PËR TË SHËRBYER DHE PËR TË SHËRUAR
9 korrik 2015 – E enjte
MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme
Prania e Hyjit
Ndalem një moment, i/e vetëdijshëm/e se Hyji është këtu.
Mendoj se si gjithçka rreth meje,
ajri të cilin e marrë, i tërë trupi im,
rrezaton praninë e Hyjit.
Liria
S`ka situatë prej së cilës nuk do të mund të dilja më i/e pasur me dashuri dhe jetë.
Mirëpo, dëshirat e mia janë shpesh herë të fiksuara, të robëruara në iluzione se të gjitha duhet qenë të plotësuara.
E lus Hyjin që nëpërmjet lirisë time
t`i bëjë dëshirat e mia këngë melodie gjallëruese të një dashurie plot harmoni.
Ndërgjegjësimi
E di që Zoti më do pa kushte.
Për këtë arsye me sinqeritet e vështroj ditën që po kalon, ngjarjet dhe përjetimet.
A ekziston diçka që duhet të jem mirënjohës/e? Atëherë do të falënderoj.
Diçka që ndihem fajtor? Atëherë do të lus për falje.
Fjala
E lexoj Fjalën e Hyjit ngadalë, ndoshta edhe disa herë,
Dhe dëgjoj çka më flet Hyji.
Mt 10,7-15
7 Gjatë udhëtimit predikoni: ‘Mbretëria e qiellit është afër!’ 8 Shëroni të sëmurit, ngjallni të vdekurit, pastroni të gërbulurit, dëboni djajtë! Falas morët, falas edhe jepni! 9 Mos grumbulloni në brezat tuaj as ar, as argjend, as të holla bakri; 10 as strajcë udhëtimi, as dy palë petka, as sandale, as shkop, sepse punëtori ka të drejtë për ushqimin e vet.
11 Në çdo qytet apo fshat që të hyni, pyetni a është aty ndonjë njeri i ndershëm e banoni tek ai derisa të shkoni më tej. 12 Kur të hyni në shtëpi, uroni paqe. 13
Nëse shtëpia është e ndershme, le të zbresë mbi të paqja juaj;
po nuk qe e denjë, paqja juaj le të kthehet tek ju. 14
Por, po qe se ndokund nuk ju pranojnë ose nuk i dëgjojnë fjalët tuaja,
dilni prej asaj shtëpie e prej atij qyteti dhe shkundni edhe pluhurin
prej këmbëve tuaja. 15
Për të vërtetë po ju them: Ditën e Gjyqit do ta ketë më lehtë Sodoma e Gomorra
se ai qytet.”
Ç` dëshiron të më thuash, Zotëri?
Disa mendime mbi pjesën e leximit të sotshëm të Shkrimit Shenjt:
– Jezusiu përçon dishepujve të tij një mesazh radikal, ndërsa i dërgon në mision. Ata do të dëbojnë shpirtrat e ndytë, do t`i pastrojnë të gërbulurit ashtu siç ka bërë edhe ai, dhe nuk do të marrin asgjë për udhëtim, madje as mantelin rezervë apo sandale. Është kjo një ftesë e Jezusit bërë ndjekësve të tij më të ngushtë, që të mbështeten në të dhe të kenë besim të plotë në dashurinë dhe providencë ne Hyjit.
– Të lutem, Zot, që më pak të tërhiqem pas gjërave të prekshme, materiale dhe më shumë pas afërsisë sate providenciale, që është e gjallë dhe vepruese në çdo moment të ditës sime dhe në çdo vendim që marr. Më ndihmo ta mbështes tërë shpresën time te ti – për shkak se dashuria dhe mirësia jote nuk mund të tejkalohen.
Bashkëbisedimi
O Zot i dashur, më ndihmo çdo ditë
që edhe më shumë të kërkoj.
Ma mbush zemrën time me dashuri ndaj teje.
Përfundimi
Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë kësaj kohe sa luta mbi tekstin e Shkrimit Shenjt.
Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen.
« KREMTIMI I SHËN ASTIT NË SERBICË ANTON N. BERISHA, FITUES I ÇMIMIT LETRAR “BEQIR MUSLIU” PËR VITIN 2015 »