LET’S DO IT TOGETHER

Jul 7 • Bota e të rinjve

Kampi veror 2015 në Famullinë e Binçës

Për të rinjtë e Famullisë së Binçës, pushimet verore filluan pak më ndryshe dhe më gjallërisht, sepse  iniciativa për të filluar Kampin Veror me ndihmën e organizatorit tonë Don Kastriot Idrizi, ngjalli pjesën më aktive të famullisë sonë.

Kampi veror ishte diçka e re për famullinë, sepse nëpërmes takimeve të shumta që kemi mbajtur me organizatorin, jemi përgatitur mjaftë mirë, për ta njohur rëndësinë dhe qëllimin e tij. Kjo, në mënyrë të veçantë, ka të bëjë me aniomatorët. Të jesh animator, do të thotë të kesh shumë përgjegjësi, të jesh mbikëqyrës i fëmijëve. Ne, gjatë mbledhjeve që kemi mbajtur kemi shkruar edhe disa rregulla që duhet t’i respektoj secili animator. Gjate gjithë kohës, kishte shumë regjistrime për kamp dhe fëmijët mezi prisnin ditën e fillimit të kampit. Kjo ishte shumë pozitive për ne, meqë ishte hera e parë me një eksperiencë të këtillë.

Të hënën, me 29 qershor, kur filloi kampi ishim të emocionuar të gjithë, animatorë e fëmijë. Ditën e fillonim me lutjen e përbashkët të bashkuar dore për dore; kështu e tregonim lidhjen tonë në uratë dhe në punë, në argëtim e në bashkëndarje të aktiviteteve kreative. Çdo dite ishte mesha e shenjtë, të cilën e kremtonte Don Kastrioti, e në të cilën ne lexonim dhe këndonim, kurse fëmijët ishin ministrantë.

Qëllimi i këtij kampi ishte që fëmijët dhe të rinjtë të jenë sa më afër njëri-tjetrit, të bashkuar dhe afër Kishës, që të aftësohen që gjithmonë të bashkuar me lutje të jenë me afër Jezusit dhe të mund të arrijnë të jetojnë jetën ndershmërisht, fisnikërisht e kështu edhe të arrijnë qëllimet e jetës.

Gjatë një jave për sa është mbajtur kampi, interesimi çdo ditë e më shumë rritej. Kjo është shenjë e mirë sepse puna e 25 animatoreve, organizatorit tonë dhe motrave të nderit ka bërë që ky aktivitet të jetë kaq i bukur dhe i admirueshëm.

Ne, tash jemi duke u përgatitur edhe për javën e fundit me aktivitete dhe lodra të ndryshme, ndërsa në përfundim të kampit planifikojmë të bëjmë një program për fëmijët dhe prindërit. Ky program do të ketë elemente kulturore-fetare.  Animatorët kanë udhëhequr disa grupe: vallëzimit, këndimit, aktrimit dhe vizatimit, me qëllim që secili grup të aftësojë fëmijët në fushën e caktuar. Ky aktivitet vullnetarë ka bërë që fëmijët e Bashkësisë sonë – Famullisë së Binçës, të jenë sa më të bashkuar dhe të shoqërueshëm në mes vete, e jo vetëm, por edhe grupi i animatorëve, edhe pse ishin të moshave të ndryshme. Gjatë kësaj kohe, është arritur të krijohet një bashkim dhe miqësi, e cila do të vazhdojë edhe në të ardhmen me aktiviteteve në Bashkësinë e famullisë sonë. Ja pse edhe krejt ky aktivitet i Kampit Veror ka pasur për moti “LET’S DO IT TOGETHER” që do të thotë “Të punojmë së bashku”, sepse ishim të vetëdijshëm  se gjërat më të bukura bëhen së bashku, dhe gjërat më të bukura mbesin kur ato janë kryer së bashku.  

Përgatiti për Dritën: Valerina Gegaj

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

11

12

13

14

15

16

17

18

19

20

21

22

23

24

25

26

27

28

29

30

31

32

33

Shpërndaje

Comments are closed.

« »