiron të më thuash, Zotëri

 

Disa mendime mbi pjesën e leximit të sotshëm të Shkrimit Shenjt:

– Jezusishëronnjë grua qëpo vuante ngagjakderdhjesepse nësytë e tijsjellja e gruase prekjes së kindit të petkut të tijishtenjë akt shumë i lartëbesimi.

– Nuk kakufipër shërimdheripërtëritjetë cilatJezusimund t`i bëjënë jetën time.

– A kamtë njëjtinbesimsikjo grua qëpo vuante nga gjakderdhje, gjatë kohës që i afrohematij? AbesojseJezusimund tëmë shërojë?

 

Bashkëbisedimi

 

Si e kam përjetuar Fjalën e Hyjit? A më ka lënë të ftohtë?

A më ka ngushëlluar apo nxitur që të veproj më ndryshe?

E paramendoj Jezusin sesi është duke qëndruar apo ulur pranë meje,

i drejtohem dhe ia tregoj të gjitha çfarë ndiej.

 

Përfundimi

 

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë kësaj kohe sa luta mbi tekstin e Shkrimit Shenjt.

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt

Si ka qenë në fillim, ashtu tash

e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »