DHEMBSHURI SHPËTUESE

Jul 7 • Meditimi i ditës

7 korrik 2015 – E martë, Shën Asti, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

 

Prania e Hyjit

 

Jezus i dashur, po vij sot tek ti, kam nevojë për afërsinë tënde.

Dëshiroj të të dua sikurse ti më do mua.

Kurrë mos më ndaftë asgjë prej teje.

 

Liria

 

Trungu i trashë dhe i shtrembër i pemës kurrë nuk do të besonte

se mund të bëhet statujë, vepër e mrekullueshme artistike,

dhe kurrë s`do t`i nënshtrohej daltës së skulptorit,

i cili me gjeninë e tij depërton për të nxjerr të gjitha ato çfarë mund të bëhet prej këtij trungu. (Shën Injaci)

Lus për hirin shenjtë që të lejoj të formohem me dorën e Krijuesit tim të dashur.

 

Ndërgjegjësimi

 

Në praninë e Hyjit që më do

e vështroj gjithë atë që më ka ndodhur ditën e kaluar,

prej këtij momenti në mënyrë retrospektive, hap për hap.

E kujtoj të gjithë atë që ka qenë mirë dhe bukur, dhe për këtë falënderoj.

I vërej edhe hijet, gabimet dhe pyes se çfarë më flasin; lus për shërim, guxim, falje.

 

Fjala

 

Tani e lexoj pjesën e leximit të Shkrimit Shenjt që është i parashikuar për sot.

Lexoj ngadalë

dhe ia vë mendjen fjalisë apo ngjarjes që më flet diçka.

 

Mt 9, 32-38

 

32 Posa dolën këta, ja se i sollën një memec të djallosur. 33 Pasi e nxori djallin, memeci foli. Njerëzit të mrekulluar, thoshin: “Kurrë s’u pa një gjë e tillë në Izrael!” 34 Ndërsa farisenjtë thoshin: “Ai i nxjerr djajtë me fuqinë e kryetarit të djajve.”

35 Kështu Jezusi qarkullonte nëpër të gjitha qytetet e fshatrat. Mësonte në sinagogat e tyre: predikonte Ungjillin e Mbretërisë dhe shëronte çdo sëmundje e lëngatë.

36 Kur e pa turmën e popullit, ndjeu dhembshuri për të, sepse ishte e nëpërkëmbur dhe e lënë pasdore si delet pa bari. 37 Atëherë u tha nxënësve të vet:

“Të korrat janë të mëdha, kurse punëtorë ka pak. 38Lutjuni, pra Zotërisë së të korrave, të dërgojë korrtarë në të korrat e veta.”

 

Ç` dëshiron të më thuash, Zotëri?

 

Disa mendime mbi pjesën e leximit të sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

– Nëshpalljen eLajmit tëgëzueshëmJezusi u vu nëanëne të dobëtëvedhe të pambrojturAi kishtedhembshuripërturmatqëe ndiqninduke kërkuartë vërtetën emesazhit të tij.

– Kur ikërkojmëZotittë dërgojë punëtorënë të korrat etijshpeshna shkon mendja tepriftëria (meshtaria)dhejeta e kushtuar rregulltare. Nganjëherëharrojmëse Jezusie thërret çdo person, secilin prej nesh, tëjetënjë nxënës/dishepullidashurisë së tij.

– Më ndihmo, oZot,që tëjem i/ekujdesshëm/e, i/e dashur/eduke pasurdhembshuripër atarreth meje, duke pranuar seme anë të gjërave të vogladhetë padukshmeqë i bëj,mund të kontribuoj nëndërtimin eMbretërisësate.

 

Bashkëbisedimi

 

O Zot i dashur, ji pranë meje gjithmonë.

Ma jep një zemër e cila gjithmonë do të të besojë.

Faleminderit që më do.

 

Përfundimi

 

Të falënderoj, o Zot, që munda t`i kaloj këto pak minuta vetëm me ty.

 

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt

Si ka qenë në fillim, ashtu tash

e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »