BARAZIA GJINORE NË KOSOVË        

Jul 7 • Opinion

Në vazhdën e takimeve që janë mbajtur në regjionin e Anamoravës, përkatësisht në Gjilan, më 30 qershor 2015, u organizua takim i radhës i bashkëpunimit, njohjes dhe bashkëndarjes së mendimesh të ndërsjella, në mes të katër komuniteteve që jetojnë në këtë anë: ai Islam, Katolik, Ortodoks dhe Protestant.

Organizator i këtij forumi ishte OSBE-ja.  Drejtori i qendrës regjionale në Gjilan z. Ulrich Biffar, bëri edhe hapjen e këtij takimi, duke përshëndetur dhe falënderuar të gjithë të pranishmit. Në këtë takim, secila bashkësi fetare u përfaqësua me nga një klerik. Karakteristike e veçantë e këtij takimi ishte edhe pjesëmarrja e gjinisë femërore, ku si temë diskutimi ishte barazia gjinore në komunitetet tona në Kosovë. Po ashtu, u bisedua edhe për rolin e femrës, pabarazinë gjinore,dallimet dhe pikat e përbashkëta në këto katër komunitete që morën pjesë.

Lidhur  me njohjen dhe konceptin e barazisë gjinore dhe kornizën e ligjeve politike  mbi barazinë gjinore  foli  edhe  znj. Lauren  McAlister, këshilltare  e lartë në  OSBE- misioni në Kosovë. Ajo, theksoi mjaft qartë, konceptet gjinore ne disa pika: gjinia, seksi, barazia gjinore, stereotipat  gjinore, diskriminimi në bazë të gjinive; këto gjithmonë sipas konceptit të OSBE-se. Pastaj u fol edhe për  kornizat ligjore ndërkombëtare, dhe kornizat ligjore politike në Kosovë, duke theksuar po ashtu edhe disa ligje rreth të njëjtës çështje. Për ne pjesëmarrësit, ishte një njohje e re  nga ajo që tha zj. McAlister.

Në vazhdimësi të asaj që foli  këshilltarja e lartë e OSBE-se, për më gjerësisht na bëri të kuptojmë znj. Valentina Bejtullahu-Turjaka (zyrtare e larta na OSBE). Ajo, duke shpjeguar “politikat gjinore në praktike” vuri theksin mbi analizën gjinore që  është një studim i ndryshimeve në kushte, nevoja, në shkallën e pjesëmarrjes, qasje në burime, në fuqinë vendimmarrëse, në mes të grave dhe burrave,  në të gjitha sferat politike dhe sociale të jetës, duke merr në konsideratë  kontekstin  që përcakton rolet gjinore.

Në  fund të këtij takimi, ishte edhe momenti i bashkëndarjes të mendimeve mes  pjesëmarrësve. Ishte edhe mundësia e pyetjeve për temat që u diskutuan në takim. Pastaj u fol edhe për te drejtat e femrës, mënyra e të jetuarit në religjionet përkatëse, përvojat personale, etj. Nga e gjithë kjo që u diskutua në këtë takim,  pjesëmarrësit dakorduan në disa pika kyçe të gjitha  komunitetet ose bashkësitë fetare. Për këtë gjë, e falënderojmë Zotin që përmes organizatorëve (faktorit ndërkombëtar) ne takohemi dhe bashkëpunojmë mes vete.  Në fund ishte edhe darka  vëllazërore  e përbashkët e pjesëmarrësve. Në të vërtet, u ndamë te kënaqur nga ky takim dhe nga ajo që ishte organizuar.  Shpresojmë se do të vazhdohet me takime te tilla, për te mirën e përbashkët.

Për Dritën: Flora Ferizi

111

2222

Shpërndaje

Comments are closed.

« »