JEZU KRISHTI PARA SË GJITHASH

Jul 13 • Meditimi i ditës

13 korrik 2015 – E hënë, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

 

Prania e Hyjit

 

Me të filluar këtë kohë lutjeje të qetë, gjeje një vend të rehatshëm për t’u ulur me shpinë drejt dhe këmbët lëshoji në tokë. Lejoji vetes ta vësh re frymëmarrjen tënde ndërsa vazhdon të marrësh frymë normalisht. Merr frymë. Qite frymën jashtë.

 

Liria

 

”Jam i/e lirë”.

Kur i shikoj këto fjalë të shkruara, më duket se krijojnë në mua një ndjenjë admirimi.

Po, ndjenja e çuditshme e lirisë.

Faleminderit, o Zot.

 

Vetëdija

 

Duke ditur që Hyji më do pa kushte,

mund t`i lejoj vetes të jem i/e sinqertë se kush jam përnjëmend.

Si është duke më kaluar dita? Si po e ndiej veten tani?

 

Fjala

 

Tani e lexoj pjesën e leximit të Shkrimit Shenjt që është parashikuar për sot.

Lexoj avash

dhe vërej fjalinë apo ngjarjen që më flet diçka.

 

Mt 10, 34-11,1

 

34 “Mos mendoni se erdha të sjell paqen mbi tokë. Nuk erdha të sjell paqen, po shpatën. 35 Sepse erdha të ndaj

djalin prej të atit,

vajzën prej s’ëmës,

të renë prej vjehrrës,

36Njeriu do t’i ketë armiq familjarët e vet.

37 Kush e do të atin e të ëmën më shumë se mua, nuk është i denjë për mua. Kush e do djalin apo vajzën më shumë se mua, nuk është i denjë për mua! 38 Kush nuk e merr kryqin e vet e nuk vjen pas meje, nuk është i denjë për mua! 39 Kush do ta ruajë jetën e vet, do ta humbë, e kush do ta bjerrë jetën e vet për shkakun tim, do ta rifitojë.”

40 “Kush ju pranon ju, më pranon mua; e kush më pranon mua, pranon Atë që më dërgoi mua. 41 Kush e pranon profetin pse është profet, do të marrë shpërblimin që i takon profetit; kush e pranon të drejtin, pse është i drejtë, do të marrë shpërblimin që i takon të drejtit. 42 Kush ia jep ndonjërit prej këtyre të vegjëlve, madje edhe një gotë uji të freskët, pse është nxënësi im, për të vërtetë po ju them: nuk do t’i humbë shpërblimi!”

1 Kur Jezusi i kreu porositë që deshi t’ua japë dymbëdhjetë nxënësve të vet, u nis së andejmi për të mësuar e për të predikuar në qytetet e atjeshme.

 

Ç`po dëshiron të më thuash, Zotëri?

 

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

– Ky pasazh përmban një numër shprehjesh të Jezusit se ç` do të thotë të jesh dishepull/nxënës. Ai drejtpërdrejt nuk i dëshiron tensionet dhe përçarjet në familje, por dëshiron ta vëmë Hyjin në vendin e parë dhe t`i pranojmë pasojat. Mënyrat janë të ndryshme me të cilat ungjilli pranohet apo refuzohet.

– “… madje edhe një gotë uji të freskët” ka një kuptim të përhershëm. Kjo e vërtetë ndriçon dinjitetin e çdo personi, pa marrë parasysh se sa është i vogël dhe i padukshëm.

– O Zot,më ndihmotë shoh fytyrën tënde në të afërmit e sidomos në të varfrit dhe nevojtarët, dhe t’iu përgjigjem sipas këtyre nevojave. Kur ka qenë hera e fundit që ta kem qerosur një lypës me një kafe, lëng apo çaj?

 

Bashkëbisedimi

 

Ku ndodhen ato fjalë kryesore që po mundohen të më tregojnë dashurinë e Hyjit?
Ku jam i/e thirrur për të falur, për të kuptuar, për të kërkuar falje, për tu përmirësuar?
Ku kam qenë i/e lëvizur nga dashuria apo nga frika?
Ndaji ndjenjat e tua me Jezusin.

 

Përfundimi

 

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë kësaj kohe sa luta mbi tekstin e Shkrimit Shenjt.

 

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »