MISIONI I NXËNËSVE TË JEZUSIT

Jul 12 • Meditimi i ditës

12 korrik 2015 – E diela 15 gjatë viti (B), MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

  

Prania e Hyjit

 

E pranishme për mua është ajo që ndikon në ekzistencën time.

E kundroj praninë e Hyjit, i cili gjithmonë është pranë meje me dashuri,

në mesin e shumë gjërave që po ashtu ndikojnë në mua.

Ndalem dhe lus që t`i lejoj

që të ndikoj në të jetuarit tim, në jetën time, në këtë moment.

 

Liria

 

O Zot, më ke krijuar për të jetuar në liri.

Shpirti Shenjt më udhëheqtë që lirisht të të ndjek.

Mbille në zemrën time dëshirën që çdo ditë

gjithnjë e më shumë të të njoh dhe të të dua.

 

Vetëdija

 

Më ndihmo o Zot që të bëhem edhe më i/e vetëdijshëm/e për praninë tënde.

Më mëso se si të të dalloj në të tjerët.

Ma mbush zemrën me falënderim për të gjitha ato momente

kur nëpërmjet njerëzve të tjerë e ke treguar përkujdesjen ndaj meje.

 

Fjala

 

Në gjendjen momentale të shpirtit koncentrohu në tekstin e sotshëm me besim.

Beso se Shpirti Shenjt është i pranishëm

dhe që ai mundet të të frymëzojë për ta zbuluar çfarë po të flet ky tekst i sotshëm.

Lexo me vëmendje dhe me kuptim; përgjo çfarë po ndodhë në zemrën tënde.

 

Mk6, 7-13

 

7 Atëherë i thirri të Dymbëdhjetët e nisi t’i dërgojë dy nga dy dhe u dha pushtet mbi shpirtrat e ndytë. 8 U urdhëroi të mos marrin në udhëtim asgjë tjetër, përveç shkopit: as bukë, as strajcë, as para bakri në brez, 9 por të mbathin vetëm sandalet e të mos veshin dy palë petka.

10 Dhe u thoshte:

“Kudo që të hyni në ndonjë shtëpi, rrini aty derisa të largoheni nga ai vend. 11 Po qe se ndokund nuk ju pranojnë dhe nuk ju dëgjojnë, dilni dhe shkundni pluhurin nga këmbët tuaja si dëshmi kundër tyre.”

12 Ata shkuan dhe u predikuan njerëzve kthimin kah Hyji. 13 Dëbonin shumë djaj, lyenin me vaj shumë të sëmurë dhe i shëronin.

Ç`dëshiron të më thuash, Zotëri?

 

Disa mendime mbi pjesën e leximit të sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

– Jezusi i thërret nxënësit dhe u jep atyre misionin për të shpallur mesazhin e kthimit, të shërojnë të sëmurët dhe të dëbojnë demonët – shpirtrat e ndytë. Vë re sesi i dërgon dy nga dy, duke u dhënë atyre udhëzime për të besuar në providencë duke mos marrë asgjë për udhëtim. Ata duhet të jenë plotësisht të varur nga Hyji dhe providencën e Hyjit dhe nga njëri-tjetri. Qëllimi është për të shkuar nga shtëpia në shtëpi, duke sjellë Lajmin e mirë.

– O Zot, po lus që i/eforcuar nga fuqia e Shpirtit Shenjt të mund të rrezatoj dritën e dashurisë sate tek ata që çdo ditë i takoj. Më ndihmo që të kem një kuptim më të thellë të nevojave të të tjerëve dhe më jep zemër për të dëshmuar gëzimin e besimit.

 

Bashkëbisedimi

 

Jezus, ti na thërret që të shkojmë pas teje dhe ta kompletojmë veprën tënde mbi tokë. Më ndihmo të shkoj përtej zonës sime të rehatisë dhe të jap fryt në shërbimin tënd.

 

Përfundimi

 

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë kësaj kohe sa luta mbi tekstin e Shkrimit Shenjt.

 

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »