KREMTIMI I SHËN ASTIT NË SERBICË

Jul 8 • Kisha në Kosovë

Famullia e Shën Nikollës në Velezhë përkatësisht fshati Serbicë e Ulët, më 7 Korrik 2015, ishte i tëri në atmosferë feste. Banorët dhe mysafirët e shumtë ishin tejet të gëzuar, sepse festohej dita e pajtorit të Kishës “Shën Asti”. Është kjo filiale e famullisë së Velezhës ku famullitari ynë shumë i respektuar dhe i palodhshëm kishte ftuar disa meshtarë për të marrë pjesë në meshën solemne, e në mesin e tyre edhe Don Jeton Thaqin, ish-ndihmës në këtë famulli, i cili edhe e udhëhoqi meshën shenjte. Në pretkun e rastit preku shumë tema dhe pika të cilat janë aktuale në përditshmërinë tonë, që pos jetës dhe veprës së Shën Astit, nga Durrësi,  ai foli dhe njëherësh apeloi tek të pranishmit duke u dhënë një mesazhin shpirtëror se si duhet një besimtar i devotshëm të ndjek shembullin e Shën Astit, ku në shprehje vijnë respekti, besimi dhe dashuria, virtyte këto që populli ynë i ka traditë!

Në këtë festë pati edhe besimtarë  të famullive përreth, të cilët me praninë e tyre e bënë shumë më madhështore këtë festë të madhe të kishës dhe fshatit Serbicë e Ulët! (teskti dhe foto nga David Kqira)

 

Shpërndaje

Comments are closed.

« »