TË DËRGUAR NË SHËRBIM TË DREJTËSISË, TË SË VËRTETËSDHE DASHURISË

Jul 8 • Meditimi i ditës

8 korrik 2015 – E mërkurë, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

 

Prania e Hyjit

 

O Zot, më ndihmo që të hyj e të vendosem plotësisht në praninë tënde.

Më përshko me dashurinë tënde.

Zemra ime le të bashkohet me tënden.

 

Liria

 

O Zot, ma ke dhënë jetën dhe dhuratën e lirisë.
Unë ekzistoj në këtë botë falë dashurisë sate.
Më ndihmo që gjithmonë të di ta çmoj këtë dhuratë të jetës dhe që gjithmonë ta respektoj të drejtën e tjetrit për të jetuar.

 

Ndërgjegjësimi

 

Në praninë e Hyjit që më do
e vështroj gjithë atë që më ka ndodhur ditën e kaluar,
prej këtij momenti në mënyrë retrospektive, hap për hap.
E kujtoj të gjithë atë që kanë qenë mirë dhe bukur, dhe për këtë falënderoj.
I vërej edhe hijet, gabimet dhe pyes se çfarë më flasin; lus për shërim, guxim, falje.

 

Fjala

 

Do t`i jap vetes kohë që ta lexoj Fjalën e Hyjit ngadalë, disa herë,

dhe do të ndalem në atë fjalë apo ngjarje që më prek, që më flet pikërisht mua.

 

Mt 10, 1-7

 

1 Pastaj Jezusi i mblodhi rreth vetes dymbëdhjetë nxënësit e vet e u dha pushtetin të mund të dëbonin shpirtrat e ndytë dhe të mund të shëronin çdo sëmundje e lëngatë.

2 Emrat e Dymbëdhjetë apostujve janë këta: i pari Simoni, që quhet Pjetër e vëllai i tij Andreu; Jakobi i Zebedeut dhe Gjoni, i vëllai; 3Filipi dhe Bartolomeu; Toma e Mateu‑ tagrambledhësi; Jakobi i Alfeut dhe Tadeu; 4 Simon Kananeu dhe Judë Iskarioti‑ ai që e tradhtoi.

5 Pikërisht këta të Dymbëdhjetët Jezusi i dërgoi dhe i urdhëroi:

“Mos shkoni ndër paganë as mos hyni në asnjë qytet të samaritanëve! 6 Por shkoni më mirë te delet e humbura të shtëpisë së Izraelit. 7 Gjatë udhëtimit predikoni: ‘Mbretëria e qiellit është afër!’

 

Ç` dëshiron të më thuash, Zotëri?

 

Disa mendime mbi pjesën e leximit të sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

– Jezusi i dërgon dishepujt me udhëzime të qarta “për të shpallur Lajmin e mirë” të Mbretërisë së qiellit. Ai i dërgon ata në një mision predikimi dhe shërimi, për të shpallur mesazhin e dashurisë shpëtuese të Hyjit atyre që ishin më në nevojë.

– Më ndihmo, o Zot, ta kuptoj se si besimi im, gjithashtu,mund të ketë një dimension misionar. Më trego se si mund të jem një instrumenti dashurisë sate në takim me të tjerët dhe të kontribuoj që në këtë botë të mbretërojë Mbretëria jote e drejtësisë, së vërtetës dhe dashurisë.

 

Bashkëbisedimi

 

I/e vetëdijshëm/e se ende jam në praninë e Hyjit,

e paramendoj Jezusin se si është duke qëndruar apo është ulur afër meje,

dhe i flas gjithçka kam në mendje, çfarë më thotë zemra,

si shoku shokut.

 

Përfundimi

 

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë kësaj kohe sa luta mbi tekstin e Shkrimit Shenjt.

 

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »